
Aktivitetet dhe projektet komunale në Gostivar
Komuna e Gostivarit, nëpërmjet Ndërmarrjes Publike “Komunalec”, këto ditë është duke ndërtuar kanalizimin përgjatë rrugës që ndanë dy anët fushës në lagjen “Qeramidnicë” të qytetit .
Realizimi i këtij projekti është i një rëndësie të veçantë, sepse banorët e kësaj lagjeje më shumë vite ballafaqohen me probleme të shumta.
“Në vitin 2008 u realizua një kanalizim në periudhën parazgjedhore në afërsi të këtij vendbanimi, kanalizim ky që nuk kishte fund dhe ujërat fekale derdheshin në tokat e bukës. Si pasojë, shumë parcela u dëmtuan dhe në disa nga ato u krijuan edhe moçale. Vitin e kaluar, banorëve të revoltuar e të cilët me plot të drejtë ngritën zërin e protestës, u premtuam se këtë problem do ta zgjidhim”, njfton Vullnet Çerkezi, drejtor teknik në NP “Komunalec”.
Në vijim është realizimi i rrjetit të kanalizimit me çka bëhet largimi i ujërave të zeza nga hapësirat e gjelbra, ujra këto që vinin nga rrjeti i kanalizimit në lagjen Fazaneri. Kanalizimi i ri do të mundësojë edhe parandalimin e epidemive potenciale në këtë pjesë të qytetit.
“Realizimi i projektit, sipas kalkulimeve fillestare, Komunës së Gostivarit do t’i kushtojë rreth 30 mijë euro. Tubacionet janë prej betoni dhe prej plastike, varësisht nga kushtet në terren. Janë të parametrave që plotësojnë nevojat e kanalizimit në lagjen Fazaneri”, nëvizon Çerkezi.
Ujërat e zeza nga kanalizimi fekal i lagjes Fazaneri, derdheshin në fushën pjellore të kësaj lagje. Me ndërhyrejn e Ndërmarrjes Publike komunale në ndërtimin e kanalizimit, do të mundësohet që parcelat tashmë disa vite të boshatisura, sërish të punohen dhe mbillen me kultura bujqësore.
Mbyllet plotësisht deponia lokale
Deponia lokale në vendin e quajtur “Meçkin doll” në të cilën prej një muajsh nuk deponohen mbetjet urbane, mbulohet me shtresë dheu në trashësi prej 40 centimetrash që më pas të të bëhet edhe gjelbërim i saj si dhe do të mbillen fidane.
Rrustem Iljazi, koordinator për pastërti publike në Ndërmarrjen Publike “Komunalec”, njofton se me masat teknike që janë duke u ndërmarrë me mbulimin e hapësirës ku më herët deponoheshin mbetjet urbane, do të minimizohen në maksimum dëmet ekologjike.
“Tashmë një muaj, Ndërmarrja publike komunale ka hequr dorë nga përdorimi i deponisë së qytetit, duke bartur mbetjet urbane në deponinë ‘Rusino’ që ndodhet 8 kilometra larg qytetit. Tash e disa ditë jemi duke ndërmarrë masa teknike për të mbuluar atë me një shtresë dheu. Në vjeshtë do të bëhet edhe gjelbërimi i saj, si dhe do të mbillen fidanë akacia. Masat e ndërmarra teknike për mbulimin e sipërfaqes me dhé, do të mundësojnë minimizimin e dëmeve nga prezenca e mbetjeve nën tokë”, theksoi Iljazi.
Nga NP “Komunalec” apelojnë deri te qytetarët e Gostivarit me rrethinë, që mos të hedhin mbetjet në sipërfaqen e kësaj deponie, pasi që ajo tashmë nuk do të përdoret për qëllime të tilla.
“Apelojmë deri te qytetarët që në asnjë formë mos bëjnë hedhjen e mbetjeve urbane në hapësirën e kësaj deponie. Inspektorët komunalë dhe organet e rendit kanë kompetenca që rastet e tilla t’i sanksionojnë bazuar në Ligjin për pastërti publike. Mbyllja e deponisë ka për qëllim shmangien nga ndotja e ambientit, andaj edhe qytetarët duhet të kenë kujdes që në asnjë mënyrë të mos rrezikojnë natyrën në përgjithësi”, apelojnë nga NP “Komunalec”
Zjarrfikësit punojnë në kushte më të mira
Kushtet për punë, siguria e zjarrfikësve dhe mundësitë për efikasitet më të madh në kryerjen e detyrave të përditshme të punonjësve në Njësinë Territoriale të Kundër Zjarrit në Gostivar, janë rritur dukshëm me investimet e fundit të Komunës së Gostivarit për këtë njësit, në vlerë prej mbi 30 mijë euro.
Me mjete të siguruara nga Komuna e Gostivarit, para do kohe u renovuan mjediste e brendshme të shtëpisë së zjarrfikësve, me ç’rast u ndërruan dritaret, u shtrua dysheme e re prej laminate, si dhe u bënë ndërhyrje tjera të nevojshme.
Së fundi, komuna ndau edhe 5 mijë euro për furnizim të uniformave dhe kompleteve mbrotjëse të 37 zjarrfikësev profesionalë të angazhguar në NJTKZ – Gostivar.
“Disponojmë me 6 automjete të reja kundër zjarrit si dhe janë të angazhuar 37 zjarrfikës profesional të përgatitur dhe aftësuar mirë. Me sigurimin e automjetit për ndërhyrje në raste zjarri zonat e thella malore, Jemi të gatshëm t’i përgjigjemi çdo sfide eventuale. Ne si Njësi territoriale kundër zjarreve, mbulojmë gjithë territorin e ish Komunës së Gostivarit, respektivisht edhe komunën Vrapçishtit dhe atë të Marvovës – Rostushës”, njoftoi Tome Vasilovski, komandant i NJTKZ – Gostivar.
Nga kjo njësi apelojnë te qytetarët që të kenë kujdes nga shpërthimi i zjarreve në ambiente të hapura siç janë malet dhe fushat.
”Temperaturat e ngrohta tropikale që dita ditës sa vijnë e përforcohen, duhet të shërbejnë si vetëdijesim për qytetarët që të kenë kujdes me zjarret. Kjo vlen sidomos për fundjavët, kur një numër i madh i qytetarëve dalin në piknik në natyrë. Qytetarët duhet t’i shmangen ndezjes së zjarreve, pasi kushtet klimatike ndikojnë në përhapjen e shpejtë të zjarreve në viset fushore dhe malore”, thekson Agron Idrizi, komandant togu në njësinë kundër zjarreve në Gostivar. (INA)
Sondazhi i “IPR Marketing”, koalicioni i majtë 51%, ai i djathtë 45%
Koalicioni i majtë i kryesuar nga Edi Rama vazhdon të kryesojë kundrejt atij të djathtë të Sali Berishës. ...- Daçiq – Gruevski: Modeli Skandinav dhe Baltik për Ballkanin (14)
- Thaçi: Shqiptarët pas euforisë po përballen me mashtrimin e BDI-së (12)
- Menduh Thaçi ambasadorit Çejku: Ik, the qafën (Video) (10)
- Deputeti i Kosovës e quan Skënderbeun hero të katolikëve (10)
- Kosova anulon Samitin e Ohrit (8)
- BDI: Së bashku arritëm shumë (6)
Facebook
Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb
Publikoni komentin tuaj