advertisement
Fillimi | Maqedoni | DR: Qeveria VMRO-DPMNE dhe BDI aleanca ruso - aziatike
  • email Email shokëve
  • print Printo
  • Plain text Vetem tekst

DR: Qeveria VMRO-DPMNE dhe BDI aleanca ruso - aziatike

DR: Qeveria VMRO-DPMNE dhe BDI aleanca ruso - aziatike

Demokracia e Re (DR) ka reaguar kundër prioriteteve të fundit dhe proklamimit të vizitave dhe fushatave për lidhjet dhe zgjerimin e marrëdhënieve si[ thuhet me aleancat ruso - aziatike. 

"Maqedonia si duket është e vendosur që me politikat e saja të jashtme të largohet gjithnjë e më shumë nga integrimet euro-atlantike  dhe të afrohet drejt atyre  ruso- aziatike, ndërsa me politikat dhe veprimet  e mbrendshme me hapa të shpejtë  të zhytet drejt situatave konfliktuoze të karakterit nacional dhe fetar. Treguesi më i mirë i të parës është prirja  gjithnjë e më e madhe e kryeministrit dhe kabinetit të tij për takime, vizita dhe kontakte me vendet e lartëpërmendura ndërsa i të dytës ngjarjet gjithnjë e më të shpeshta të fokusuara kundër qytetarëve shqiptar", thekson Demokracia e Re.

Kjo parti ka shprehur shqetësime edhe për politikat e brendshme dhe heshtjen e problematikave. 

"Ka kohë që shfryerjet antishqiptare të  huliganëve  ( politik)  maqedonas të sponzoruara nga qeveria maqedonase janë bërë refren i zakonshëm në çdo ndeshje sportive. Vrasja e të rinjve shqiptar nga personat zyrtar të ministrisë së punëve të mbrendshme jo vetëm që kalojnë në heshtje por edhe përpiqen të mbrohen dhe arsyetohen nga po ky institucion. Ndonëse kaluan dy muaj nga arestimi i personave të akuzuar si autorë të vrasjes në Smilkovc,  as ministrja e punëve të mbrendshme dhe as kryeprokurori nuk nxjerin në pah as edhe një dëshmi të vetme e cila do të ishte bindëse se personat e akuzuar mund të jenë dorasit e krimit", thekson DR. 

Sipas kësaj partie, refuzimi i fundit i ministres së punëve të brendshme që të respektojë kriteret e përfaqësimit nacional gjatë punësimit të 300 punonjësve të rinj në këtë ministri është treguesi më i mirë se qytetarët shqiptar janë akoma të padëshiruar dhe elemente të dyshimta në këtë shtet me shum emra dhe pa identitet të definuar mirë. 

"Dhe më në fund kërcënimi dhe dëbimi i qytetarëve shqiptar nga vendbanimet e tyre nga po ata qarqe huliganësh të cilët sponzorohen nga qeveria maqedonase – të cilëve  tani ju jepet e drejta dhe mbase edhe mbrojtja institucionale që të realizojnë në vepër atë që e shfryejnë në terenet sportive. Janë të gjitha këto disa nga ngjarjet më të fundit të cilat nuk kërkojnë shpjegim por që nxisin shqetësimin e çdo qytetari shqiptar për atë se kush rezikon më shumë  fatin ,  sigurinë dhe të ardhmen e tyre – politikat dhe sjelljet  e qeveritarëve  maqedonas ose heshtja dhe paaftësia e përfaqësuesve të tyre politik në po këtë qeveri?", ka shprehur shqetësimet DR e udhëheëqur nga Kastriot Haxhirexha. (INA) 


Vlerëso tekstin
5.00

Subscribe to comments feed Komente (1 publikuar):

në 19/06/2012 14:21:01
avatar
kete aleance se kan te qarte ata shqipfoles qe ja japin voten bdi dhe administratoret e bdi qe rine ne shtepi dhe marin roga nga 20000 denar ,kur dota kuptojn kete aleance dot jete teper vone
Thumbs Up Thumbs Down
2
total: 1 | Treguar: 1 - 1

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem shënoni kodin që shikoni në imazh:

