advertisement
Fillimi | Maqedoni | Interesim i jashtëzakonshëm për regjistrim në Medresenë “ Isa Beu”
  • email Email shokëve
  • print Printo
  • Plain text Vetem tekst

Interesim i jashtëzakonshëm për regjistrim në Medresenë “ Isa Beu”

Interesim i jashtëzakonshëm për regjistrim në Medresenë “ Isa Beu”

Vazhdon tradita e fluksit të madhë të interesimit për t’u arsimuar në vatrën e edukimit dhe dijes që tani më ka histori dhe traditë shumë shekullore.

Kjo shkollë ka qenë funksionale nga gjenerata në gjeneratë, historiku i saj është shumë atraktiv dhe sfidues. E gjallë për jetë e mot, rezistuese dhe me plotë suksese. 

Sot ka përfunduar provimi pranues në Medresenë Isa Beu të Shkupit ku interesimi ka qenë i jashtëzakonshëm. Mbi 300 të interesuar morrën pjesë në provim pranues të cilët gjeneralisht vijnë nga vendi jonë por një numër i konsiderueshëm i kandidatëve janë nga vendet fqinje, synim i të cilëve është vazhdimi i shkollimit në SHMI Medresenë “ Isa Beu”. Provimi pranues u realizua në shkollën qendër, kandidat nga të cilët ishin mbi 200 vajza dhe mbi 100 djem. Pas publikimit të rezultateve të gjithë ata që do të jenë të pranuar do të vazhdojnë shkollimin në Medrese gjegjësisht në shkollën qendër ku janë meshkujt, pastaj në paralelen e vajzave në Shkup, Tetovë, Gostivar, si dhe paralelen e djemve në Shtip.  

“ Neve e kemi pritur këtë interesim të madh të nxënësve nga shkollat fillore për të vazhduar në shkollën e mesme islame siç është Medreseja Isa Beu, nga fakti se për çdo vitë kemi mjaft të interesuar dhe numri gjithashtu është në rritje e sipër. Kjo është shkolla që gëzon autoritet dhe kredibilitet shoqëror, por gjithashtu posedon një imazh shumë të fuqishëm. Medreseja “ Isa Beu” njihet nga e kaluara si vatër e edukimit dhe arsimimit, nga e cila kanë dalur shumë figura dhe personalitete të shquara të fesë dhe kombit. Neve gjithmon jemi në shërbim të islamit dhe vatanit, andaj çdo i diplomuar që del nga kjo shkollë misioni i tij është që të ndihmoj shoqërinë , të jetë në shërbim të saj, por gjithashtu edhe të promovon vlera pozitive shoqërore të ndërtuara nga burimi i pashtershëm i dijes dhe shkencës- Kur’ani si dhe nga tradita e Muhamedit a.s ” - tha mes tjerash prof. Ibrahim Idrizi, drejtor i Medresesë Isa Beu. (INA)

Vlerëso tekstin
5.00

Subscribe to comments feed Komente (2 publikuar):

Arusha në 21/06/2012 06:58:33
avatar
Me dhimbet kjo rini e shendosh qe do te sakatohet mentalisht ne keto institucione fetare. Shqiptaret ne Maqedoni kan nevoj per edukim shkencor dhe kombtar, kurani asht dogma qe krijon njerez te kufizuar, fanatik, njerez qe e humbin aftesin e mendimit te lir, te arsyshem dhe human. Nuk asht vetem kurani keshtu, edhe bibla dhe librat tjer fetar jan njejt.
Thumbs Up Thumbs Down
-3
satki në 15/07/2012 14:28:43
avatar
ti spaske lidhje ne ate qe ke shkruar, ti nese nuk di mos shkruaj, ateist e tradhtare kemi sa te duash qe kombin tone e coptuan ne 7 pjes dhe prej 16 milion sa kishte nje kohe tani nga dija e intelektualeve te prishur kemi rra ne 7 milion dhe prej tyre nja dy milion tradhtare dhe spijun te kgb-se dhe cie-s mbesin vetem nja 3-4 milion te mbeshtetur vetem ne fuqine e Krijuesit i Cili nuk vdes kur, e ti nese nuk di te tregoj se krishteret juve ju infektojn me kesi lloj mendimesh e ata terhiqen dhe ata shum i japin rendesi fese se tyre te devijuar dhe te shkruar nga vet priftat e tyre materialist, a sa per Islamin bota e civilizuar e deshiron e praktikon ne menyre te perpikt, dhe ja ku kan arritur e ti sigurisht as qe njeh islamin e as qe e praktikon ti vetem je kelysh i armiqeve te islamit qe te helmojn me helmet e tyre dhe ti ja u kryen punen e tyre me mire se vet ata, a vdekjen e ke me afer sa damari i qafes dhe ne momentet e saja kush ka mete ndihmuar kombi, shkencaret apo amerika, porse kaq ta pret mendja, po sa per shkenc shum kemi nevoje po ama kur ti lini darsmat, adetet djallezore qe islami po mundohet qe 600-700 vite qe e keni pranuar si sistem me i logjikshem per jete te lumtur dhe dinjitoze e qe spo mundet ma jau hjek ato viruse qe ju kan mbetur nga paganizmi ilir, e ju ato te holla qe i harxhoni neper darsma, ahengje, amoralitete te ndryshme, shkaterim moral te vajzave dhe zhveshje te nderit ti ato spo i permend ty po te pengon edukata e larte fisnike islame, ty po te pengon shalli e jo lakuriqiteti i vajzave tona qe jane bera si kurva, e ato neser pasi te kalojn ne 100 duar te djemve te behen nena, e jo dhe njeqindher JO asi nena nuk dojme, ne nuk dojm komb te bere nga prostitutet porse komb me nena burnesha fetare te moralshme dhe dinjitoze, trime te sinqerta dhe te dijshme me dije te Allahut e jo te djallit, e ti keto ske aftesi t'i dallosh, pasiqe ndoshta je infektuar me virusin e nacionalizmit a kombi ska vlere mbi kombet tjera te gjitha jane njesoj, porse Vlerat Njerzore maten tek Allahu i Lartesuar, mere kete si keshille dhe pak lexo se kete fe nese je ti i saj dhe nese flet keshtu ti je jasht saj dhe armik i saj, a te tjeret shkenctare kete fe e respektoj dhe e pranojn ne perendim e gjetiu me qindra intelektual e pranojne me perulesi e disa bubrreca tane dhe labile flasin pa dije, pra si keshille po ta them para se te kritikosh se paku studijoje sferen qe deshirion ta kritikosh me pastaj shkruaj me argumente.
Thumbs Up Thumbs Down
1
total: 2 | Treguar: 1 - 2

