advertisement
Fillimi | Maqedoni | Partitë fushatë para kohe për zgjedhjet 2013
  • email Email shokëve
  • print Printo
  • Plain text Vetem tekst

Partitë fushatë para kohe për zgjedhjet 2013

Partitë fushatë para kohe për zgjedhjet 2013

Partitë politike në Maqedoni kanë nisur fushatën dhe aktivitete intensive politike, disa muaj para zgjedhjeve të ardhshme lokale 2013.

Partitë politike maqedonase po zhvillojnë fushatë më dinamike përmes takimeve me qytetarët dhe konferencave me gazetarët, duke akuzuar dhe fajësuar njëra tjetrën. Partia opozitare maqedonase LSDM e mbështetur nga aleatët e saj nga fillimi i këtij muaji ka nisur karvanin e takimeve dhe mitingjeve nëpër Maqedoni, ku në çdo qytet ajo po promovon kandidatët e saj për kryetar komunash. 

VMRO-DPMNE e kryeministrit Nikolla Gruevski përmes projekteve qeveritare dhe akuzave ndaj opozitës po vazhdon një fushatë duke paralajmëruar se do të  fitojë në zgjedhjet e ardhshme lokale përballë opozitës. 

Partitë politike shqiptare janë më të heshtura në drejtim të aktiviteteve për zgjedhjet e ardhshme lokale. Derisa BDI nuk ka lëvizur me ndonjë aktivitet sa i përket fushatës për zgjedhjet e vitit të ardhshëm lokale, duke theksuar se është herët për të biseduar në këtë plan, PDSH tashmë ka paralajmëruar se nga 5 korriku do të nis me takimet me forumet partiake dhe në çdo komunë dhe vendbanim shqiptarë do të promovojë kandidatët e zgjedhur për garën në zgjedhjet lokale 2013. 

Partitë e tjera shqiptare të opozitës RDK dhe DR kanë bërë të ditur se janë duke intensifikuar aktivitetet  e brendshme partiake, përmes zgjedhjeve dhe ristrukturimeve të reja nëpër degë dhe nëndegë. 

RDK ka bërë të ditur se është në fazën finale të zgjedhjes së degëve dhe do të nis organizimin e shpejt të Kongresit të parë partiak që do të nxjerrë strukturat e para udhëheqëse të kësaj partie. 

DR gjithashtu bën të ditur se po vazhdon aktivitetet nëpër degë dhe forumet e tjera partiake, për tu konsoliduar dhe intensifikuar aktivitetet partiake. Këto dy parti kanë konfirmuar se janë në proces të konsolidimit edhe të bashkëpunimit në kuadër të aleancës së re politike ku është përfshirë edhe BDSH. Tre partitë tashmë kanë realizuar takime formale dhe pritet intensifikimi i tyre dhe aktivitete gjatë muajve të ardhshëm, duke definuar një platformë të përbashkët. (INA)


Vlerëso tekstin
5.00

Subscribe to comments feed Komente (1 publikuar):

në 25/06/2012 14:40:08
avatar
cka dot levizin keta te bdi te cilet jan ka perfundimi me projektet anti shqiptare si shkupi 2014 dhe shum diskriminime dhe burgosje qe ju behen popullit shqiptare
Thumbs Up Thumbs Down
1
total: 1 | Treguar: 1 - 1

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem shënoni kodin që shikoni në imazh:

Tjera nga Maqedoni
Previous
image
Arrestohen tetë persona për përfshirje në krim me kartela bankare
Ministria e Punëve të Brendshme informoi se mbrëmë në një operacion të organizuar ka arrestuar tetë persona në Shkup dhe Kumanovë, që ishin përfshirë në ...
image
Bejta: Do të vendojmë rend në sferën e arsimit
Takimin e radhës nëpër shkolla, kryetari i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta i shoqëruar nga shefi i Kabinetit Bashkim Hasani dhe përgjegjësin e arsimit Qeramedin ...
image
Kacin i shqetësuar për zhvillimet në Maqedoni
Nënkryetari i delegacionit të Parlamentit Evropian për Evropën Juglindore, Jelko Kacin theksoi se është i shqetësuar për zhvillimet në Maqedoni. “Është koha e fundit që liderët ...
image
Plevneliev pro Cançev: Shumica e maqedonasve deklarohet si bullgare
Presidenti bullgar Rosen Plevneliev ka shprehur përkrahje për ambasadorin bullgar në Bashkimin Evropian, Dimitar Cançev, pas intervistës së tij në të cilën, siç thuhet, ka ...
image
Resiverë digjital për familjet sociale
Shfrytëzuesve të asistencës sociale sot në Shtëpinë e organizatave humanitare "Dare Xhambaz" do t'u ndahen resiverë digjital me të cilat mund ta ndjekin ...
image
PE dilema për Rezolutën për Maqedoninë
Parlamenti Evropian sot pritet të votojë mbi Rezolutën e Komisionit Evropian dhe Këshillit Evropian për përparimin e Maqedonisë. ...
image
Vrasje në Saraj të Shkupit
Një person është vrarë mbrëmë në afërsi të Sarajit të Shkupit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20.30, me ç`rast vrasjes i ka paraprirë një zënkë ...
image
Dështon zgjedhja e kryetarit të këshillit komunal të Strugës
Abdulla Qazimoski, kandidati për kryetari i Këshilit tKomunal të Strugës, i propozuar nga kryetari i Komunës së Strugës, Ziadin Sela,nuk ka marrë votat ...
image
Menduh Thaçi ambasadorit Çejku: Ik, the qafën (Video)
Lideri i PDSH-së, Menduh Thaçi në një intervistë për televizionin “Koha”, ka hedhur akuzua të ashpra në adresë të ambasadorit të Shqipërisë në Shkup, Arben Çejku. ...
image
Fillon projekti qeveritar për punësimin e 1.600 personave nga kategoritë e rrezikuara
Qeveria e Republikës së Maqedonisë sot ka shpallur konkursin për punësimin e 1.600 personave nga kategoria e grupeve të rrezikuara sociale në vend....
image
Kryetari Bejta fton biznesmenët të investojnë në Gostivar
Kryetari i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta priti një delegacion nga Turqia, nga kompania “Haznedar”, të kryesuar nga z. Sait Koseoglu dhe drejtori i kompanisë “Vardar Dellomit”, në Gostivar, z. Remzi Abdullai. ...
image
Volebek ligjëratë në UEJL
Në kuadër të vizitës së tij zyrtare në vend, Komisionari i Lartë i OSBE-së për Pakicat Kombëtare (KLPK) Knut Volebek do të mbajë fjalim me ...
image
Loja hipokrite e Qeverisë së Kosovës me kodin telefonik
Në shtator të vitit të kaluar, me iniciativën e deputetëve të Lëvizjes për Bashkim, Kuvendi miratoi rezolutën për zëvendësimin e tri kodeve aktuale telefonike me kodin e Republikës së Shqipërisë (+355)....
image
Gjermani, 60 për qind më shumë azilkërkues nga Maqedonia gjatë muajit prill
Numri i kërkesave për azil të qytetarëve të Maqedonisë në Gjermani vazhdon të jetë alarmant. Sipas Shërbimit federal për migracionit dhe refugjatë, në muajin prill ...
image
Durimit po i vjen fundi për Maqedoninë
“Koha po ikën, durimit po i vjen fundi. Me rëndësi është që progresi të arrihet", deklaroi sot raportuesi i Parlamentit Evropian (PE) për Maqedoninë, Richard Hovit. ...
Next