advertisement
Fillimi | Maqedoni | Thaçi: Shqiptarët kësaj radhe ti bashkohen PDSH-së
  • email Email shokëve
  • print Printo
  • Plain text Vetem tekst

Thaçi: Shqiptarët kësaj radhe ti bashkohen PDSH-së

Thaçi: Shqiptarët kësaj radhe ti bashkohen PDSH-së

Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi në një takim me banorët e Çegranit dhe gjatë zgjedhjes së strukturave të reja partiake në këtë vendbanim shqiptar ka apeluar që shqiptarët ti bashkohen kësaj radhe opsionit të PDSH-së. 

“Çështja e parë që askush nuk e konteston është se këto të cilët i kemi në qeveri janë faqja e zezë për vete, për familjet e veta dhe për tërë kombin shqiptar. Tërësisht janë të dorëzuar, çdo ditë partneri i koalicionit i shtyp, i fyen, i ofendon dhe ata nuk lëvizin aspak. Çështja e dytë është se nuk guxon ky dorëzim dhe ky nënshtrim i tyre të bëhet dorëzim dhe nënshtrim edhe për ne të tjerët. Ne që jemi këtu prej momentit që dalim prej kësaj salle duhet ta nisim betejën dhe luftën ti bindim vëllezërit tonë që janë jashtë se ja vlen të angazhohen politikisht duke filluar prej njerëzve që janë me shkollë e deri ata që janë pa shkollë, prej bujqve deri te intelektualët të jua çojmë një porosi gjenerale se asnjë punë nuk rregullohet vetvetiu, asnjë punë nuk forcohet pa mos pas prapa vete forcë të madhe politike, ju e dini se kjo parti ka kaluar faza dhe kriza shumë të rënda mirëpo në zgjedhjet e fundit u vërtetua se kjo është rruga e vetme dhe e vërtetë e shqiptarëve që çon drejt suksesit dhe drejt zgjidhjes së problemeve të shqiptarëve”, ka theksuar Thaçi. 

Ai ka folur edhe lidhur me opsionin e partive tjera më të vogla shqiptare. “Të gjitha ata të cilët mendojnë ndryshe porosinë e tretë që duhet tua çojmë është: kot mundoheni me grupe të vogla politike, PDSH-ja është shtëpia e madhe politike e shqiptarëve dhe PDSH-ja është ajo që i rrin ballë qoftë Ahmetit qoftë Gruevskit qoftë të tjerëve. Nuk duhet të harxhohen energjitë, nuk duhet të mashtrohen njerëzit prej grupeve të vogla se do të ndryshojnë punët, do ta punësojnë djalin dhe do të zgjidhen problemet. Kemi 300.000 mijë djem të pa punë, nuk është vetëm djali im dhe i joti i papunë. Kemi 300.000 mijë familje në gjendje të rëndë sociale dhe ekonomike. Nëse nuk arrijmë bashkërisht si komb të vijmë aty ku do të themi se do ta marrim pjesën e buxhetit që na takon neve si shqiptar, s’ka zgjidhje”, theksoi Thaçi. 

Sipas tij, gjitha opsionet tjera janë rrena dhe mashtrime, pa dashur që askënd ta ofendoj, gjithë angazhimet, të gjitha premtimet tjera të vogla janë mashtrime për popullatën. Tetova dhe Gostivari kanë mbi 350 mijë votues shqiptarë, nëse në Tetovë dhe Gostivar zgjidhet puna, atëherë zgjidhet puna për gjithë shqiptarët. 

“Beteja e ardhshme e Marrëveshjes Politike të PDSH-së është Gostivari. Unë besoj se me një angazhim të përbashkët do të dalim faqebardhë. Ne që jetojmë në Gostivar dhe Tetovë, nuk duhet me ju a zënë për të madhe atyre të cilët jetojnë në vendet ku shumica është popullatë maqedonase, ato kërkesat i kanë më të vogla, atyre ua marrin votat edhe me zor, ne me votën tonë me angazhimin tonë mund ti çlirojmë edhe ata qofshin në Kërçovë, Zajaz apo në malësinë e Karadakut ku ua marrin votat me dhunë” , ka përfunduar kryetari i PDSH-së.

