advertisement
Fillimi | Maqedoni | Fluksi i mërgimtarëve, radhë të gjata në kufi
  • email Email shokëve
  • print Printo
  • Plain text Vetem tekst

Fluksi i mërgimtarëve, radhë të gjata në kufi

Fluksi i mërgimtarëve, radhë të gjata në kufi

Në pikën më të frekuentuar kufitare Tabanoc mes Serbisë dhe Maqedonisë prej dje janë regjistruar radhë të gjata të makinave, që janë shkaktuar nga autoritetet kufitare maqedonase, informon Ina.

 

Kthimi i mërgimtarëve për pushime në vendlindje fluksi i turistëve  të huaj që shkojnë për pushime në bregdetin grek dhe turk kanë shkaktuar pritjet e gjata dhe tollovitë e krijuar në këtë pikë kufitare.

Mërgimtarët shqiptarë theksojnë se janë të irituar dhe reagojnë nga neglizhenca e autoriteteve kufitare të Maqedonisë, të cilët me ngadalësi vijojnë punën e tyre, duke shkaktuar grumbullimin dhe radhët e gjata të makinave.

"Nuk kuptojmë pse aq pritje të gjata dhe gjithë këto radhë. Ata stërzgjatin procedurat Jemi të habitur se sa gjatë na mbajnë këtu dhe palidhje kontrollojnë dokumente, dhe kjo dikon që të shkaktohen radhët e gjata. Në rast se ky vend pretendon BE-në, atëherë nuk e di se a dijnë se çfarë praktika efektive duhet zbatuar", thekson një mërgimtar nga Tetova. 

Turistët e huaj i shmangen me dozë dyshimi përgjigjeve rreth radhëve të gjata, duke theksuar se nuk dijnë përse ndodhë kjo dhe për këtë duhet pyetur autoritetet doganore. 

 

Radhët e gjata po shkaktohen edhe nga turqit që udhëtojnë nga vendet evroperëndimore për pushime në vendin e tyre. Turqit shfrytëzojnë Korridorin 10 si destinacion më i afërt në Turqi, përmes territorit grek. 

Në pikën kufitare të Maqedonisë janë vënë në dispozicion vetëm tre kolona për të kaluar kufirin, derisa autoritetet serbe kanë dyfishuar ato në gjashtë kolona.

 

Gjithashtu edhe policët serb fajësojnë autoritetet maqedonase se ato po krijojnë radhët e gjata. "Po sigurisht se ata po vonojnë shumë me punën dhe verifikimet,që ndoshta janë të panevojshme", theksoi një polic shqiptar nga Presheva, në pikën kufitare Tabanoc.

Nga ana tjetër, në njoftimin zyrtar të Auto Moto Lidhjes së Maqedonisë theksohet se nuk ka pritje të gjata në pikat kufitare të Maqedonisë. (INA)

 

 

Vlerëso tekstin
5.00

Subscribe to comments feed Komente (4 publikuar):

Mërgimtari nga Zvicra në 30/06/2012 10:48:09
avatar
Falënderojmë portalin INA e cila prekë gjithmonë lajmet më të rëndësishme për lexuesin! Është fakt se në kufirin e Maqedonisë janë të punësuar persona me librezë partiake pa pasur edhe shkollimin minimal për atë ¨profesion! Mua shpesh më ka rastisur të jem pak më i ashpër me policët dhe doganierët e Maqedonisë në doganë pikërisht për shkak të procedurave të kota që ato i manifestojnë gjatë kontrollit të dokumenteve të udhëtimit! Nuk mund të kuptohet se si një familje me dy ose tre fëmijë në veturë të kontrollohet aq detajisht nga personat e apostrofuar! Ne dyshojmë se ato e bëjnë me qëllim që të mal-tretohen udhëtarët, sepse e dinë se pjesa dërmuese janë shqiptarë! Kërkojmë nga BDI-ja të marr masa urgjente, dhe drejtorin e asaj dogane ta shkarkon sepse ai me personelin e tij gjithmonë bëjnë rrëmujë në kufi!

Kushdo qoftë përgjegjësi i asaj dogane, menjëherë të shkarkohet, kjo është kërkesa e ime si mërgimtarë, edhe pse jam i bindur se kjo është kërkesë edhe e shumë mërgimtarëve tjerë të cilët udhëtojnë për pushime në vendlindje! Nëse nuk ndërmeren masa radikale për përgjegjësit e asaj dogane, ne mërgimtarët si në shkuarje si në kthim do të kemi gjithmonë kokëçarje duke pritur në radhë me orë të tëra për kot!
Thumbs Up Thumbs Down
6
Resul në 30/06/2012 18:14:47
avatar
Pse,a nuk i veni re se ne pritje kufirit te Maqedonise presin qent dhe doganier te njejtit tip,komenti me lart tregon te verteten,nese kerkohet dikush nga policia,ai nuk kalon kufirin ne Tabanovce,por ata kalojn me mbykqirje dhe kalojne me mire,kurse te ndershmit maltretohen,
Jane pa pregaditje profesionale thjesht,
dhe analfabet,mjert ne
Thumbs Up Thumbs Down
0
enveri në 01/07/2012 01:31:10
avatar
KJO ESHTE POLITIK SLLAVE QE VETEM E VETEM TUA BEJNE ME KEQ MERGIMTARVE QE MOS VINE NE VENDLINDJE KETU KA GISHTE EDHE LIDERI PARTIS SHQIPETARE QE I SHKON PER SHTATI TE PERZIHEN TE DEBOHEN SHQIPETARET PRANDAJ KETO RADHE I BEJNE ME QELLIM EDHE NE CDO VJEYT MERGIMTARET KETO PRITJE U NDODHIN
Thumbs Up Thumbs Down
0
shenoll-austri në 01/07/2012 09:42:59
avatar
oooooooooooo 3 jav i kam pushim edhe me dit qe kam me prit 2 jav nkufi apet se apet pa hy maqedoni se lo_D hahahha vendlindja therret o kush
Thumbs Up Thumbs Down
0
total: 4 | Treguar: 1 - 4

