advertisement
Fillimi | Maqedoni | Bejta: Një milion euro kredi për Gostivarin
  • email Email shokëve
  • print Printo
  • Plain text Vetem tekst

Bejta: Një milion euro kredi për Gostivarin

Bejta: Një milion euro kredi për Gostivarin

Ministri i Vetëqeverisjes Lokale Nevzat Bejta mbajti një pres konferencë me gazetarët, me ç’rast njoftoi se me angazhimin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Ministrisë së Financave dhe me angazhimin e tij personal si ministër,  komunës së Gostivarit i është ndarë kredi nga Banka Botërore në vlerë prej 1 milion euro. Këto mjete, komuna e Gostivarit do të mund ti harxhoj për ndriçim publik më ekonomik, për mirëmbajtjen e higjienës së qytetit dhe për rezervuarin  e ujësjellësit në fshatit Debresh.

Ministri Nevzat Bejta potencoi gatishmërinë e tij të kahershme duke ritheksuar edhe njëherë se gjatë mandatit të tij si ministër, dëshiron të bashkëpunoj me të gjitha komunat pa dallim të proveniencave politike të kryetarëve të tyre, për të mirën e të gjithë qytetarëve dhe për përmirësimin e jetës së tyre nëpër komuna.  

“Me angazhimin e Qeverisë së RM-së, Ministrinë e Financave dhe me angazhimin tim personal, nga Banka botërore është siguruar kredi për komunën e Gostivarit në shumë prej 1 milion euro. Gjysma e këtyre mjeteve është paraparë të shfrytëzohen për rikonstruimin e ndriçimit rrugor ekzistues të qytetit dhe 19-të vendbanimeve përreth. Do të zëvendësohen 5.217 poça të vjetër elektrik të cilët do të ndërrohen me të ri të cilët janë shumë më ekonomik dhe më cilësor, me çka do të ulet kostoja e harxhimit të energjisë elektrike për ndriçim publik që paguan komuna si dhe investime tjera në këtë drejtim. Poashtu, rreth 400 mijë euro nga kjo kredi janë parapa të investohen për qytet më të pastër, më saktë për sigurimin e makinave bashkëkohore për larjen e rrugëve, për pastrimin e linjave të kanalizimit atmosferik dhe ujërave të zeza si dhe për automjete për pastrimin e borës në kushte dimërore dhe shenjëzimin e rrugëve. Me rëndësi të veçantë është të theksohet se rreth 100 mijë euro nga kjo kredi janë parapa të ndahen për ndërtimin e rezervuarit të ujit për ujë të mjaftueshëm dhe të pastër për pije për banorët e fshatit Debresh të Gostivarit. Me këtë pritet të zgjidhet problemi shumëvjeçar me mungesën e ujit për pije dhe nevoja tjera për Debreshasit e njëherësh do të zvogëloheshin në maksimum humbjet e panevojshme të ujit” theksoi ministri Bejta në pres konferencën e sotme me gazetarë.

Me këto mjete, më saktë nga kjo kredi e Bankës Botërore, komuna e Gostivarit do të mund të ndërmarrë aktivitetet e lartpërmendura që edhe njëherë dëshmohet  publikisht angazhimi i Qeverisë dhe veçanërisht angazhimi i ministrit të vetëqeverisjes lokale Nevzat Bejta për krijimin e kushteve sa më të mira për qytetarët e Gostivarit, siç është edhe stacioni filtrues i ujit në fshatin Vërtok, i cili duhet të jetë gati në vitin 2013-të. (INA) 


Vlerëso tekstin
2.20

Subscribe to comments feed Komente (13 publikuar):

në 13/07/2012 15:40:56
avatar
Mbaj per vete at kredi.nuk ma duhen parat e pista tuajat.Kemi prof.Rufi Osmanin asht ai i cili i siguron te gjitha mjetet qe i duhen Komunes shum ma mi se ti i paditur.Nuk munesh me trika te ulta ta rresh Popullin .Ket duhet gjithmon ta kesh te qart.
Thumbs Up Thumbs Down
7
Sazan në 13/07/2012 17:00:35
avatar
Ishin plot 4 vjet qe e pritem kete ndihme por per fat te keq nuk e shfrytezove , dhe prandej e more edhe vetdeshiren e popullit qe te nxorem nga pozicioni.
Thumbs Up Thumbs Down
2
Luljeta Aziri në 13/07/2012 17:02:56
avatar
Nese kandidohesh perseri , athre mos e pyet popullin se a ka deshir ose jo ..


