
BFIM uron besimtarët për Natën e Beratit
Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame në Maqedoni uron besimtarët islam me rastin e Natës së bekuar të Beratit.
Në mesazhin e Reis ul-Ulema i BFI-së H. Sulejman ef. Rexhepi theskohet se në këtë natë më 04/05.07.2012 gjegjësisht më 14/15 Shaban, 1433 është nata e bekuar e Beratit.
“Lejletul Berat sipas disa komentatorëve të Kur'anit është natë kur Kur'ani fisnik ka zbritur në formë të plotë në qiellin e dynjasë, të bazuar në fjalën Hyjnore të Allahut Fuqiplotë: bazuar në fjalën Hyjnore të Allahut Fuqiplotë: “ Ne e zbritëm atë në një natë të bekuar. “ (Ed- Duhanë, 3-4) Ndërsa, në natën e Kadrit ka filluar t'i shpallet Pejgamberit a.s. në mënyrë graduale brenda 23 viteve. Por, gjithashtu është nata kur me dijen dhe gjykimin e All-llahut xh.sh. përcaktohen të gjitha çështjet për tërë vitin e ardhshëm.
Nata e beratit është quajtur e bekuar (mubarek) sepse në këtë natë lëshohet mëshira (rahmet), begati (bereket), mirësi, falje gabimeve (avf) dhe falje për banorët e Tokës.
Kjo është nata e mesme e muajit të Sha’banit, në të cilën All-llahu i Madhërishëm përcakton punët për vitin tjetër, i zëvendëson të gjallët me të vdekur, përcakton kush do të kryen Haxhin, dhe askush nuk mund të shtojë apo mungojë diç.”
“Duke e lutur Allahun e Lartësuar që të gjitha lutjet dhe veprat e hajrit ( agjërimin, sadakanë, dhuratat jetimëve, etj.) që i bëni për kënaqësi të Tij, tu pranohen. Për hajr nata e bekuar e Beratit!”, thuhet në mesazhin e kreut të BFIM. (INA)
Facebook
Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb
Publikoni komentin tuaj