
Osmani më i votuar pas Gruevskit
Lideri i RDK-së, Rufi Osmani është radhitur si politikani më i besuar tek shqiptarët, por edhe si lideri i dytë politik në Maqedoni, pas kryeministrit Nikolla Gruevski.
Kjo bëhet e ditur nga anketa e realizuar nga Instituti “Rejting” me kërkesë të së përditshmes maqedonase “Fokus”. Kjo anketë për herë të parë nxjerrë Gruevskin me rejting më të ulët dhe besim të humbur tek qytetarët për 10 për qind.
Sipas anketës së realizuar për Nikolla Gruevskin kanë mendim negativ 20,8 për qind e qytetarëve. I dyti radhitet kreu i RDK-së, Rufi Osmani me 14,7 për qind.
Ndërsa në vendin e tretë janë të përafruar Branko Cërvenkovski i LSDM-së me 11,3 për qind dhe Ali Ahmeti i BDI-së me 11,2 për qind. Kreu i PDSH-së radhitet me besim 6,9 për qind.
Nga ana tjetër, anketuesit që janë deklaruar për liderët politik shqiptarë, 67,5 për qind kanë mendim pozitiv për Rufi Osmanin, 49,1 për qind për Ali Ahmetin dhe 37,6 për qind për Menduh Thaçin. Anketa në përgjithësi qartëson se shumica e qytetarëve kanë bindje negative ndaj liderëve të partive politike maqedonase dhe shqiptare. Ky hulumtim është realizuar nëpërmjet telefonit në periudhën prej 7 deri 12 korrik, ndërsa janë përfshirë 1560 qytetarë. (INA)
Elsa Lila në jurinë e "X Factor"
Elsa Lila eshte ne bisedime e siper per te qene pjese e jurise kryesore ne sezonin e ri te X Factor. Kontrata ende nuk ...- Daçiq – Gruevski: Modeli Skandinav dhe Baltik për Ballkanin (14)
- Thaçi: Shqiptarët pas euforisë po përballen me mashtrimin e BDI-së (12)
- Menduh Thaçi ambasadorit Çejku: Ik, the qafën (Video) (10)
- Deputeti i Kosovës e quan Skënderbeun hero të katolikëve (10)
- Kosova anulon Samitin e Ohrit (8)
- BDI: Së bashku arritëm shumë (6)
Facebook
Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb
Kjo deshmon seriozitet dhe masovitet dhe garanci per te bere pune. Rufi Osmani gjithashtu duhet si parti te jete aktiv me konferenca me gazetaret.
Ndersa me kryesore eshte sa me shpejt me mbajt kongresin. Sa me masiv te jete dhe ne sallen Boris Trajkovski
Votoni RDK qe popullit Shqiptar ti kthehet dinjiteti dhe krenaria.
Publikoni komentin tuaj