advertisement
Fillimi | Maqedoni | Riparohet rezervuari i vjetër në Debresh
  • email Email shokëve
  • print Printo
  • Plain text Vetem tekst

Riparohet rezervuari i vjetër në Debresh

Riparohet rezervuari i vjetër në Debresh

Për të zgjidhur përfundimisht çështjen e ujit për pije në fshatin Debresh, këtë vit Komuna e Gostivarit ka vijuar investimet në vënien në funksion të rezervuarit të vjetër të fshatit.

Krahas sanimit të rezervuarit të vjetër, do të sanohen edhe burimet e ujit në Vranjofcë dhe Jollovcë, burime këto që shfrytëzohen për furnizim me ujë të pijshëm  për fshatin Debresh, e që deri tani nuk ishin shfrytëzuar me kapacitetet që posedojnë.

“Viti 2011 lirisht mund të themi se ishte viti i investimeve në fshatin Debresh. U investuan shumë mjete në drejtim të përmirësimit të kapaciteteve për furnizim me uji të pijshëm dhe në përgjithësi në infrastrukturë. U investuan rreth 250 mijë euro në këtë drejtim, ndërsa investimet vazhdojnë edhe sivjet. Ashtu siç planifikuam, filluam me sanimin e rezervuarit të vjetër për ujë të pijshëm në këtë fshat. Një rezervuar tejet i rëndësishëm edhe pse me dimensione dhe kapacitete të vogla. Pas sanimit të plotë, me këtë rezervuarë do të bëhet furnizimi me ujë të pijshmë i zonës së sipërme të fshatit”, njofton Vullnet Çerkezi - drejtor teknik në Ndërmarrjen Publike “Komunalec”.

Me rezervuarin e ri që u ndërtua vitin e kaluar, do të furnizohet pjesa tjetër e fshatit. I rëndësishëm është edhe sanimi i burimeve në fshatin Vranjofcë, aty janë tre burime shumë të rëndësishme dhe që deri tash nuk janë përfshirë. Do të bëhet edhe sanimi i burimeve edhe në Jollovcën e Epërme, ku po ashtu ka kapacitete të pashfrytëzuara.

Me vënien në funksion e rezervuarit të vjetër përskaj rezervuarit të ri, do të plotësohen nevojat e banorëve të fshatit Debresh. Sanimi i rrjetit të ujësjellësit në këtë fshat, do të vazhdojë edhe më tej deri në riparimin e plotë të saj.

“Funksionimi i dy baseneve, do të arrin të plotëson nevojat e banorëve. Sanimi i burimeve do të mundëson që të paktën 25 litra në sekondë të vijnë deri tek rezervuarët, kurse më herët kapaciteti ishte vetëm 10 litra në sekondë. Investimi ka koston prej 20 deri 25 mijë euro, por rezultatet presim të jenë shumë të larta. Apeli i vazhdueshëm për banorët e këtij fshati mbetet racionalizimi i shfrytëzimit të ujit, sepse sado që të vijë uji nga burimet, në qoftë se keqpërdoret, përsëri nuk do të ketë mjaftueshëm”, nënvizon Çerkezi.

Sanimi i plotë i rrjetit të ujësjellësit në këtë fshat përllogaritet të kushtojë rreth 800 mijë euro. Planifikohet që pjesërisht të mbulohet me mjete financiare të ndara nga Komuna e Gostivarit, kurse pjesa tjetër të sigurohet nga donacione të jashtme dhe forma të tjera të financimit. (INA)

Vlerëso tekstin
3.67

Subscribe to comments feed Komente (0 publikuar):

total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem shënoni kodin që shikoni në imazh:

