
Bashkëpunimi midis FSK-së dhe ARM-së
Shefi i Shtabit të Forcave të Armatosura të Republikës së Maqedonisë, Gorancho Koteski, e ka vizituar të martën Ministrinë e Forcës të Sigurisë së Kosovës, ku është pritur me nderime ushtarake të vendit. Ai ka mbajtur takime të ndara me ministrin e Ministrisë për FSK-në, Agim Çeku dhe Shefin e FSK-së, Gjenerallejtënant, Kadri Kastrati. Pas takimit të dy gjeneralët e vlerësuan lart bashkëpunimin në mes të të dyja shteteve në aspektin ushtarak.
Shefi i Forcave të Sigurisë së Kosovës (FSK), gjenerallejtënant Kadri Kastrati, pas takimit, në një konferencë për media e ka vlerësuar lart bashkëpunimin dhe ndihmën që Maqedonia i ka dhënë FSK-së, duke e ofruar poligonin e saj në Krivollak për trajnim të pjesëtarëve të FSK-së.
“Ky është edhe një tregues shumë i qartë që Forca e Sigurisë së Kosovës dhe Forcat e Armatosura të Republikës së Maqedonisë, kemi një bashkëpunim të shkëlqyer. Ju e dini që veç vitin e dytë ne bashkë, Forca e Sigurisë së Kosovës me njësitet e saj zbarkojnë në Qendrën e Trajnimeve në Krivollak dhe ky është një tregues i madh që Forcat e Armatosura të Republikës së Maqedonisë janë duke dhënë një kontribut jashtëzakonisht të madh shumë të rëndësishëm për Forcën e Sigurisë së Kosovës”, ka thënë ai.
Kastrati ka thënë se e ka njoftuar gjeneralin maqedonas për zhvillimet në Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe për punën që kjo forcë është duke e bërë për zhvillimin e kapaciteteve operacionale. Ai po ashtu falënderoi gjeneralin maqedonas Gorancho Koteski për rekrutimin e tre kadetëve që Akademia Ushtarake në Shkup ka ofruar shkollimin e këtyre pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës të komunitetit serbë dhe boshnjakë dhe, sipas tij, kjo do të jetë një mundësi e mirë që të dy komunitetet t’i dërgojnë atje për shkollim dhe pas shkollimit dhe përfundimit të studimeve të kthehen në Forcën e Sigurisë si oficerë të kësaj force. Kastrati po ashtu e ka falënderuar gjeneralin maqedonas edhe për mbështetjet e tjera që ky shtet i ka dhënë FSK-së.
Kurse Shefi i Shtabit të Forcave të Armatosura të Maqedonisë, gjeneralmajor Gorancho Koteski, është shprehur i kënaqur me vizitën e tij në Kosovë dhe ka shprehur gatishmërinë që përvojat që forcat e tij i kanë në misione paqeruajtëse t’i bartë edhe te Forca e Sigurisë së Kosovës.
“Në vizitën e sotme kemi biseduar me gjeneralin për zhvillimet dhe bashkëpunimin bilateral, po ashtu kemi biseduar për shkëmbimin e përvojave në edukim dhe trajnim. Ne jemi të gatshëm t’ju ofrojmë përvojat tona që i kemi në misionet paqeruajtëse, po ashtu e kemi ofruar poligonin tonë në Krivollak për përdorimin nga Forca e Sigurisë së Kosovës në trajnime. Ne do të vazhdojmë me bashkëpunimin bilateral”, ka thënë ai.
Ai ka shfaqur shpresojmë se edhe Kosova do të bëhet eksportues më i madh i sigurisë dhe do të kontribuojnë për stabilitet, jo vetëm në rajon, por edhe më gjerë. (KD/INA)
Përfundon pa marrëveshje takimi i radhës Thaçi-Daçiç
Takimi ndërmjet kryeministrave të Kosovës dhe të Serbisë, Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiq, i cili për temë ka pasur planin e zbatimit të marrëveshjes së 19 prillit, ka përfunduar pa marrëveshje. ...- Thaçi: Tradhtarë janë tetovarët që votuan Ahmetin (15)
- Mashtrimi për Zonën e Lirë Ekonomike të Tetovës - Dr.Artan Dika (13)
- Izet Zeqiri jep dorëheqje nga funksioni i deputetit (8)
- Ahmeti takime në Shtëpinë e Bardhë në Uashington (7)
- 3 vjetori i vrasjes së Komandant Kushtrimit (6)
- BDI nuk dorëzohet për Dollnenin, PDSH drejton akuza (5)
Facebook
Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb
Publikoni komentin tuaj