Tjera nga Maqedoni
Previous
image
“Shën Kirili dhe Metodi”, festë në Shkup dhe Sofje
Në Maqedoni sot është ditë feste shtetërore me ç`rast shënohet 24 maji – Dita e shenjtëtorëve dhe mësuesve mbarësllavë dhe të ashtuquajtur maqedonas “Vëllezërit Kirili ...
image
Çitaku priti komisionin për çështje evropiane të Maqedonisë
Ministrja e Integrimit Evropian, Vlora Çitaku, priti në një takim pune Komisionin për Çështje Evropiane nga Parlamenti i Maqedonisë. Në këtë takim u ...
image
Hapja e dosjeve në Beograd për lustrimin në Maqedoni
Parlamenti Evropian mbështet procesin e lustrimit në Maqedoni, por kërkon edhe hapjan e arkivave dhe dosjeve të shërbimeve sekrete që gjendjen në Beograd. ...
image
Ahmeti: Shtyerja e zgjidhjes së emrit rrezikon hapjen e çështjeve tjera
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka pritur sot në takime të ndara në selinë e partisë në Tetovë Knut Volebek, Komisar i ...
image
Thaçi - Volebek për zhvillimet në Maqedoni
Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi ka pritur sot në takim Komisarin e Lartë të OSBE-së për pakica, Knut Volebek. Në takim u bisedua ...
image
Dënime me burg për 86 të akuzuarit për rastin “Kalldërma”
Gjykata Penale e Shkupit shqiptoi dënimet me burg për 86 të akuzuarit për rastin “Kalldërma”, të cilët janë punonjës të pikave të pagesave rrugore në ...
image
AI: Përkeqësohen marrëdhëniet mes shqiptarëve dhe maqedonasve
Organizata Amnesty International nxorri raportin vjetor për gjendjen e të drejtave të njeriut në botë që mbulon periudhën janar-dhjetor 2012. ...
image
PE miratoi Rezolutën për përparimin e Maqedonisë
Parlamenti Evropian (PE) sot ka miratuar Rezolutën për përparimin e Maqedonisë gjatë vitit 2012, që është një hap para në procesin e integrimit evropian. Rezoluta ...
image
Ivanov: Nacionalizmi po e helmon sportin në Maqedoni
Presidenti i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov i dënoi ngjarjet e mbrëmshme në stadiumin “Filipi i Dytë” në Shkup, të cilat kanë sjellë deri në ndërprerje të ndeshjes futbollistike mes Teteksit dhe Shkëndisë. ...
image
Zvicra dhe Maqedonia me Strategji për Bashkëpunim (2013 – 2016)
Ministri i Mjedisit jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Abdilaqim Ademi, mori pjesë në promovimin e Strategjisë për Bashkëpunim të Zvicrës me Maqedoninë periudha 2013-2016, që nën ...
image
Universitetet shqiptare organizuan projektin artistik ,,Ura me tri harqe”
Projekti artistik ,,Ura me tri harqe”, këtë vit u prezantua para publikut në kryeqytetin shqiptar, në Tiranë, dhe u organizua nga Universiteti Shtetëror i Tetovës, Universiteti i Prishtinës dhe Universiteti i Arteve nga Republika e Shqipërisë. ...
image
Franca mbështet Sekretariatin për çështje evropiane
Zëvendëskryeministri përgjegjës për çështjet evropiane dr. Fatmir Besimi dhe Ambasadori i Francës në Maqedoni SH.S. zonja Lorens Oer, sot nënshkruan marrëveshjen e bashkëpunimit për vitin 2013 - 2014. ...
image
Arrestohen tetë persona për përfshirje në krim me kartela bankare
Ministria e Punëve të Brendshme informoi se mbrëmë në një operacion të organizuar ka arrestuar tetë persona në Shkup dhe Kumanovë, që ishin përfshirë në ...
image
Bejta: Komuna e Gostivarit nuk ka dhënë leje për ndërtimin e kryqit në fshatin Zdunjë
Kryeatri i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta ka bërë të ditur qëndrimin dhe vendimin për ndërprerjen e punimeve lidhur me ndërtimin e një kryqi në oborrin e kishës së fshatit Zdunjë. ...
image
Kacin i shqetësuar për zhvillimet në Maqedoni
Nënkryetari i delegacionit të Parlamentit Evropian për Evropën Juglindore, Jelko Kacin theksoi se është i shqetësuar për zhvillimet në Maqedoni. “Është koha e fundit që liderët ...
Next