Dihet se krejt qyteti dhe rethina ( pervec dufit ) jo do te thuajne ... :)
Thumbs Up Thumbs Down
2
Cufi në 13/07/2012 17:04:06
avatar
Mire do jete tjeter kandidat te nxjere BDI-ja ket nuk e dun as vet te BDI-se ne GV !!!
Thumbs Up Thumbs Down
0
Rinia shqiptare në 13/07/2012 17:04:17
avatar
I ndeuar, duke mos deshiruar qe te jua permendi as emrin sepse Gostivari nuk ka nevoj as per emrin tuaj, jua bejm me dije qe keto pallavra te kota qe i thoni shkoni dhe me mire recitoni dikund tjeter sepse Gostivarasit nuk kane nevoj per kredit tuaja. Ti para se ti sigurojsh Gostivarit 1 milion euro kredi shko ne gjykate dhe pergjigju per borxhin qe i lae gostivarit i cili ishte 11 milion euro, keto 1 milion nuk mbulojne pislleqet tuaja dhe borxhet qe i fute qytetaret e Gostivarit. Gostivari ka kryetarin e vet, ka njeriun me te deshmuar i cili vet pa pushtetin qendrore dhe qeverin tende i siguroi 5 milion euro investime ne Gostivar, prandaj Gostivari nuk ka nevoj per ty, meri keto 1 milion euro dhe dergoj ne qytete e maqedonasve ashtu sic keni bere deri tani vetem qe te pengoni Rufo Osmanin, ku ishit ju deri sot qe te siguroni kredi per Gostivarin por tani qe po afrohen zgjedhjet po mundoheni te shiteni si te mire, ju ka mesuar populli juve ..IK NEVZAT se GOSTIVARI NUK KA NEVOJ PER TY .
Thumbs Up Thumbs Down
3
Cufi në 13/07/2012 17:04:40
avatar
Mire do jete tjeter kandidat te nxjere BDI-ja ket nuk e dun as vet te BDI-se ne GV !!!
Thumbs Up Thumbs Down
0
kotekot në 13/07/2012 17:07:34
avatar
Perpara zgjedhjeve a!ujku qimen e ndron hujin jo.i kemi te fresketa kujtimet per ty.ata 1 milion e kota coi ne Kriva Pallank nuk na duhen parate e tua te pista.Rroft Prof Rufi Osmani.
Thumbs Up Thumbs Down
3
Aliu në 13/07/2012 17:29:45
avatar
Keto jane projektet e Rufiut qe i din te gjithe a ti mburresh me punen e te tjereve.
Thumbs Up Thumbs Down
3
adnan në 13/07/2012 17:31:37
avatar
ki tipi(nevzat bejta) kta projekte per te cilat thot se i ka lishu kredit komunes se gostivarit,kta projekte komuna e gostivarit i ka realizu me buxhetin e vet ky egersi ce 6 vjet premton se do e regulloj ujin e pijshim ne gv secilin vit fillon punimi po nderpritet dmth ki tipi i vjedh leket a sa per tu afirmu per kandidat te komunes kot e ka se de humb bindshem e kan mar popullin ne qaf kta ndyrsina (dui) turp sdi si po dalin me fol zoti i denofttt
Thumbs Up Thumbs Down
3
në 13/07/2012 19:18:04
avatar
o nevzat akoma nuk e ke te qart se sa te duan shqiptaret e gostivarit te cilet te denuan ne zgjedhjet e fundit lokale ku shumicen e votave i more nga porecant e cikllanes nga romet dhe nga shqipfolesit e gostivait ,nuk fitohet komuna e gostivarit ku ju nevzat aktivistet ma te medhej i ke huligana qe miren me pune te pista ,ku na shkatruan rinin shqiptare ne gostivare me lende narkotike ,e ke mar vetveten ne qefe o xati
Thumbs Up Thumbs Down
3
1 2 next total: 13 | Treguar: 1 - 10

