advertisement
Fillimi | Maqedoni | Nënshkruhet marrëveshje bashkëpunim me Regjionin e Normandisë së Poshtme të Francës
  • email Email shokëve
  • print Printo
  • Plain text Vetem tekst

Nënshkruhet marrëveshje bashkëpunim me Regjionin e Normandisë së Poshtme të Francës

Nënshkruhet marrëveshje bashkëpunim me Regjionin e Normandisë së Poshtme të Francës

Ministria e Vetëqeverisjes Lokale dhe Regjioni i Normandisë së Poshtme të Francës  vazhdojnë bashkëpunimin e filluar që nga viti 2006, duke nënshkruar tani Marrëveshjen për realizimin e Programit për bashkëpunim të decentralizuar  ndërmjet Normandisë së Poshtme dhe Republikës së Maqedonisë, të cilës i paraprinë Marrëveshja e vitit 2009.

Marrëveshjen për bashkëpunim e nënshkruan Ministri i Vetëqeverisjes Lokale Nevzat Bejta dhe zëvendës kryetarja e Regjionit të Normandisë së Poshtme, Korin Feret, e cila i printe delegacionit disa anëtarësh, në të cilin ishte i pranishëm edhe ambasadori i Francës në Maqedoni, Jean Claude Schlumberge.

Ministri Nevzat Bejta në takimin punues me delegacionin francez shprehu kënaqësinë e tij për bashkëpunimin e deritashëm veçanërisht me Regjionin e Normandisë së Poshtme i cili ka rezultuar me projekte të shumta në fusha të ndryshme.

“Franca ka dhënë kontribut të çmueshëm në Republikën e Maqedonisë, sidomos në zbatimin e procesit të decentralizimit, zhvillimin e barabartë regjional. Shpresoj se një model i atillë do të shërbej edhe te ne përmes këmbimit të përvojave dhe praktikave për decentralizim të suksesshëm që është një nga shtyllat e demokratizimit të shoqërisë. Sot jemi këtu, që të nënshkruajmë Marrëveshjen për bashkëpunim për periudhë trevjeçare në disa fusha, sidomos në thellimin e procesit të decentralizimit, zhvillimin institucional, në lëminë e të drejtave të barabarta, trashëgimisë kulturore, ngritjes së kapaciteteve në njësitë e vetadministrimit lokal dhe zhvillim të barabartë regjional, zhvillimin e politikës bujqësore dhe të drejtat e njeriut. Për këtë qëllim në Ministrinë e Vetëqeverisjes Lokale do të formohet Komision i veçantë për realizimin sa më të suksesshëm të bashkëpunimit me Regjionin e Normandisë së Poshtme dhe jetësimin e projekteve të parapara”, tha ministri Bejta. 

“Ne duam që komunat dhe regjionet në Maqedoni të zhvillohen në mënyrë të barabartë sepse vetëm ashtu do të jemi të barabartë me shtetet e zhvilluara evropiane  dhe vetëm ashtu do të realizojmë synimin tonë për përkushtim ndaj qytetarëve dhe për të mirën e tyre”, theksoi mes tjerash ministri Nevzat Bejta.

Nënkryetarja e Regjionit të Normandisë së Poshtme, Corinne Feret, shprehu gatishmërinë e saj dhe Regjionit të Normandisë së Poshtme për vazhdimin e bashkëpunimit të mëtutjeshëm duke nënvizuar se ekziston dëshirë për të ndihmuar dhe për realizimin e projekteve të parapara për periudhën e ardhshme. 

“Qëllimi ynë është që regjionet në Maqedoni të aftësohen për zhvillim të mëtutjeshëm dhe ti realizojmë projektet e hartuara, për çka do të punojmë në disa lëmi, në qeverisjen e mirë lokale, në kulturë, në kapacitetet institucionale në afrimin e qyteteve tona përmes vëllazërimit dhe këmbimin e përvojës sonë me qytetarët e Maqedonisë”, deklaroi Feret.

Takimin punues e përshëndeti edhe ambasadori Francey Schlumberge, i cili theksoi se ambasada franceze çmon lartë bashkëpunimin e deritashëm  dhe vlerëson se zgjedhja e Maqedonisë për bashkëpunim është një vendim i arsyeshëm duke çmuar lartë përkushtimin e deritashëm, sidomos në përpjekjet për procesin e decentralizimit.

Ky bashkëpunim është rezultat i përpjekjeve të përbashkëta  të Maqedonisë dhe Normandisë së Poshtme  për hapjen e territoreve të tyre  ndaj botës dhe ta nxisin popullatën e tyre për qytetërim aktiv në nivel lokal dhe evropian përmes reciprocitetit të ndërsjellë dhe respektimin e së drejtës evropiane. 

Programi ka të bëje me qeverisjen e mirë lokale në të gjitha temat e bashkëpunimit, zhvillimin e kapaciteteve të popullsisë lokale, si dhe këmbimin e përvojave dhe praktikave të mira. Qëllimet kryesore të projektit janë forcimi i kapaciteteve të pushtetit lokal për zbatimin e procesit të decentralizimit, të nxisin pjesëmarrjen e qytetarëve në vendimmarrje dhe të ndihmojnë zhvillimin e qëndrueshëm të tyre. 