Tjera nga Maqedoni
Previous
image
Edhe presidenti bullgar anulon praninë në Samitin e Ohrit
Presidenti bullgar Rosen Plevneliev nuk do të jetë pjesëmarrës në samitin e presidentëve dhe shefave të qeverive të vendeve të Evropës Juglindore që do të ...
image
Temperaturat e larta në Maqedoni, shpallet faza e verdhë alerte
Pjesa më e madhe e territorit të Maqedonisë sot do të përfshihet me temperatura, të cilat e definojnë fazën e verdhë, gjegjësisht fazën alerte, përveç ...
image
Ministri i Ekonomisë takime me kryetarët e komunave veriperëndimore
Ministri i Ekonomisë i Maqedonisë, Valon Saraçini sot do të takohet me kryetarët e komunave të rajonit të Maqedonisë Veriperëndimore. Tetova, Gostivari, komunat rurale të Pollogut, ...
image
Studentët e stomatologjisë të USHT-së praktikë në Universitetin e Sarajevës
Studentet e vitit të tretë dhe të katërt të stomatologjisë, të Fakultetit të Shkencave të Mjekësisë të Universitetit Shtetëror të Tetovës, praktikën profesionale do ta ...
image
Shkupi i shqetësuar nga vetoja greke dhe bullgare
Ministrat e jashtëm të BE-së në seancën e sotme pritet të kërkojnë caktimin e datës për fillimin e bisedimeve të ngecura me Maqedoninë. ...
image
Katër shtete të BE-së kërkojnë rikthimin e vizave
Katër shtete evroperëndimore kërkojnë rikthimin e regjimit të vizave për Maqedoninë dhe vendet e tjera të Ballkanit. ...
image
Fushata informative "BE-ja nga afër" u realizua edhe në Forinë të Gostivarit
Si pjesë e fushatës informative "BE-ja nga afër", një autobus udhëtues i BE-së qëndroi në fshatin Forinë të Komunës së Gostivarit. ...
image
Tetovë, nderohen instruktorët britanik të zjarrëfikësve "Operation Florian"
Me rastin e 20 majit, ditës së zjarrfikësve , kryetarja e Tetovës, Teuta Arifi morri pjesë në ceremoninë së ndarjes së certifikatave katër instruktorëve të ...
image
Bejta - Bexheti bashkërendojnë aktivitetet për çështjet juridike të qytetarëve
Me qëllim të përforcimit të bashkëpunimit në mes të Komunës së Gostivarit dhe Ministrisë së Drejtësisë dhe ofrimit të ndihmës juridike pa pagesë, në pajtim ...
image
Presidenti Ivanov u takua me përfaqësuesit e Universiteteve
Presidenti i Republikës së Maqedonisë Gjorgje Ivanov sot u takua me udhëheqësinë e universiteteve në Republikën e Maqedonisë.Në takim morën pjesë rektorët e universiteteve "Shën ...
image
Maqedonia në fund të rangimeve botërore për turizëm
Sipas një analize me të dhënat numerike dhe statistikore, rezulton se vendi më i vizituar në botë është Franca, vend të cilin gjatë vitit të ...
image
Besimi: Jemi të përkushtuar për në BE
Zëvendëskryeministri i Republikës së Maqedonisë, përgjegjës për Çështje Evropiane, Fatmir Besimi dhe Alesandro Frakaseti, ushtrues detyre dhe përfaqësues rezident i UNDP-së në Republikën e Maqedonisë ...
image
Ivanov në takim me udhëheqësitë e universiteteve shtetërore
Presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov sot do të realizojë takim me udhëheqësitë e universiteteve shtetërore.Në takim do të shqyrtohen qëndrimet dhe propozimet për ...
image
Arrestohet pronari i shkritores serbe që punoi bustet e “Shkupi 2014”
Në Serbi u arrestua sot pronari i shkritores dhe kompanisë për punimin dhe përpunimin e përmendoreve në bronz dhe materiale tjera “Livnica Jeremiq”, e cila ...
image
Maqedoni, komunat në krizë me koalicionet komunale
Tetova dhe Struga janë dy komunat më të mëdha ku akoma nuk është arritur marrëveshja për koalicionin në nivel komunal. ...
Next