Në punimet e këtij kuvendi zgjedhor në Çegran është zgjedhur kryetar Afrim Abazi. (INA)


 

Vlerëso tekstin
1.31

Subscribe to comments feed Komente (13 publikuar):

Gostivari në 26/06/2012 10:12:07
avatar
Deri kur do te sillet PDSH-ja si parti lokale, qe kenaqet vetem me Gostivarin dhe Tetoven? Ky eshte edhe gabimi qe ben kjo parti se asnjehere nuk ka qenen ne gjendje ti dale zot tere kombit ne IRJM. Pasi Gostivari dhe Tetova kane 350.000 votuae, pse PDSH-ja merr vetem 70.000 vota, vetem 20 % te ketyre votave? A mos jane valle keta shqiptare te pakenaqur se PDSH-ja sillet si parti lokale dhe merret me probleme lokale te Cegranit? Kur do te formoni nje platforme kombetare per tere kombin shqiptar ne IRJM qe jeni duke e premtuar qe nga viti 1994? Kur do tia ktheni dinjitetin kombit ne kete shtet, deri kur do te pranoni rolin e popullit te klases se dyte?
Dhe pastaj mund te mendoni ti merrni 500.000 votat e shqiptareve.
Por kjo do qe te bashkoheni dhe ti ndani karriget me te gjithe ata qe u kane ikur ngaPDSH-ja deri me tani.
Shikoni pra qe te merrni 500.000 vota dhe mos harroni se qendra e shqiptareve eshte Shkupi e jo fshatrat Tetove e Gostivar.....
Thumbs Up Thumbs Down
3
shkupjani në 26/06/2012 10:30:39
avatar
Te lumt Gostivari se kryeqendra eshte SHKUPI
Thumbs Up Thumbs Down
-7
*** në 26/06/2012 10:42:37
avatar
ceshtja e pare: e vertete qe BDI eshte faqjae zeze e kombit,familjeve te tyre... por eshte e vertete se PDSH eshte faqja tjeter e zeze e kombit,familjeve te tyre.. dhe kjo perben ate imazhin e keq per shqiptaret ne maqedoni fale juve : Ali Ahmeti dhe Menduh Thaci
ceshtja edyte:ky dorzim dhe nenshtrim i BDI-se nuk arsyetohet ne asnje menyre por duhet ditur se keta zotrinj e mesuan zanatin prej juve qe ishit ne qeveri me mandat te pa merituar
ceshtja e trete:eshte e vertete se PDSH eshte shtepi e madhe politike,epolitikes te genjeshtrave,manipulimeve,maskaralleqeve,pislleqeve dhe tradhtive.Kjo sqaron faktin se pse juve zotrijve Ali-Menduh ju pengon opsioni i trete:Ali Ahmetit i pengon per shkak se derisa Menduh Thaci eshte ne politike ai shum kollaj e ka te fitoje zgjedhjet dhe me kete siguron vazhdimsine e manipulimeve "faqe zi" ashtu sicthot edhe vete Menduh Thaci.Ndersa Menduh Thacit i pengon opsioni i trete per shkak se do te humbiste imunitetin politik me te cilin mbulohet per te dhene llogarine per pasurine maramendese te fituar si "faqe ziu"i pare(A.A)
Zoteerinj "te nderurar"Ali Ahmeti dhe Menduh Thaci,koha per ju dy po mbaron,kishit shumkohe ne dispozicion,kishit edhe perkrahjen e duhur nga populli te cilen e keqperdoret ne menyren me te keqe te mundeshme,tani nuk ju mbetet asgje tjeter pervec ti gjeni vend vehtes tuaj.
Thumbs Up Thumbs Down
23
Observatori në 26/06/2012 10:54:04
avatar
Thaçi çon inate! Nuk ka grupe të vogla, por ka grupe të mëdha që ty do të çojnë në pension politik dhe ato tjerët që janë rreth teje do të fillojnë të marrin frymë më lehtë, ngase ti si individ i ke ngulfatur! Kërkon bashkim por nuk do bashkim, e ke sa për sy e faqe, kujton se i madh je! I vogël je o Menduh, në zgjedhjet e fundit falë RDK-s ti i more gjithë ato vota sepse gënjenit se do t'i bashkoni forcat pas zgjedhjeve! Rufi Osmani u tregua burrë dhe të shtriu dorën, ti pas shumë shkurt kohë e refuzove bashkëpunimin me deklarata bajate! Për deri sa ti e takon Crvenkovskin, pse të pengoi që Rufiu takoi Zaevin? Mirë, deshe të gjesh pretekst, ska lidhje, do shohim në zgjedhjet e ardhshme! Ty nuk vlen të të thërrasin në bashkim sepse ti je kryeneç, si individ je pengesë për bashkimin e shqiptarëve, prandaj të gjithë simpatizantët e pdsh (ato që mendojnë si unë) duhet të bashkohen me RDK/DR/BDSH që së bashku një herë e për gjithmonë t'ia tregojmë rrugën të cilën duhet të kapin sllavët, ndryshe nuk do të kenë më të dëgjueshëm siç ishte Thaçi dhe Aliu! Mos lejoni për një person si Thaçi të përçahemi vëllezër, ky flet fjalë të mëdha por ama punët sipas qejfeve të tjerëve! Mos gaboni edhe një herë duke ia dëgjuar llafet, ky gënjen.

