advertisement
Fillimi | Maqedoni | Ahmeti rrëfehet për detyrën e rektorit të USHT-së
  • email Email shokëve
  • print Printo
  • Plain text Vetem tekst

Ahmeti rrëfehet për detyrën e rektorit të USHT-së

Ahmeti rrëfehet për detyrën e rektorit të USHT-së

Prof.dr.Vullnet Ahmeti sot në një konferencë me mediat ka folur mbi zgjedhjen e tij në detyrën e ushtruesit të detyrës së rektorit të Universitetit Shtetëror të Tetovës (USHT). 

“Për mua, kjo detyrë paraqet obligim dhe përgjegjësi mbi të gjitha kombëtare dhe angazhim profesional e moral për këtë vatër të shenjtë  të arsimit sipëror të shqiptarëve në Republikën e Maqedonisë. Ndryshimet e lartpërmendura, ndodhin për herë të parë në historikun gati 18 vjeçar të Universitetit tonë, në mënyrë   dinjitoze, demokratike dhe të qytetëruar, në funksion të vazhdimësisë së konsolidimit të traditës arsimore dhe shkencore, forcimit të kapaciteteve akademike, administrative dhe hapësinore të gjitha këto për interesin e studentëve dhe cilësisë së studimeve deridiplomike dhe pas diplomike”, deklaroi Ahmeti, duke shprehur faleminderime për kontributin e të gjithëve, sidomos rektorëve të deritanishëm të këtij universiteti që nga periudha e themelimit të tij. 

Ai tha se gjatë mandatit të tij në cilësinë e ushtruesit të detyrës do të vazhdojë me përkushtim për  ndërkombëtarizimin e Universitetit, krijimin e marrëdhënieve të reja për bashkëpunim  sidomos me Universitet shqiptare, nga rajoni dhe ato ndërkombëtare.

“Ne sapo kemi përmbyllur një vit të suksesshëm akademik, dhe kemi ndërmarrë të gjitha përgatitjet për regjistrimin e studentëve të rinj në  11 fakultete dhe 36 programe studimore.

 Universiteti ynë Ju ofron të gjithë qytetarëve shërbime dhe mundësi studimi për t’u kualifikuar dhe përgatitur për një të ardhme më të mirë. Rritja e cilësisë së shërbimeve akademike, përsosja e nivelit të mësimdhënies dhe e kërkimeve shkencore arrihen nëpërmjet komunikimit të drejtpërdrejtë dhe të frytshëm me studentët dhe kuadrin mësimdhënës”, deklaroi u.d. i rektorit të USHT-së, Vullnet Ahmeti. (INA)


 

Vlerëso tekstin
1.17

Subscribe to comments feed Komente (3 publikuar):

në 29/06/2012 19:36:53
avatar
vetem ke ne shqiptaret pelivanat zgjidhen rektora ,ministra ,deputet prandaj populli shqiptare eshte ne ket gjendje katastrofale
Thumbs Up Thumbs Down
1
Student në 29/06/2012 19:50:46
avatar
Cfare profesora dhe intelektual ne USHT ashtu edhe rektori. Te kishin qen professor dhe intelektual ne ate univerzitet, sot te gjithe ata do bojkotonin dhe do dilnin ne protesta para sells se BDI. Turp kombetare, e vorrosem arsimin.
Thumbs Up Thumbs Down
1
s'ka lidhje në 30/06/2012 00:14:37
avatar
Kjo eshte kohe,kur:Te mencurit heshtin,budallenjte flasin dhe fukarenjte(te vobektit),pasurohen.....zoti na ruajte
Thumbs Up Thumbs Down
0
total: 3 | Treguar: 1 - 3

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem shënoni kodin që shikoni në imazh:

Tjera nga Maqedoni
Previous
image
Temperaturat e larta stërmbushin bregun e Liqenit të Ohrit
Rritja e temperaturave ka bërë që struganët por edhe shumë turistë nga qytetet tjera dhe vendet fqinje t’ia mësyejnë Liqenit të Ohrit....
image
Bexheti takoi raportuesin special të OKB-së
Ministri i Drejtësisë i Maqedonisë, Blerim Bexheti sot priti në një takim raportuesin special të OKB-së për lirinë e mendimit dhe shprehjes, Frank La Rue.  Ky ...
image
Rama: Berisha të pranojë se nuk ka më takat
Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka zhvilluar një “kënd fjale” në qytetin e Prrenjasit....
image
Dalder: Maqedonia vazhdon të mbetet jashtë dyerve të NATO-s
Ambasadori i SHBA-së në NATO, Ivo Dalder thotë se Aleanca akoma nuk ka pëlqim për pranimin e Republikës së Maqedonisë, por se po punohet në atë që 28-të vendet anëtare të dakordohen të arrihet sukses për këtë çështje....
image
Papulas kushtëzon Maqedoninë
Derisa Shkupi insiston në konstruksionin ideologjik të "maqedonizmit", deri atëherë derën e NATO-s do ta mbajë të mbyllur, ndërsa procesin e integrimit në BE të ngrirë, deklaroi presidenti grek Karolos Papulas. ...
image
Ministri Ademi në fillimin e rikonstruksionit të kanalit të ujërave të ndotura në Haraçinë
Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Abdilaqim Ademi sot mori pjesë në fillimin e punëve ndërtimore të Projektit për “Rikonstrukcionin e kanalit grumbullues ekzistues në vendbanimin Haraçinë, komuna e Haraçinës”. ...
image
Hoxhaj kërkoi hapjen e pikës kufitare Stançiq - Bellanoc
Prishtina kërkon hapjen e vendkalimit kufitar Bellanoc – Stançiq dhe se kjo kërkesë sot është bërë në Shkup nga ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj. ...
image
OSBE: Administrata publike duhet të jetë në shërbim të qytetarëve
"Një organizim i brendshëm i duhur në administratë është kusht i rëndësishëm për ofrimin e shërbimeve efikase dhe miqësore për qytetarët", tha Marcus Rolofs, Shef i Departamentit të Dimensionit Njerëzor pranë Misionit të OSBE-së në Shkup. ...
image
Pesë kompani shqiptare në skandalin ndërkombëtar të evazionit fiskal
Pesë kompani shqiptare rezultojnë të jenë mes 100 mijë kompanive sekrete të krijuara të krijuara në parajsat fiskale nëpër botë, në atë që njihet si ...
image
Maqedonia nuk rrezikon BE me azilkërkues
Qytetarët e Maqedonisë nuk janë në listën e Bashkimit Evropian ku bëjnë pjesë vendet kërcënuese me fluks të madh të azilkërkuesve. ...
image
FD: Maqedonia pjesërisht demokratike
Freedom House në raportin vjetor “Vendet në tranzicion 2013” shprehë vlerësime kritike për Maqedoninë dhe vendet e rajonit të Ballkanit. ...
image
Maqedonia prej nesër në fazën e verdhë
Maqedonia prej nesër di të përfshihet me temperature të cilat definojnë fazën e verdhë, përkatësisht fazën alerte. ...
image
Raportuesi i OKB-së për lirinë e shprehjes vizitë në Shkup
Raportuesi special i OKB-së për përparimin dhe mbrojtjen e lirisë së mendimit dhe shprehjes, Frank La Rue prej sot deri më 21 qershor do të ...
image
Moti sot me diell deri 37 gradë Celsius
Moti sot në Maqedoni do të jetë me diell, ndërsa gjatë orëve të pasdites do të ketë vransira lokale, sidomos në pjesët malore. Temperatura e mëngjesit ...
image
Nis rregullimi i kanalit të ujrave të ndotura në Haraçinë
Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Abdilaqim Ademi sot do të shënojë fillimin e punimeve për projektin e rregullimit të kanalit të ujrave të ...
Next