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem shënoni kodin që shikoni në imazh:

Tjera nga Maqedoni
Previous
image
Arrestohet pronari i shkritores serbe që punoi bustet e “Shkupi 2014”
Në Serbi u arrestua sot pronari i shkritores dhe kompanisë për punimin dhe përpunimin e përmendoreve në bronz dhe materiale tjera “Livnica Jeremiq”, e cila ...
image
"Blej shtëpi, blej banesë" deri në fund të 2013
Qeveria e vazhdoi afatin për parashtrimin e kërkesave për projektin "Bli shtëpi, bli banesë". Për këtë vit do të shpallet një thirrje në suaza të ...
image
Maqedoni, fushata për adaptimin e bujqësisë në ndryshimet klimatike
Në kuadër të projektit të USAID-it për Adaptim të bujqësisë ndaj ndryshimeve klimatike, i implementuar nga Rrjeti për zhvillim rural të Republikës së Maqedonisë, në ...
image
Jahjaga: S`ka akoma ftesë për Samitin e Shkupit
Presidenca e Shkupit akoma nuk i ka dërguar ftesë presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga për të marrë pjesë në Samitin e Ohrit. ...
image
Operacion antidrogë Ohër - Strugë
Ministria e Brendshme e Maqedonisë në dy operacione të ndara antidrogë prej mbrëmë deri në orët e hershme të mëngjesit ka konfiskuar 65 kilogram drogë ...
image
Kryetari Bejta vizitoi shkollën “Ismail Qemali”
Janë duke vazhduar vizitat e kryetarit të Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta me bashkëpunëtorët e tij nëpër shkollat e qytetit. ...
image
Ibrahimi zgjidhet sekretar i komunës së Dollnenit
Kandidati i PDSH-së për kryetar komune në komunën e Dollnenit, Sevgani Ibrahimi është zgjedhur sekretar i kësaj komune, ku në raundin e tretë zgjedhor fitoi ...
image
Bejta: Ish udhëheqja komunale ka dëmtuar qytetarët
Kryetari i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta bashkë me të punësuarit në Sektorin e Urbanizimit, mbajtën konferencë për mjetet e informimit, në lidhje moszbatimin e ...
image
Kapen 16 kg drogë në Tabanoc, në pranga shtetasi shqiptar
Doganierët konfiskuan 16 kilogram marijuanë në vendkalimin kufitar Tabanovcë, të cilën ka tentuar ta  transportoj një shtetas shqiptarë të fshehur në një bombolë me gaz ...
image
Qafë Thanë, hapet Qendra për bashkëpunim policor
Në pikën kufitare ndërmjet Maqedonisë dhe Shqipërisë, sot në mënyrë solemne u hap Qendra e përbashkët për bashkëpunim të policisë së Maqedonisë dhe Shqipërisë.Hapjen solemne ...
image
Xhaferri: Prioritet ndërtimi i shkollave në vendbanimet shqiptare
Zëvendëskryeministri i Maqedonisë, Musa Xhaferri sot ka marrë pjesë në vënien e gurthemelit për ndërtimin e shkollës së re fillore “Sabedin Bajrami” në fshatin Siniçan-Komuna ...
image
Thaçi: Tradhtarë janë tetovarët që votuan Ahmetin
Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi ka akuzuar ashpër qytetarët e Tetovës të cilët në zgjedhjet lokale votuan BDI-në, dhe jo opsionin e PDSH-së.  "Tani do të ...
image
Në Maqedoni qytetarët përgjohen
Maqedonia është një nga blerësit e softuerit për spiunimin dhe ndjekjen e qytetarëve përmes kompjuterëve dhe telefonave celular. ...
image
Fyle më 1 qershor vizitë në Maqedoni
Evrokomisioneri për zgjerim i BE-së, Shtefan Fyle vjen në Maqedoni në Samitin e shefave të shteteve dhe qeverive të vendeve të Evropës Juglindore. ...
image
Shmanget fatkeqësia mbi hapësirën e Maqedonisë
Dy javë me parë është shmangur përplasja e dy aeroplanëve me udhëtarë mbi qiellin e Maqedonisë. ...
Next