
Merko për të tretën herë garon në Strugë
Kryetari i deritanishëm i Strugës, Ramiz Merko për të tretën herë me radhë do të garojë për kryetar të komunës së Strugës.
Merko këtë e ka bërë të ditur për mediat maqedonase, duke theksuar se pret mbështetje nga struganët , por edhe dritën jeshile për kandidim nga ana e kreut të partisë BDI.
"Besoj se BDI do të më jap edhe një shans për të udhëhequr komunën e Strugës. Paralajmërime pozitive kam pranuar nga subjekti që i takoj, mirëpo gjithsesi fjalën përfundimtare do ta thotë lideri Ali Ahmeti dhe kryesia partiake", ka theksuar Merko.
Sipas tij, mbështetja për të vjen edhe nga partitë e tjera opozitare shqiptare dhe njerëzit e tyre.
Në prag të debateve dhe kandidaturave për Strugën për zgjedhjet e ardhshme lokale, janë shtuar zërat për mundësinë e një kandidati të përbashkët maqedonas nga VMRO-DPMNE dhe LSDM, i cili do të hyjë në garë për të fituar Strugën. (INA)
Sondazhi i “IPR Marketing”, koalicioni i majtë 51%, ai i djathtë 45%
Koalicioni i majtë i kryesuar nga Edi Rama vazhdon të kryesojë kundrejt atij të djathtë të Sali Berishës. ...- Daçiq – Gruevski: Modeli Skandinav dhe Baltik për Ballkanin (14)
- Thaçi: Shqiptarët pas euforisë po përballen me mashtrimin e BDI-së (12)
- Menduh Thaçi ambasadorit Çejku: Ik, the qafën (Video) (10)
- Deputeti i Kosovës e quan Skënderbeun hero të katolikëve (10)
- Kosova anulon Samitin e Ohrit (8)
- BDI: Së bashku arritëm shumë (6)
Facebook
Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb
Publikoni komentin tuaj