advertisement
Fillimi | Maqedoni | Xhaferri trajton Marrëveshjen e Ohrit në Forumin e Danimarkës
  • email Email shokëve
  • print Printo
  • Plain text Vetem tekst

Xhaferri trajton Marrëveshjen e Ohrit në Forumin e Danimarkës

Xhaferri trajton Marrëveshjen e Ohrit në Forumin e Danimarkës

Zëvendëskryeministri i Maqedonisë, Musa Xhaferri ka shpalosur si temë debati Marrëveshjen e Ohrit dhe modelin e saj për zgjidhjen e konflikteve në kuadër të konferencës “Dialog Forum” që po mbahet në Danimarkë, ku po diskutohet për rolin e bashkësive etnike në shtetet multietnike dhe inkuadrimin e tyre në vendimmarrje. 

“Forumet e këtilla janë të rëndësishme për ne nga aspekti i evaluimit të përbashkët të suksesit të një marrëveshje historike, nga aspekti i implementimit të deritanishëm dhe në veçanti nga aspekti i këmbimit të përvojave ndërkombëtare me marrëveshje të ngjashme paqësore, me anët e tyre të suksesshme dhe me ato më pak të suksesshme. Debatet dhe analizat në Republikën e Maqedonisë për ngjarjet në 2001-in si dhe për vetë Marrëveshjen e Ohrit, ishin të shumta dhe me konkluzione të ndryshme. Disa nga dilemat për ato ngjarje janë prezente sot e kësaj dite, veçanërisht ato të cilat bëhen në drejtim të definimit të vetë ngjarjeve, por edhe të karakterit të këtij dokumenti apo kësaj marrëveshje e cila shënoi ardhmërinë e Republikës së Maqedonisë,  por edhe për stabilitetin në rajon”, ka folur Xhaferri. 

Sipas tij, Marrëveshja e Ohrit garanton të drejtat e bashkësive etnike në vendin tonë dhje inkuadrimin e tyre në shoqëri dhe në vendimmarrje. 

Ai shtoi se kjo marrëveshje vendosi themele të shëndosha për një ardhmëri më të sigurt demokratike për të gjithë qytetarët e Maqedonisë, e në të njëjtën kohë edhe garanci për to. 

”Dhe kjo është vlera thelbësore e vetë marrëveshjes. Së bashku me faktin për ndërprerje të konfliktit,  madhështia e kësaj marrëveshje është në përparësinë kryesore për ardhmërinë e një vendit,  dhe kjo është: ruajtja e identitetit dhe diversitetit etnik në një vend multietnik dhe mbrojtja e interesave të të gjithë qytetarëve në RM, pavarësisht nga përkatësia e tyre etnike. Dispozitat e marrëveshjes kornizë dhe anekset e saja patën një ndikim të madh në reformat legjislative  të cilat pasuan, duke filluar nga Kushtetuta dhe deri tek aktet nënligjore të Republikës së Maqedonisë”, potencoi ai. Gjatë qëndrimit në Danimarkë zëvendëskryeministri Xhaferri ka realizuar disa takime me ministra dhe zyrtarë tjerë të Qeverisë së Danimarkës. (INA) 

 

Vlerëso tekstin
5.00

Subscribe to comments feed Komente (0 publikuar):

total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem shënoni kodin që shikoni në imazh:

Tjera nga Maqedoni
Previous
image
“Shën Kirili dhe Metodi”, festë në Shkup dhe Sofje
Në Maqedoni sot është ditë feste shtetërore me ç`rast shënohet 24 maji – Dita e shenjtëtorëve dhe mësuesve mbarësllavë dhe të ashtuquajtur maqedonas “Vëllezërit Kirili ...
image
Çitaku priti komisionin për çështje evropiane të Maqedonisë
Ministrja e Integrimit Evropian, Vlora Çitaku, priti në një takim pune Komisionin për Çështje Evropiane nga Parlamenti i Maqedonisë. Në këtë takim u ...
image
Demolohet Shtëpia e Kongresit të Alfabetit në Manastir
Sulmi ka ndodhur rreth orës katër të mëngjesit, ku janë shkaktuar dëme të mëdha materiale. ...
image
Hapja e dosjeve në Beograd për lustrimin në Maqedoni
Parlamenti Evropian mbështet procesin e lustrimit në Maqedoni, por kërkon edhe hapjan e arkivave dhe dosjeve të shërbimeve sekrete që gjendjen në Beograd. ...
image
Ahmeti: Shtyerja e zgjidhjes së emrit rrezikon hapjen e çështjeve tjera
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka pritur sot në takime të ndara në selinë e partisë në Tetovë Knut Volebek, Komisar i ...
image
Thaçi - Volebek për zhvillimet në Maqedoni
Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi ka pritur sot në takim Komisarin e Lartë të OSBE-së për pakica, Knut Volebek. Në takim u bisedua ...
image
Dënime me burg për 86 të akuzuarit për rastin “Kalldërma”
Gjykata Penale e Shkupit shqiptoi dënimet me burg për 86 të akuzuarit për rastin “Kalldërma”, të cilët janë punonjës të pikave të pagesave rrugore në ...
image
AI: Përkeqësohen marrëdhëniet mes shqiptarëve dhe maqedonasve
Organizata Amnesty International nxorri raportin vjetor për gjendjen e të drejtave të njeriut në botë që mbulon periudhën janar-dhjetor 2012. ...
image
PE miratoi Rezolutën për përparimin e Maqedonisë
Parlamenti Evropian (PE) sot ka miratuar Rezolutën për përparimin e Maqedonisë gjatë vitit 2012, që është një hap para në procesin e integrimit evropian. Rezoluta ...
image
Ivanov: Nacionalizmi po e helmon sportin në Maqedoni
Presidenti i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov i dënoi ngjarjet e mbrëmshme në stadiumin “Filipi i Dytë” në Shkup, të cilat kanë sjellë deri në ndërprerje të ndeshjes futbollistike mes Teteksit dhe Shkëndisë. ...
image
Zvicra dhe Maqedonia me Strategji për Bashkëpunim (2013 – 2016)
Ministri i Mjedisit jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Abdilaqim Ademi, mori pjesë në promovimin e Strategjisë për Bashkëpunim të Zvicrës me Maqedoninë periudha 2013-2016, që nën ...
image
Universitetet shqiptare organizuan projektin artistik ,,Ura me tri harqe”
Projekti artistik ,,Ura me tri harqe”, këtë vit u prezantua para publikut në kryeqytetin shqiptar, në Tiranë, dhe u organizua nga Universiteti Shtetëror i Tetovës, Universiteti i Prishtinës dhe Universiteti i Arteve nga Republika e Shqipërisë. ...
image
Franca mbështet Sekretariatin për çështje evropiane
Zëvendëskryeministri përgjegjës për çështjet evropiane dr. Fatmir Besimi dhe Ambasadori i Francës në Maqedoni SH.S. zonja Lorens Oer, sot nënshkruan marrëveshjen e bashkëpunimit për vitin 2013 - 2014. ...
image
Arrestohen tetë persona për përfshirje në krim me kartela bankare
Ministria e Punëve të Brendshme informoi se mbrëmë në një operacion të organizuar ka arrestuar tetë persona në Shkup dhe Kumanovë, që ishin përfshirë në ...
image
Bejta: Komuna e Gostivarit nuk ka dhënë leje për ndërtimin e kryqit në fshatin Zdunjë
Kryeatri i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta ka bërë të ditur qëndrimin dhe vendimin për ndërprerjen e punimeve lidhur me ndërtimin e një kryqi në oborrin e kishës së fshatit Zdunjë. ...
Next