Në suaza të Marrëveshjes për bashkëpunim ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Regjionit të Normandisë së Poshtme në periudhën e ardhshme do të realizohen projekte  në funksion të forcimit të qeverisjes së mirë, zhvillimin e institucioneve të pushtetit lokal, pjesëmarrjen e qytetarëve në punët lokale publike, zhvillimin e barabartë regjional  dhe ndihmë në procesin e integrimit të Republikës së Maqedonisë në Unionin Evropian. (INA)

 

Vlerëso tekstin
5.00

Subscribe to comments feed Komente (0 publikuar):

total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem shënoni kodin që shikoni në imazh:

Tjera nga Maqedoni
Previous
image
“Shën Kirili dhe Metodi”, festë në Shkup dhe Sofje
Në Maqedoni sot është ditë feste shtetërore me ç`rast shënohet 24 maji – Dita e shenjtëtorëve dhe mësuesve mbarësllavë dhe të ashtuquajtur maqedonas “Vëllezërit Kirili ...
image
Çitaku priti komisionin për çështje evropiane të Maqedonisë
Ministrja e Integrimit Evropian, Vlora Çitaku, priti në një takim pune Komisionin për Çështje Evropiane nga Parlamenti i Maqedonisë. Në këtë takim u ...
image
Demolohet Shtëpia e Kongresit të Alfabetit në Manastir
Sulmi ka ndodhur rreth orës katër të mëngjesit, ku janë shkaktuar dëme të mëdha materiale. ...
image
Hapja e dosjeve në Beograd për lustrimin në Maqedoni
Parlamenti Evropian mbështet procesin e lustrimit në Maqedoni, por kërkon edhe hapjan e arkivave dhe dosjeve të shërbimeve sekrete që gjendjen në Beograd. ...
image
Ahmeti: Shtyerja e zgjidhjes së emrit rrezikon hapjen e çështjeve tjera
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka pritur sot në takime të ndara në selinë e partisë në Tetovë Knut Volebek, Komisar i ...
image
Thaçi - Volebek për zhvillimet në Maqedoni
Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi ka pritur sot në takim Komisarin e Lartë të OSBE-së për pakica, Knut Volebek. Në takim u bisedua ...
image
Dënime me burg për 86 të akuzuarit për rastin “Kalldërma”
Gjykata Penale e Shkupit shqiptoi dënimet me burg për 86 të akuzuarit për rastin “Kalldërma”, të cilët janë punonjës të pikave të pagesave rrugore në ...
image
AI: Përkeqësohen marrëdhëniet mes shqiptarëve dhe maqedonasve
Organizata Amnesty International nxorri raportin vjetor për gjendjen e të drejtave të njeriut në botë që mbulon periudhën janar-dhjetor 2012. ...
image
PE miratoi Rezolutën për përparimin e Maqedonisë
Parlamenti Evropian (PE) sot ka miratuar Rezolutën për përparimin e Maqedonisë gjatë vitit 2012, që është një hap para në procesin e integrimit evropian. Rezoluta ...
image
Ivanov: Nacionalizmi po e helmon sportin në Maqedoni
Presidenti i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov i dënoi ngjarjet e mbrëmshme në stadiumin “Filipi i Dytë” në Shkup, të cilat kanë sjellë deri në ndërprerje të ndeshjes futbollistike mes Teteksit dhe Shkëndisë. ...
image
Zvicra dhe Maqedonia me Strategji për Bashkëpunim (2013 – 2016)
Ministri i Mjedisit jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Abdilaqim Ademi, mori pjesë në promovimin e Strategjisë për Bashkëpunim të Zvicrës me Maqedoninë periudha 2013-2016, që nën ...
image
Universitetet shqiptare organizuan projektin artistik ,,Ura me tri harqe”
Projekti artistik ,,Ura me tri harqe”, këtë vit u prezantua para publikut në kryeqytetin shqiptar, në Tiranë, dhe u organizua nga Universiteti Shtetëror i Tetovës, Universiteti i Prishtinës dhe Universiteti i Arteve nga Republika e Shqipërisë. ...
image
Franca mbështet Sekretariatin për çështje evropiane
Zëvendëskryeministri përgjegjës për çështjet evropiane dr. Fatmir Besimi dhe Ambasadori i Francës në Maqedoni SH.S. zonja Lorens Oer, sot nënshkruan marrëveshjen e bashkëpunimit për vitin 2013 - 2014. ...
image
Arrestohen tetë persona për përfshirje në krim me kartela bankare
Ministria e Punëve të Brendshme informoi se mbrëmë në një operacion të organizuar ka arrestuar tetë persona në Shkup dhe Kumanovë, që ishin përfshirë në ...
image
Bejta: Komuna e Gostivarit nuk ka dhënë leje për ndërtimin e kryqit në fshatin Zdunjë
Kryeatri i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta ka bërë të ditur qëndrimin dhe vendimin për ndërprerjen e punimeve lidhur me ndërtimin e një kryqi në oborrin e kishës së fshatit Zdunjë. ...
Next