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem shënoni kodin që shikoni në imazh:

Tjera nga Maqedoni
Previous
image
Pastrohet shtrati i Drinit të Zi
Ka kohë që në sipërfaqe të lumit Drini i Zi duket vegjetacioni i barit që është rritur tej mase dhe kanë pasuar reagimet e shumta ...
image
Regjim i ri komunikacioni në qendër të Gostivarit
Prej sot regjimi i komunikacionit në rrugën “Vëllezërit Gjinoski”, nga udhëkryqi në rrugën e “Dibrës”, deri në rrugën “Major Çede Filiposki”, do të zhvillohet vetëm ...
image
Ahmeti - Zhernovski: Prioritet intergimi evroatlanik, M.O dhe marrëdhëniet ndëretnike
Sot në selinë e Bashkimit Demokratik për Integrim, kryetari Ali Ahmeti, ka pritur kryetarin e Partisë Liberalo-Demokratike të Maqedonisë, Andrej Zhernovski.Ahmeti dhe Zhernovski konstatuan marrëdhëniet ...
image
Ambasadorët e BE-së japin rekomandimet e fundit për Shkupin
Ambasadorët e vendeve të Bashkimit Evropian (BE) në Shkup sot janë takuar me zëvendëskryeministrin për evrointegrime Fatmir Besimi. Ambasadorët në këtë takim ku ishte edhe ...
image
Kryetari Nevzat Bejta vizitoi shoqatën e Gostivarasve në Stamboll
Gjatë vizitës në Republikën e Turqisë, Kryetari i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta realizoi një takim me Shoqatën Gostivarase për Kulturë dhe Solidaritet në Alibejkoj, ...
image
Kroacia mbështet anëtarësimin e Maqedonisë në BE
Zëvendëskryeministri përgjegjës për çështjet evropiane Dr. Fatmir Besimi realizoi sot takim protokolar me Ambasadorin e Republikës së Kroacisë në Maqedoni, Zlatko Kramaric. ...
image
Plagosje me armë në Shkup
Një person është plagosur mbrëmë me armë zjarri në lagjen Butel të Shkupit. Incidenti ka ndodhur në afërsi të komunës së vjetër, kur shtetasi me ...
image
Bejta intensifikon bashkëpunimin me komunat turke
Në kuadër të takimeve të shumta që është duke i realizuar në Republikën e Turqisë, Kryetari i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta në patronazhin e ...
image
BE sinjale negative për Shkupin
Nga Brukseli mësohet se për Maqedoninë në këtë Samit nuk do të ketë as konkluzion, as datë për bisedime....
image
Qeveria e Maqedonisë 20 milion euro në vit për fushata mediale
Qeveria e Maqedonisë për çdo vit harxhon më shumë se 20 milion euro për reklama dhe fushatat mediale. Kjo e dhënë është publikuar në raportin ...
image
Prishtina detyron Shkupin të heq taksën kufitare
Kosova dhe Maqedonia arritën marrëveshje për heqjen e taksës kufitare për eksportin dhe importin e mallrave midis dyja vendeve....
image
Rriten tensionet mes Athinës e Shkupit
Presidenti i grek, Karolos Papulas, ka përdorur një gjuhë të ashpër ndaj udhëheqjes maqedonase, për të cilën ka thënë se po insiston në ideologjinë e ...
image
Teuta Arifi priti zv/ministren e jashtme Edit Harxhi
Kryetarja e Tetovës, Teuta Arifi mbrëmë në Tetovë zhvilloi  takim me zëvendësministren  e punëve të jashtme të Shqipërisë, Edith Harxhi.Gjatë takimit u bisedua për perspektivat ...
image
Garip Kaba drejtor i NP “Komunallno” në Strugë
Garip Kaba, i njohur si ish-deputeti i PDSH-së është emëruar në postin e drejtorit të ndërmarrjes komunale “Komunallno” në Strugë. Kaba ka theksuar se në ...
image
Vendi sot në fazën alerte të të nxehtit
Maqedonia prej sot do të jetë me temperatura të larta dhe shkallën e lartë të Indeksit UV, që njihet si faza e verdhë. ...
Next