
Grabitje në Strugë, pëson 56 vjeçari
Siç bëhet e ditur, tre persona tani për tani të panjohur për viktimën dhe organet e policisë, mbrëmë rreth orës 21.30, kanë sulmuar dhe grabitur një person 56 vjeçar, i cili ishte duke lëvizur me biçikletë, në rrugën “Karaorman” në Strugë.
Sipas burimeve të policisë, në bazë të pohimeve dhe njoftimeve të viktimës, personat e panjohur e kanë ndaluar në pritë viktimën duke e penguar në rrugë, i kanë hedhë gaz lotsjellës në sy për ta mjegulluar dhe pamundësuar pamjen dhe shikimin e tij, dhunshëm e kanë zbritur nga biçikleta, ia kanë zhveshë jelekun ku kishte 100 mijë denarë dhe dokumentet personale, bashkë me dy telefona celular dhe janë larguar në drejtim të panjohur me veturë.
Organet policore nga Stacioni i policisë në Strugë, kanë ndërmarrë të gjitha masat për zbardhjen e plotë të rastit, kapjen e grabitësve dhe nxjerrjen e tyre para organeve të drejtësisë. (M.L/INA)
Shkupi i shqetësuar nga vetoja greke dhe bullgare
Ministrat e jashtëm të BE-së në seancën e sotme pritet të kërkojnë caktimin e datës për fillimin e bisedimeve të ngecura me Maqedoninë. ...- Thaçi: Tradhtarë janë tetovarët që votuan Ahmetin (15)
- Mashtrimi për Zonën e Lirë Ekonomike të Tetovës - Dr.Artan Dika (13)
- Izet Zeqiri jep dorëheqje nga funksioni i deputetit (8)
- Ahmeti takime në Shtëpinë e Bardhë në Uashington (7)
- 3 vjetori i vrasjes së Komandant Kushtrimit (6)
- BDI nuk dorëzohet për Dollnenin, PDSH drejton akuza (5)
Facebook
Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb
Publikoni komentin tuaj