advertisement
Fillimi | Maqedoni | Karvan i OEMVP në Kumanovë
  • email Email shokëve
  • print Printo
  • Plain text Vetem tekst

Karvan i OEMVP në Kumanovë

Karvan  i OEMVP në Kumanovë

Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri - Perëndimore (OEMVP) dje në Kumanovë mbajti takimin prezantues me bizneset e rajonit të Kumanovës dhe Likovës në kuadër të projektit Karvani i OEMVP-së. 

Kryetari i OEMVP-së, Menderes Kuçi përshëndeti të pranishmit dhe uroi që kjo organizatë që tubon bizneset të zgjerohet edhe më tej dhe ka synime të tjera për promovimin dhe zhvillimin e biznesit në Maqedoni. Ai me theks të veçantë përmendi bashkëngjitjen e bizneseve shqiptare të Kumanovës, në këtë institucion organizues, që mbron dhe promovon bizneset brenda dhe jashtë vendit. 

Drejtori i ri i OEMVP, Fatmir Bytyqi informoi mbi punën, arritjet dhe planet e mëtejmë të kësaj ode. 

"OEMVP në vitin 2011 ka arritur të realizojë disa projekte konkrete për përfaqësimin dhe promovimin e bizneseve, përfshirë projektin Biznesi pa kufij, takimet me afaristët, manifestimi sipërmarrës i viti dhe projektet tjera", theksoi Fatmir Bytyqi, duke shtuar se pas aktivitetit 7 vjeçar, OEMVP është shëndërruar partner i barabartë i odave ekonomike në Maqedoni dhe më gjërë. 

Sipas tij, OEMVP në periudhën e ardhshme planifikon projekte edhe më të gjëra , duke zgjeruar fushat e promocionit, zgjerimin e debatit me institucionet qeveritare dhe institucione tjera. 

"Ne në mënyrë intensive do të ndjekim praktikat që do të ofrojmë bizneset tona në tregjet globale", theksoi Fatmir Bytyqi.

OEMVP thekson se me punën e deritanishme ka arritur që deri tani për një periudhë dymujore të bëjë 50 anëtarë të rij, por do të vazhdojë edhe trendi i zgjerimit dhe përfshirjes së anëtarëve të rinj. Deri tani OEMVP numëron 405 anëtarë, ku dominojnë bizneset nga Tetova me 165 biznese, Shkupi me 135 biznese, Kumanova me 15 biznese, Gostivari me 41 biznese dhe qytetet tjera. 

Drejtori ekzekutiv i kësaj ode informoi se bizneset mund të kenë përfitimet nga anëtarësimi, në fushën e informimit, këshillimit dhe lobimit. 

Në kuadër të këtij takimi u prezantua edhe projekti i USAID për promovimin e investimeve dhe mbështetjen e eksportit. (INA)

 

 

 

Vlerëso tekstin
4.33

Subscribe to comments feed Komente (0 publikuar):

total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem shënoni kodin që shikoni në imazh:

Tjera nga Maqedoni
Previous
image
RDK: Nevzat Bejta nuk është legjitim
Rilindja Demokratike Kombëtare (RDK), përmes një deklarate me shkrim e quan jo legjitim kryetarin e Komunës së Gostivarit si dhe të pa aftë për ti përmbushur premtimet elektorale ndaj qytetarëve. ...
image
Edhe presidenti bullgar anulon praninë në Samitin e Ohrit
Presidenti bullgar Rosen Plevneliev nuk do të jetë pjesëmarrës në samitin e presidentëve dhe shefave të qeverive të vendeve të Evropës Juglindore që do të ...
image
Temperaturat e larta në Maqedoni, shpallet faza e verdhë alerte
Pjesa më e madhe e territorit të Maqedonisë sot do të përfshihet me temperatura, të cilat e definojnë fazën e verdhë, gjegjësisht fazën alerte, përveç ...
image
Klimë intolerance fetare në Maqedoni
Në Maqedoni në përgjithësi janë respektuar liritë fetare, mirëpo komunitetet fetare megjithatë kanë shprehur pakënaqësi dhe problemet e tyre. ...
image
Ministri i Ekonomisë takime me kryetarët e komunave veriperëndimore
Ministri i Ekonomisë i Maqedonisë, Valon Saraçini sot do të takohet me kryetarët e komunave të rajonit të Maqedonisë Veriperëndimore. Tetova, Gostivari, komunat rurale të Pollogut, ...
image
Studentët e stomatologjisë të USHT-së praktikë në Universitetin e Sarajevës
Studentet e vitit të tretë dhe të katërt të stomatologjisë, të Fakultetit të Shkencave të Mjekësisë të Universitetit Shtetëror të Tetovës, praktikën profesionale do ta ...
image
Shkupi i shqetësuar nga vetoja greke dhe bullgare
Ministrat e jashtëm të BE-së në seancën e sotme pritet të kërkojnë caktimin e datës për fillimin e bisedimeve të ngecura me Maqedoninë. ...
image
FNDNJM: Karaga po shkatërron Teatrin Shqiptar
Forumi Ndërkombëtar për të Drejtat e Njeriut në Maqedoni (FNDNJM), thotë se është i shqetësuar tej mase për acarimin e raporteve ndërkolegiale në Teatrin Shqiptar ...
image
Katër shtete të BE-së kërkojnë rikthimin e vizave
Katër shtete evroperëndimore kërkojnë rikthimin e regjimit të vizave për Maqedoninë dhe vendet e tjera të Ballkanit. ...
image
Fushata informative "BE-ja nga afër" u realizua edhe në Forinë të Gostivarit
Si pjesë e fushatës informative "BE-ja nga afër", një autobus udhëtues i BE-së qëndroi në fshatin Forinë të Komunës së Gostivarit. ...
image
Tetovë, nderohen instruktorët britanik të zjarrëfikësve "Operation Florian"
Me rastin e 20 majit, ditës së zjarrfikësve , kryetarja e Tetovës, Teuta Arifi morri pjesë në ceremoninë së ndarjes së certifikatave katër instruktorëve të ...
image
Bejta - Bexheti bashkërendojnë aktivitetet për çështjet juridike të qytetarëve
Me qëllim të përforcimit të bashkëpunimit në mes të Komunës së Gostivarit dhe Ministrisë së Drejtësisë dhe ofrimit të ndihmës juridike pa pagesë, në pajtim ...
image
Presidenti Ivanov u takua me përfaqësuesit e Universiteteve
Presidenti i Republikës së Maqedonisë Gjorgje Ivanov sot u takua me udhëheqësinë e universiteteve në Republikën e Maqedonisë.Në takim morën pjesë rektorët e universiteteve "Shën ...
image
Maqedonia në fund të rangimeve botërore për turizëm
Sipas një analize me të dhënat numerike dhe statistikore, rezulton se vendi më i vizituar në botë është Franca, vend të cilin gjatë vitit të ...
image
Besimi: Jemi të përkushtuar për në BE
Zëvendëskryeministri i Republikës së Maqedonisë, përgjegjës për Çështje Evropiane, Fatmir Besimi dhe Alesandro Frakaseti, ushtrues detyre dhe përfaqësues rezident i UNDP-së në Republikën e Maqedonisë ...
Next