Ne (bashkimi për fitore RDK/DR/BDSH) synojmë kryeministrin e jo zv. kryeministrin siç kërkon Thaçi! Ne synojmë ndryshimin e kushtetutës e jo avancimin e shqiptarëve siç kërkon Thaçi! Për ne kryeqyteti i shqiptarëve është Shkupi e jo Tetova siç thotë Thaçi! Vetëm sa për informatë të dini, se vetëm komuna Çair ka mbi 100 mijë shqiptarë edhe pse në 3km2! Thaçi është lokalist, mos lejoni të na përçan, sepse e shihni se hapur thotë që Tetova dhe Gostivari janë të rëndësishëm për atë!? Ky ashiqare lufton për vota dhe pushtet, ky nuk e ka gajlen me të vërtetë se si jeton populli shqiptarë, prandaj mos e dëgjoni. Jeni të mirëseardhur në mesin tonë, largohuni nga injorantët dhe gënjeshtarët, prej tyre kurrkush nuk ka hair, e pamë sa vlente kur e kishte pushtetin.
Thumbs Up Thumbs Down
13
Ardi në 26/06/2012 11:58:47
avatar
Mjerrimi i shqiptareve vjen nga padituria. e LEXOJ kete zotriun me lart me nofken Gostivari dhe me vin keq qe nuk e ka kuptuar fjalimin e Menduh Thacit dhe merr guxim te beje vlersim.
Menduh Thaci shume bukur e ka thene se Tetova dhe Gostivari kane numer shume te madh votuesish dhe rezistenca duhet te perqendrohet ne keto dy qytete sepse sllavet me veshtire ju hakmirren, nuk mund te presish qe shqiptari i Shkupit dhe Kumanoves ta luftoje shtetin ne kete kohe kur keto dy rajone bastisen 24/7. Menduh Thaci ka thene qe nuk duhet te fusish ne veshtiresi pikat kritike te shqiptareve, por komoditetin e shqiptarve te Tetoves dhe Gostivarit qe rijne heshtur ndaj Padrejtesive. Qytetaret e Pollogut jetojne ne komoditet, duhet te ngjallen pak.
Thumbs Up Thumbs Down
-5
xiki në 26/06/2012 12:10:00
avatar
Hey,GOSTIVARI ngadal mos u ngut,kesaj radhe hakun e ka opozita!.
Mendoj se mir eshte qe vota te i jepet opozites (frontit opozitar).
Propzoj qe ne pergjegjsin te mer PDSHja dhe kryetari i saj.Z.Menduh Thachi duhet te del para popullit dhe te thot:
-Ne qoftese ndjehet se ka bere ndonji gabim gjat qeverisjes,te lip falje publike se nuk do te perseris.
-Te tregoj pikat qe duhet te realisoj,qeshqiptaret te jen te rehatshem ne kete vend.
-afati i kohes se realizimit.etj...
Ne qoftese nuk i ralizon ne koh te caktuar cfar pergjegjsije do te mer.Me respekt tung
Thumbs Up Thumbs Down
-2
shkupjani lll në 26/06/2012 13:24:12
avatar
Gostivari,gabim e ke,perkunder asj qe po e thua.,Kjo parti programin e ka shum ma mir se te te tjerat.Amblemen gjithashtu e ka me te mir se te tjerat.Lideri shpirtror e ka me te mir se gjith partit shqiptare kudo qe jan!.
Kjo parti eshte perbusur nga populli,por jo me fajn e popullit!.
PDSHn- sllavet gjithnji e kan patur hale ne sy,e ka ,dhe dota ken hal ne sy.
Per aq pak koh qe ka qeveris kjo parti,shqiptaret ishin shum te sigurt.
Shum harxhime jan bere per ta shkatruar kete parti por nuk arriten ta zhdukin,partit tjera ne keta kushte jan zhdukur dhe as fara sju ka mbetur.
Qesi i zjgjedhjes se problemit shqiptat ne Maqedoni mbetet PDSHja dhe dashamirt e saj.Ndoshta dikujt nuk i vjen mir por e verteta keshtu do te dal dhe historit artificiale do te shuhen!.