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem shënoni kodin që shikoni në imazh:

Tjera nga Maqedoni
Previous
image
Fushata informative "BE-ja nga afër" u realizua edhe në Forinë të Gostivarit
Si pjesë e fushatës informative "BE-ja nga afër", një autobus udhëtues i BE-së qëndroi në fshatin Forinë të Komunës së Gostivarit. ...
image
Tetovë, nderohen instruktorët britanik të zjarrëfikësve "Operation Florian"
Me rastin e 20 majit, ditës së zjarrfikësve , kryetarja e Tetovës, Teuta Arifi morri pjesë në ceremoninë së ndarjes së certifikatave katër instruktorëve të ...
image
Bejta - Bexheti bashkërendojnë aktivitetet për çështjet juridike të qytetarëve
Me qëllim të përforcimit të bashkëpunimit në mes të Komunës së Gostivarit dhe Ministrisë së Drejtësisë dhe ofrimit të ndihmës juridike pa pagesë, në pajtim ...
image
Presidenti Ivanov u takua me përfaqësuesit e Universiteteve
Presidenti i Republikës së Maqedonisë Gjorgje Ivanov sot u takua me udhëheqësinë e universiteteve në Republikën e Maqedonisë.Në takim morën pjesë rektorët e universiteteve "Shën ...
image
Maqedonia në fund të rangimeve botërore për turizëm
Sipas një analize me të dhënat numerike dhe statistikore, rezulton se vendi më i vizituar në botë është Franca, vend të cilin gjatë vitit të ...
image
Besimi: Jemi të përkushtuar për në BE
Zëvendëskryeministri i Republikës së Maqedonisë, përgjegjës për Çështje Evropiane, Fatmir Besimi dhe Alesandro Frakaseti, ushtrues detyre dhe përfaqësues rezident i UNDP-së në Republikën e Maqedonisë ...
image
Ivanov në takim me udhëheqësitë e universiteteve shtetërore
Presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov sot do të realizojë takim me udhëheqësitë e universiteteve shtetërore.Në takim do të shqyrtohen qëndrimet dhe propozimet për ...
image
Arrestohet pronari i shkritores serbe që punoi bustet e “Shkupi 2014”
Në Serbi u arrestua sot pronari i shkritores dhe kompanisë për punimin dhe përpunimin e përmendoreve në bronz dhe materiale tjera “Livnica Jeremiq”, e cila ...
image
Maqedoni, komunat në krizë me koalicionet komunale
Tetova dhe Struga janë dy komunat më të mëdha ku akoma nuk është arritur marrëveshja për koalicionin në nivel komunal. ...
image
"Blej shtëpi, blej banesë" deri në fund të 2013
Qeveria e vazhdoi afatin për parashtrimin e kërkesave për projektin "Bli shtëpi, bli banesë". Për këtë vit do të shpallet një thirrje në suaza të ...
image
Maqedoni, fushata për adaptimin e bujqësisë në ndryshimet klimatike
Në kuadër të projektit të USAID-it për Adaptim të bujqësisë ndaj ndryshimeve klimatike, i implementuar nga Rrjeti për zhvillim rural të Republikës së Maqedonisë, në ...
image
Jahjaga: S`ka akoma ftesë për Samitin e Shkupit
Presidenca e Shkupit akoma nuk i ka dërguar ftesë presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga për të marrë pjesë në Samitin e Ohrit. ...
image
Operacion antidrogë Ohër - Strugë
Ministria e Brendshme e Maqedonisë në dy operacione të ndara antidrogë prej mbrëmë deri në orët e hershme të mëngjesit ka konfiskuar 65 kilogram drogë ...
image
Kryetari Bejta vizitoi shkollën “Ismail Qemali”
Janë duke vazhduar vizitat e kryetarit të Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta me bashkëpunëtorët e tij nëpër shkollat e qytetit. ...
image
Ibrahimi zgjidhet sekretar i komunës së Dollnenit
Kandidati i PDSH-së për kryetar komune në komunën e Dollnenit, Sevgani Ibrahimi është zgjedhur sekretar i kësaj komune, ku në raundin e tretë zgjedhor fitoi ...
Next