
Një shkollë në Gostivar pagëzohet me emrin e dëshmorit
Në seancën e 30-të të Këshillit të Komunës ë Gostivarit, këshilltarët komunalë njëzëri miratuan vendimin për pavarësimin e shkollës fillore të fshatit Forinë, shkollë kjo e cila do ta mbajë emrin e dëshmorit të flamurit dr. Shpend Iseini.
Për mëvetësimin e shkollës fillore të fshatit Forinë, e cila deri më tani ka funksionuar në kuadër të SHF “Përparimi” të fshatit Çegran, janë marrë pëlqimet e nevojshme nga Ministria e arsimit dhe shkencës, ndërsa me miratimin e vendimit nga ana e këshilltarëve komunalë, mundësohet që e gjithë procedura të përfundojë deri në fillimin e vitit të ri shkollor 2012/2013.
Këshilltarët komunalë, njëzëri miratuan edhe plotësimin e Programit për sport të Komunës së Gostivarit dhe Vendimin për mbështetje financiare të KF “Gostivari”, me çka nga buxheti i komunës do të ndahen 2,5 milion denarë (mbi 40 mijë euro), për të mbështetur këtë klub në synimet e tija për plasim në ligën e parë të futbollit të Maqedonisë.
Këshilli i komunës, në seancën e vet të 30-të, dha dritë jeshile për subvencionim të ndërmarrjes publike “Komunalec”, si dhe emëroi anëtarë të rinj të Këshillit drejtues dhe Komisionit mbikëqyrës të Fondacionit ITC – Gostivar, si dhe miratoi vendime për inkorporim të disa objekteve të ndërtuara pa leje në dokumentacionin planor urbanistik. (INA)
Shmanget fatkeqësia mbi hapësirën e Maqedonisë
Dy javë me parë është shmangur përplasja e dy aeroplanëve me udhëtarë mbi qiellin e Maqedonisë. ...- Mashtrimi për Zonën e Lirë Ekonomike të Tetovës - Dr.Artan Dika (13)
- Bejta: Nuk merrem më me Rufi Osmanin, nuk ka legjitimitet (11)
- Thaçi: Tradhtarë janë tetovarët që votuan Ahmetin (11)
- Izet Zeqiri jep dorëheqje nga funksioni i deputetit (8)
- SHSHM reagon për maltretimin e gazetarit të INA (7)
- Ahmeti takime në Shtëpinë e Bardhë në Uashington (7)
Facebook
Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb
Publikoni komentin tuaj