Thumbs Up Thumbs Down
-13
bashkeatdhetari nga SHBA në 26/06/2012 16:15:06
avatar
Ja edhe nji prove se komentuesit sillen si tifoze sporti.Kur eshte ne pyetje interesi i popullit nuk ka parti e madhe apo e vogel por parti e cila eshte me plan program per te miren e tij.Eshte e vertet se Tetova e Gostivari ne gjirin e tyre kane me shume shqiptar se sa sllavomaqedonas por kjo nuk e jep vulen qe politika shqiptare te jet e perqendrume vetem ne votuesit e ketyre dy qyteteve.Nji parti shqiptare nese nuk kujdeset edhe nese diku ne maqedoni jeton vetem nji familje shqiptare,nuk meriton te mban emrin parti shqiptare.Sot mergata sikur ne te kaluaren qe ishte e angazhuar per Kosoven eshte vu ne veprim per shqiptaret e Maqedonise.Mergates nuk i intereson fjalet e medha qe flasin udheheqesit partiak vetem para zgjedhjeve.Periudha 20 vjecare deshmon se i kane vetem fjale sa te hyjne ne qeveri.Mandej rahatlleku i ben te harojne se cka kane fole dhe premtuar popullit.Nga kjo arsye mergata do te ndihmoj te gjindet nji fryme e re politike e cila parim te pare do ta ket ndrimin e kushtetutes se tanishme qe na trajton si qytetar te dores se dyte.Nese ka dikush qe ka aftesi ta bej kete mergata do te jet me te dhe partine e tij.Na kemi kundershtar sllavomaqedonin e jo njeri tjetrin.Te bashkuar mund te arijme qe nji kembeshtrembet Grueski te tallet me na si te do.Prandaj vellezer dhe motra te dashur mos merni anen e njeres apo tjetres parti vetem e vetem ju kane punesuar ndonji antare familjeje por perkrahni ato qe punojne per te miren e mbare popullit.
Thumbs Up Thumbs Down
1
gv në 26/06/2012 17:05:55
avatar
o vllezer shqiptar mas se miri oshte te meremi me obligimet qe i kemi ndaj familjeve tona se sa tmeremi me partija se partija ska dallim tmadh nga orospija =1.kerkoj falje nqoft se mendoni se e kom gabim.
Thumbs Up Thumbs Down
0
Learti në 26/06/2012 21:31:14
avatar
Ka te drejte Bashkeatdhetari kur thote se partite duhet te kujdesen per te gjithe shqiptaret kudo qe jane e jo vetem ne Tetove dhe Gostivar, madje edhe per nje shqiptare te vetem andej nga Pellagonia.Po cfare mund te presesh prej Thacit dhe suites se tij qe swhume kohe me pare donin ta ndanin Maqedonine duke na lene vetem me Tetoven dhe Gostivarin, Kete edhe sot e deshmojne, si dje /para ca vitesh/ kur nenkryetari i tyre gjysmeabalfabet dhe nje i shitur tha se nuk emi nevoje per Shkupinedhe kumanoven, strugen manastirin,respen, Ohrin, Strugen/. Nderkaq Gostivaras i nderuar, ju shejt hidherohi kur dikush shkruan per anetaret e RDK dhe u bversuleni komentuesve si hiena. Kur dikush ju paralajmeroi se bashkimi i RDK-se me PDH-ne nuk do zgjasa me shume se dy muaj ju sikur u cmendet dhe me histeri shkruanit kunder tyre, por ja qe shumica kishin te drejte, sikur ju qe keni te drejte per PDSH-ne dhe Thacin. Prandaj edhe njehere pak me me matuiri, sepse e drejta nuk eshte gjithmone ne anen tuaj.
Thumbs Up Thumbs Down
-7
1 2 next total: 13 | Treguar: 1 - 10

