
BDI: RDK përçau votën shqiptare
BDI i është kundërpërgjigjur akuzave të RDK duke theksuar se kjo parti po shfaq nivel të ulët të komunikimit publik dhe kapacitete të kufizuara njerëzore, intelektuale dhe kombëtare.
"Pas gënjeshtrave se do ti fitojnë 20 deputetë në zgjedhjet parlamentare të vitit të kaluar dhe dështimit katastrofal, pas percarjes së votës dhe përgjegjësisë së drejtpërdrejt për humbjen e 5 deputetëve shqiptar dhe zvogëlimin e fuqisë shqiptare në Parlament, këto 4-5 përcarës të shqiptarëve merren me ofendime personale duke dëshmuar mospërfillje ndaj opinioninit shqiptar, kodit të mirësjelljes dhe etikës së komunikimit publik. Frustrimet personale dhe kolektive të atyre pak anëtarëve të RDK-së nuk duhet të janë arsye për terorizim të opinionit publik shqiptar me shpifje dhe ofendime të ulëta që nuk i kanë hije askujt", theksohet në reagimin e BDI.
Sipas komunikatës së partisë në pushtet thuhet se BDI është parti e proceseve të mëdha dhe e përgjegjësisë kolektive ndaj besimit të shqiptarëve dhe nuk do të lejoj bastardim të tillë të hapësirës publike nga ana e RDK-së që vjen si pasojë e trishtimit ndaj debaklit të përsëritur që kjo parti do ta pësoj në zgjedhjet vijuese. (INA)
Vrasje në Saraj të Shkupit
Një person është vrarë mbrëmë në afërsi të Sarajit të Shkupit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20.30, me ç`rast vrasjes i ka paraprirë një zënkë ...- Thaçi: Tradhtarë janë tetovarët që votuan Ahmetin (15)
- Mashtrimi për Zonën e Lirë Ekonomike të Tetovës - Dr.Artan Dika (13)
- Menduh Thaçi ambasadorit Çejku: Ik, the qafën (Video) (10)
- Ahmeti takime në Shtëpinë e Bardhë në Uashington (7)
- Ministria e Shëndetësisë anashkalon specialistët shqiptarë (6)
- 3 vjetori i vrasjes së Komandant Kushtrimit (6)
Facebook
Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb
Ene keni ftyre me akuzu PDSH, RDK e analista se po perqajne popullin. Po ma perqares se BDI nuk ka lind nana Shqiptare!
Publikoni komentin tuaj