
Ambasadori Çejku ligjëratë Librarinë e Çarshisë
Në ambientet e Librarisë së Çarshisë e në kuadër të Shkollës për lidership të Shkupit mbajti një ligjëratë të hapur shkëlqesia e tij ambasadori I Republikës së Shqipërisë në Shkup, Arben Çejku.
Ambasadori Arben Çejku u ndal duke sqaruar tiparet e një lideri modern dhe të përgjegjshëm. Ligjërata e tij u shoqërua me një vizion të qartë se nga duhet të lëvizin të rinjtë tanë dhe të jenë model për rajonin dhe vendin. Ambasadori Çejku theksoi se studentët janë zëri i demokracisë dhe pa zërin e tyre demokracia nuk është funksionale për ardhm ërinë e vendit.
Ligjerata e ambasadorit Arben Cejku u shoqërua me shumë pyetje nga ana e studentëve të cilët ndjekin shkollën për lidership të Shkupit dhe interesimet e tyre kishin të bëjnë me problematika të lidershipit, çka duhet të bëjnë të rinjtë shqiptar për të qenë më të suksesshëm, raportet Maqedoni-Shqipëri, implementimin e Marrëveshjes së Ohrit, shkollimin, kulturën, etj.
Përndryshe Shkolla për lidership e Shkupit është mbështetur nga Komuna e Çairit dhe atë e ndjekin 30 studentë të Universiteteve të ndryshme nga Maqedonia ndërsa kanë ligjëruar personalitete të rëndësishme nga jeta shoqërore e politike nga vendi e rajoni. (INA)
Peci dorëhiqet, Sadiku emërohet shef i Zyrës Ndërlidhëse në Beograd
Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, ka propozuar ambasadorin aktual në Zagreb, Valdet Sadiku, në detyrën e zyrtarit ndërlidhës të Republikës së Kosovës në Beograd. ...- Daçiq – Gruevski: Modeli Skandinav dhe Baltik për Ballkanin (14)
- Thaçi: Shqiptarët pas euforisë po përballen me mashtrimin e BDI-së (12)
- Menduh Thaçi ambasadorit Çejku: Ik, the qafën (Video) (10)
- Deputeti i Kosovës e quan Skënderbeun hero të katolikëve (10)
- Kosova anulon Samitin e Ohrit (8)
- BDI: Së bashku arritëm shumë (6)
Facebook
Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb
Publikoni komentin tuaj