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem shënoni kodin që shikoni në imazh:

Tjera nga Maqedoni
Previous
image
RDK: Nevzat Bejta nuk është legjitim
Rilindja Demokratike Kombëtare (RDK), përmes një deklarate me shkrim e quan jo legjitim kryetarin e Komunës së Gostivarit si dhe të pa aftë për ti përmbushur premtimet elektorale ndaj qytetarëve. ...
image
Edhe presidenti bullgar anulon praninë në Samitin e Ohrit
Presidenti bullgar Rosen Plevneliev nuk do të jetë pjesëmarrës në samitin e presidentëve dhe shefave të qeverive të vendeve të Evropës Juglindore që do të ...
image
Temperaturat e larta në Maqedoni, shpallet faza e verdhë alerte
Pjesa më e madhe e territorit të Maqedonisë sot do të përfshihet me temperatura, të cilat e definojnë fazën e verdhë, gjegjësisht fazën alerte, përveç ...
image
Ministri i Ekonomisë takime me kryetarët e komunave veriperëndimore
Ministri i Ekonomisë i Maqedonisë, Valon Saraçini sot do të takohet me kryetarët e komunave të rajonit të Maqedonisë Veriperëndimore. Tetova, Gostivari, komunat rurale të Pollogut, ...
image
Studentët e stomatologjisë të USHT-së praktikë në Universitetin e Sarajevës
Studentet e vitit të tretë dhe të katërt të stomatologjisë, të Fakultetit të Shkencave të Mjekësisë të Universitetit Shtetëror të Tetovës, praktikën profesionale do ta ...
image
Shkupi i shqetësuar nga vetoja greke dhe bullgare
Ministrat e jashtëm të BE-së në seancën e sotme pritet të kërkojnë caktimin e datës për fillimin e bisedimeve të ngecura me Maqedoninë. ...
image
FNDNJM: Karaga po shkatërron Teatrin Shqiptar
Forumi Ndërkombëtar për të Drejtat e Njeriut në Maqedoni (FNDNJM), thotë se është i shqetësuar tej mase për acarimin e raporteve ndërkolegiale në Teatrin Shqiptar ...
image
Katër shtete të BE-së kërkojnë rikthimin e vizave
Katër shtete evroperëndimore kërkojnë rikthimin e regjimit të vizave për Maqedoninë dhe vendet e tjera të Ballkanit. ...
image
Fushata informative "BE-ja nga afër" u realizua edhe në Forinë të Gostivarit
Si pjesë e fushatës informative "BE-ja nga afër", një autobus udhëtues i BE-së qëndroi në fshatin Forinë të Komunës së Gostivarit. ...
image
Tetovë, nderohen instruktorët britanik të zjarrëfikësve "Operation Florian"
Me rastin e 20 majit, ditës së zjarrfikësve , kryetarja e Tetovës, Teuta Arifi morri pjesë në ceremoninë së ndarjes së certifikatave katër instruktorëve të ...
image
Bejta - Bexheti bashkërendojnë aktivitetet për çështjet juridike të qytetarëve
Me qëllim të përforcimit të bashkëpunimit në mes të Komunës së Gostivarit dhe Ministrisë së Drejtësisë dhe ofrimit të ndihmës juridike pa pagesë, në pajtim ...
image
Presidenti Ivanov u takua me përfaqësuesit e Universiteteve
Presidenti i Republikës së Maqedonisë Gjorgje Ivanov sot u takua me udhëheqësinë e universiteteve në Republikën e Maqedonisë.Në takim morën pjesë rektorët e universiteteve "Shën ...
image
Maqedonia në fund të rangimeve botërore për turizëm
Sipas një analize me të dhënat numerike dhe statistikore, rezulton se vendi më i vizituar në botë është Franca, vend të cilin gjatë vitit të ...
image
Besimi: Jemi të përkushtuar për në BE
Zëvendëskryeministri i Republikës së Maqedonisë, përgjegjës për Çështje Evropiane, Fatmir Besimi dhe Alesandro Frakaseti, ushtrues detyre dhe përfaqësues rezident i UNDP-së në Republikën e Maqedonisë ...
image
Ivanov në takim me udhëheqësitë e universiteteve shtetërore
Presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov sot do të realizojë takim me udhëheqësitë e universiteteve shtetërore.Në takim do të shqyrtohen qëndrimet dhe propozimet për ...
Next