
Presidenti Ivanov nuk përfill gjuhën shqipe
Presidenca e Maqedonisë vazhdon të mos aplikojë gjuhën shqipe dhe komunikimin në shqip me mediat shqiptare.
Kjo praktikë po ndodhë edhe me zgjedhjen e Gjorgji Ivanov në këtë detyrë, kabineti i të cilit tashmë ka ngelur edhe pa zyrtarin shqiptar për informim, i cili ditëve të fundit është suspenduar nga detyra.
Ivanov i zgjedhur si president i të gjithë qytetarëve, përfshirë edhe votat e shqiptarëve, i është shmangur përgjigjes se përse nuk po përdoret gjuha shqipe në portalin zyrtar informativ të presidencës.
Mungesa e gjuhës shqipe është regjistruar edhe në të gjitha portalet zyrtare të ministrive dhe drejtorive qeveritare, përjashtuar ministritë që udhëhiqen nga ministra shqiptarë. Disa ministri që më parë drejtoheshin nga ministra shqiptarë dhe tashmë nga ata maqedonas, kanë hequr nga përdorimi gjuhën shqipe. Në mediat shqipe në Maqedoni në disa raste janë nxitur debate lidhur me këtë çështje, mirëpo ajo akoma gjen përgjigje negative nga pala maqedonase. (INA)
Përfundon pa marrëveshje takimi i radhës Thaçi-Daçiç
Takimi ndërmjet kryeministrave të Kosovës dhe të Serbisë, Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiq, i cili për temë ka pasur planin e zbatimit të marrëveshjes së 19 prillit, ka përfunduar pa marrëveshje. ...- Thaçi: Tradhtarë janë tetovarët që votuan Ahmetin (15)
- Mashtrimi për Zonën e Lirë Ekonomike të Tetovës - Dr.Artan Dika (13)
- Izet Zeqiri jep dorëheqje nga funksioni i deputetit (8)
- Ahmeti takime në Shtëpinë e Bardhë në Uashington (7)
- 3 vjetori i vrasjes së Komandant Kushtrimit (6)
- BDI nuk dorëzohet për Dollnenin, PDSH drejton akuza (5)
Facebook
Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb
Nuk është risi tani më kjo që po ndodhë në shtetin tonë, gjuha shqipe po nënçmohet nga institucionet të cilat përbëhen nga "të zgjedhurit" e vmro-dpmne-s! Ndërsa partneri shërbëtor bdi tani më e ka vulosur shërbimin që ia bën kësaj organizate e cila hapur tregojnë se janë albanofil të tërbuar!
Pa kthim me të njëjtën mënyrë sllavo-folësit do të sillen gjithmonë si sillen!
RROFT KOMBI SHQIPTAR,
Publikoni komentin tuaj