
Fundjava me rekorde turistike në Liqenin e Ohrit
Parashikimet se kjo javë e sidomos vikendi të sjellë në bregun e Liqenit të Ohrit, numrin më të madh të mysafirëve e pushuesve u realizua plotësisht, bile edhe i tejkaloji parashikimet. Situata sinoptike që po mbretëron ndihmon verën turistike në Strugë e Ohër. Në Strugë edhe më tej nuk ka evidencë, ndërsa në Ohër vlerësohet se janë mbi 20 mijë mysafirë.
Hotelierët kanë paralajmëruar një valë të madhe të mysafirëve gjatë vikendit , parashikim që plotësisht u realizua. Vala e re e mysafirëve që është pritur gjatë këtij vikendi dhe të fillimit të javës, ka të ngjarë që do të tejkalojë të gjitha parashikimet. Në Strugë, edhe pse nuk ka ndonjë evidencë të saktë ose të përafërt të numrit të mysafirëve, por ajo që vërehet është se, kapacitetet e hoteleve gati janë përplot, ndërsa sektori privat shënon poashtu rritje, por vende të lira përsëri mund të gjinden.
Vazhdimisht arrijnë grupe të shumta që kërkojnë vend të lirë për vendosje në hotele ose në sektorin privat. Në Strugë, sot për të pushuar ishte një numër i madh i mysafirëve nga Maqedonia, Kosova, Shqipëria dhe vendet tjera europerëndimore, për shkak se është koha e pushimeve dhe bashkatdhetarët tanë janë po ashtu në vendlindje.
Këtë më së miri e dëshmojnë plazhet e mbushura përplot, në tërë gjatësinë e bregut të Liqenit të Ohrit, përkundër vështirësive që paraqiten, ku në rend të parë ndihet mungesë e parkingut, sepse shumica e mysafirëve në Strugë e Ohër vijnë me veturat e veta, por nuk mungojnë edhe ardhjet e organizuara me autobusë e furgonë.
Përderisa Ohri disponon mbase me kapacitete më të mëdha për parking, në Strugë po ndihet mungesa e parkingut. Edhe gjatë këtij vikendit, një numër i madh i mysafirëve dhe pushuesve, veturat e veta i parkojnë aty ku gjejnë vend të lirë, pavarësisht a është e lejuar apo jo. Policia, vazhdimisht “viziton” dhe evidenton pronarët e papërgjegjshëm të veturave të parkuara në vendet e palejuara, sidomos në plazhe e në parkun afër plazhit, që pastaj të ndërmarrë masat e duhura ligjore.
Plazhet e Strugës, gjatë këtij sezoni turistik, gati asnjëherë nuk kanë qenë ashtu të mbushura me pushues, në brigjet e Liqenit të Ohrit, por nuk kanë munguar as përgjatë rrjedhës së lumit Drini i Zi.
Një numër i madh i këtyre pushuesve, kanë sjellë edhe lundrat e veta të ndryshme, duke filluar që nga barkat e thjeshta, e deri tek skuterët në ujë, motoskafët, gliserat dhe pajisje të tjera moderne lundruese, për rekreacion, argëtim e sporte ujore.
Brigjet e Liqenit të Ohrit, sot shënuan shifrat rekorde të mysafirëve, që numri më i madh i tyre, edhe më tutje mbetet nga vendi.
Parashikimet që vikendi dhe fillimi i javës së ardhshme do të tejkalojë të gjitha rekordet, në rend të parë mbështetet në temperaturat tropikale që priten gjatë ditëve në vazhdim, së dyti, për shkak se në fundjavën e ardhshme mbahet edhe festivali “Këngë jeho” Strugë-2012, më datë 13, 14 dhe 15 korrik si dhe për shkak të muajit të shenjtë të Ramazanit, që fillon në fund të dekadës së dytë të muajit korrik. (Mehmet Latifi/INA)
Ahmeti - Zhernovski: Prioritet intergimi evroatlanik, M.O dhe marrëdhëniet ndëretnike
Sot në selinë e Bashkimit Demokratik për Integrim, kryetari Ali Ahmeti, ka pritur kryetarin e Partisë Liberalo-Demokratike të Maqedonisë, Andrej Zhernovski.Ahmeti dhe Zhernovski konstatuan marrëdhëniet ...- Daçiq – Gruevski: Modeli Skandinav dhe Baltik për Ballkanin (14)
- Thaçi: Shqiptarët pas euforisë po përballen me mashtrimin e BDI-së (12)
- Menduh Thaçi ambasadorit Çejku: Ik, the qafën (Video) (10)
- Deputeti i Kosovës e quan Skënderbeun hero të katolikëve (10)
- Kosova anulon Samitin e Ohrit (8)
- BDI: Së bashku arritëm shumë (6)
Facebook
Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb
Publikoni komentin tuaj