advertisement
Fillimi | Maqedoni | Aleanca Kuqezi si OJQ në Maqedoni
  • email Email shokëve
  • print Printo
  • Plain text Vetem tekst

Aleanca Kuqezi si OJQ në Maqedoni

Aleanca Kuqezi si OJQ në Maqedoni

Aleanca Kuq e Zi ka informuar përmes përfaqësuesve të saj se në Maqedoni do të funksionojë në formën e një organizate joqeveritare dhe partiake, që do të synojë bashkimin e sektorit civil shqiptar. 

“Pra, për stadin aktual ku ndodhet zhvillimi politik, social dhe ekonomik i shqiptarëve këtu, si dhe raportet gati kolonialiste të varësisë mes këtij grupi dhe shtetit të kontrolluar nga grupi tjetër etnik, ne pohojmë se ideja e themelimit dhe funksionimit të AK si parti politike nuk është e mundshme dhe as e rekomandueshme. Njoftojmë opinionin e gjerë se Lëvizja civile AK në IRJM, si organizatë civile joqeveritare, në një të ardhme të afërt klasës aktuale politike do ti paraqesë një platformë e cila nëpërmjet ndryshimeve kushtetuese do të synojë arritjen e barazisë të plotë mes shqiptarëve dhe maqedonasve si dy etni më të mëdha të në këtë vend”, theksohet në një komunikatë të AK-së. 

Sipas tyre, nëse platforma nuk do të ketë mbështetjen e faktorit politik shqiptar, Aleanca nuk do të ketë kontakte ose bashkëpunim me asnjë nga partitë politike shqiptare. 

“AK-M, denoncon publikisht presionin perfid dhe primitiv i cili ushtrohet nga segmente të caktuara shtetërore kundër aktivistëve të Aleancës në qytetin e Kërçovës dhe në Tetovë. I bëjmë thirrje publike këtyre organeve të cilat në raste edhe drejtohen nga shqipfolës të caktuar, që të heqin dorë një orë e më parë nga format e këtilla primitive të presionit ndaj bashkëkombësve dhe bashkëqytetarëve të tyre që punojnë dhe sakrifikojnë për të mirën e përbashkët të kombit”, thekson Aleanca Kuq e Zi në Maqedoni. (INA) 


Vlerëso tekstin
5.00

Subscribe to comments feed Komente (0 publikuar):

total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem shënoni kodin që shikoni në imazh:

Tjera nga Maqedoni
Previous
image
Bejta në “Lutjet e Mëngjesit” në Prishtinë
Kryetari i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta merr pjesë në “Lutjet e Mëngjesit” ose “Java e Tolerancës”, që mbahet në Prishtinë nga data 24 e ...
image
Grupi “Fresk fare” nga Shqipëria sot në Strugë
Grupi artistik i quajtur “Fresk Fare” nga Shqipëria, pas një turneu të suksesshme nëpër shumë qytete të Shqipërisë, sot po qëndron në Strugë, për të ...
image
Tirana dhe Prishtina nuk reagojnë për aktin vandal në Manastir
Tirana dhe Prishtina zyrtare nuk kanë reaguar lidhur me aktin vandal të dhunimit të Shtëpisë së Kongresit të Alfabetit në Manastir. Deri sot asnjë reagim ...
image
Maqedonasit e duan Serbinë, urrejnë Shqipërinë
Sipas anketës, 66 për qind e maqedonasve vlerësojnë se Shqipëria është një vend me qasje armiqësore ndaj Maqedonisë. ...
image
Tre fëmijë të zhdukur akoma pa asnjë gjurmë
Ministria e Punëve të Brendshme ka rikujtuar se gjatë tre viteve të fundit është në kërkim të tre fëmijëve të zhdukur, për të cilët deri ...
image
Incident në Shkup, një i plagosur
Një person u plagos mbrëmë si pasojë e një sulmi nga një grup të rinjsh në afërsi të Bibliotekës Universitare në Shkup. Siç mësohet 21 ...
image
“Shën Kirili dhe Metodi”, festë në Shkup dhe Sofje
Në Maqedoni sot është ditë feste shtetërore me ç`rast shënohet 24 maji – Dita e shenjtëtorëve dhe mësuesve mbarësllavë dhe të ashtuquajtur maqedonas “Vëllezërit Kirili ...
image
Çitaku priti komisionin për çështje evropiane të Maqedonisë
Ministrja e Integrimit Evropian, Vlora Çitaku, priti në një takim pune Komisionin për Çështje Evropiane nga Parlamenti i Maqedonisë. Në këtë takim u ...
image
Demolohet Shtëpia e Kongresit të Alfabetit në Manastir
Sulmi ka ndodhur rreth orës katër të mëngjesit, ku janë shkaktuar dëme të mëdha materiale. ...
image
Hapja e dosjeve në Beograd për lustrimin në Maqedoni
Parlamenti Evropian mbështet procesin e lustrimit në Maqedoni, por kërkon edhe hapjan e arkivave dhe dosjeve të shërbimeve sekrete që gjendjen në Beograd. ...
image
Ahmeti: Shtyerja e zgjidhjes së emrit rrezikon hapjen e çështjeve tjera
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka pritur sot në takime të ndara në selinë e partisë në Tetovë Knut Volebek, Komisar i ...
image
Thaçi - Volebek për zhvillimet në Maqedoni
Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi ka pritur sot në takim Komisarin e Lartë të OSBE-së për pakica, Knut Volebek. Në takim u bisedua ...
image
Dënime me burg për 86 të akuzuarit për rastin “Kalldërma”
Gjykata Penale e Shkupit shqiptoi dënimet me burg për 86 të akuzuarit për rastin “Kalldërma”, të cilët janë punonjës të pikave të pagesave rrugore në ...
image
AI: Përkeqësohen marrëdhëniet mes shqiptarëve dhe maqedonasve
Organizata Amnesty International nxorri raportin vjetor për gjendjen e të drejtave të njeriut në botë që mbulon periudhën janar-dhjetor 2012. ...
image
PE miratoi Rezolutën për përparimin e Maqedonisë
Parlamenti Evropian (PE) sot ka miratuar Rezolutën për përparimin e Maqedonisë gjatë vitit 2012, që është një hap para në procesin e integrimit evropian. Rezoluta ...
Next