
PDSH: BDI është një zero
Deputeti i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH), Gazmend Aliu në një konferencë për shtyp ka hedhur akuza të rënda në adresë të BDI-së.
Ai tha se, partia shqiptare në pushtet nuk punon për shqiptarët, por se ndinmon projektet që nisin maqedonasit.
“BDI është një zero që u shton vlerën çdo pune që nisin maqedonasit, kurse për shqiptarët BDI është një zero që sa herë shumëzohen me BDI-në, në zero përfundojnë. Dhe ja edhe në kulturë shqiptarët u shumëzuan me BDI-në dhe mjetet që duhet të ndahen për 100 vjetorin e pavarësisë natyrisht se janë ZERO”, shtoi Aliu.
Sipas tij, “përfaqësuesit zero të BDI-së të ulur nëpër kolltuqet e Gruevskit nuk bëjnë gjë tjetër por përgjegjësinë e hedhin nëpër Ministritë tjera”.
“Talati te Musa, Musa te Bislimi ndërsa Bislimi te Neziri. Të gjithë zero me bisht. Mos e hidhni përgjegjësinë andej e këndej sepse gjithandej janë zerot e BDI-së. Përgjegjësia është te Zeroja e Madhe Ali Ahmetit dhe BDI i cili qe prej 2001 u be partneri zero ideal edhe i LSDM edhe I VMRO-DPMNE ,duke kryer të gjitha punët nacionale dhe shtetërore maqedonase”, u shpreh deputeti i PDSH-së, Gazmend Aliu.
PDSH vlerëson se, “BDI po ndihmon dhe po ndihmon maqedonasit që të realizojnë epshet më të shfrenuara të fantazisë së tyre, që nga vrasjet e pas luftës, rregullimin e ëndërruar shtetëror dhe falsifikimin e historisë”.
“E fundit e fantazisë së shfrenuar të këtij koalicioni VMRO-BDI është edhe plani për pastrim etnik të Velesit nga shqiptaret siç është rasti i fundit me familjen Ahmedi. Dhe zerot janë zero dhe shqiptarët zero po ngelin për ditë jo vetëm në Veles por edhe në të gjitha qytetet tjera. Dhe jo vetëm në kulturë por edhe në arsim, shëndetësi, ekonomi, investime, përfaqësim të drejt dhe adekuat dhe në rrugën drejt eurointegrimeve dhe NATO”, ka thënë në fund të konferencës deputeti i PDSH-së. (INA)
Sondazhi i “IPR Marketing”, koalicioni i majtë 51%, ai i djathtë 45%
Koalicioni i majtë i kryesuar nga Edi Rama vazhdon të kryesojë kundrejt atij të djathtë të Sali Berishës. ...- Daçiq – Gruevski: Modeli Skandinav dhe Baltik për Ballkanin (14)
- Thaçi: Shqiptarët pas euforisë po përballen me mashtrimin e BDI-së (12)
- Menduh Thaçi ambasadorit Çejku: Ik, the qafën (Video) (10)
- Deputeti i Kosovës e quan Skënderbeun hero të katolikëve (10)
- Kosova anulon Samitin e Ohrit (8)
- BDI: Së bashku arritëm shumë (6)
Facebook
Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb
Publikoni komentin tuaj