
700 kandidatë kanë kaluar testet për policë
Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) në Maqedoni informoi sot se 700 kandidatë kanë kaluar testet për gatishmërinë fizike dhe aftësitë motorike, në kuadër të konkursit për pranimin e 300 policëve të rinj.
”Deri në fund të kësaj faze mbeten edhe disa ditë. Deri më tani selektimin e kaluan 596 meshkuj dhe 104 femra, përkatësisht 10 deri 15 për qind, që është një numër stabil i kandidatëve të cilët do t'i kalojnë kontrollet", deklaroi ministrja e MPB-së, Gordana Jankullovska, e cila vizitoi sot kazermën Gjorçe Petrov, ku po bëhen testimet e kandidatëve.
Ajo theksoi se në mesin e kandidatëve ka pjesëtarë të të gjitha bashkësive etnike, në përqindje me pjesëmarrjen e tyre në popullatën e përgjithshme në Maqedoni.
Kontrolli i kandidatëve zhvillohet në disa faza. pas kësaj të parës, në të cilën testohet gatishmëria fizike dhe aftësitë motorike, pasojnë testet psikologjike, kontrolli i gjendjes shëndetësore, kontrolli i njohurive të përgjithshme, të shprehurit me shkrim dhe në fund intervista e cila është edhe faza përfundimtare gjatë selektimit të kandidatëve.
Ditë më parë një pjesë e kandidatëve shqiptar deklaruan për INA se ishin skualifikuar padrejtësisht nga testet fizike, ndërsa nga ana tjetër ishin kaluar pozitivisht kandidatët maqedonas që ishin në grupin e tyre. (INA)
Peci dorëhiqet, Sadiku emërohet shef i Zyrës Ndërlidhëse në Beograd
Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, ka propozuar ambasadorin aktual në Zagreb, Valdet Sadiku, në detyrën e zyrtarit ndërlidhës të Republikës së Kosovës në Beograd. ...- Daçiq – Gruevski: Modeli Skandinav dhe Baltik për Ballkanin (14)
- Thaçi: Shqiptarët pas euforisë po përballen me mashtrimin e BDI-së (12)
- Menduh Thaçi ambasadorit Çejku: Ik, the qafën (Video) (10)
- Deputeti i Kosovës e quan Skënderbeun hero të katolikëve (10)
- Kosova anulon Samitin e Ohrit (8)
- BDI: Së bashku arritëm shumë (6)
Facebook
Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb
Publikoni komentin tuaj