
Vështirë bashkimi i opozitës shqiptare në Maqedoni
Në Maqedoni vazhdon ndarja e opozitës shqiptare, edhe pasi PDSH arriti aleancën me LSDM maqedonase për zgjedhjet 2013.
PDSH si forca më e madhe shqiptare opozitare arriti gjatë kësaj jave marrëveshjen me partinë më të madhe opozitare maqedonase LSDM për bashkëpunim dhe mbështetje në zgjedhjet e ardhshme lokale të vitit 2013.
Përkundër kësaj marrëveshje, partitë e tjera shqiptare të opozitës janë shprehur kundër kësaj aleance dhe nuk paralajmërojnë që ti bashkëngjiten asaj.
PDSH ka nënvizuar se do t`i bëj ftesë të gjitha partive opozitare shqiptare për t`iu bashkëngjitur bllokut opozitar shqiptaro – maqedonas. Një zyrtar i kësaj partie theksoi se ftesat do të jenë për RDK, DR dhe partitë e tjera. Sipas tij, është interes shqiptarë dhe ndërkombëtarë që të bashkohet edhe opozita shqiptare.
Por, nga ana tjetër, RDK dje përmes zëdhënësit të saj ka paralajmëruar se nuk do ti bashkëngjitet kësaj aleance me LSDM-në e Branko Cërvenkovskit.
“Nuk jemi për koalicion parazgjedhor me frontin opozitar të udhëhequr nga Cërvenkovski. Në zgjedhje do të marrim pjesë bashkërisht me Demokracinë e Re dhe Bashkimin Demokratik Shqiptar, përfshirë edhe subjekte, shoqata dhe personalitete shqiptare”, deklaroi zëdhënësi i RDK, Artan Dika. Ai ka theksuar se do të shihet më pas se a do të ketë bashkëpunim me ndonjë forcë politike në raundin e dytë në zgjedhjet e ardhshme lokale.
Demokracia e Re (DR) bën të ditur se nuk dëshiron të komentojë aleancën e re Thaçi – Cërvenkovski dhe se kryesia partiake gjatë kësaj fundjave do të vendos për aktivitete të mëtejshme dhe vlerësimin e situatës së fundit politike.
RDK, DR dhe BDSH kanë arritur marrëveshjen parimore për një aleancë të re politike, e cila do të jetë oferta alternative për elektoratin shqiptarë dhe e hapur për të përfshirë të gjithë shqiptarët e pakënaqur nga dy subjektet aktuale BDI dhe PDSH.
Ky bllok politik ka paralajmëruar se në muajin shtator do të nis me aktivitete intensive dhe sqarimin e platformës politike. LSDM ka bërë të qartë se është detyrë e PDSH që të përpunojë zgjerimin e frontit opozitar me partitë e tjera opozitare shqiptare. (INA)
Hoxhaj kërkoi hapjen e pikës kufitare Stançiq - Bellanoc
Prishtina kërkon hapjen e vendkalimit kufitar Bellanoc – Stançiq dhe se kjo kërkesë sot është bërë në Shkup nga ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj. ...- Daçiq – Gruevski: Modeli Skandinav dhe Baltik për Ballkanin (14)
- Thaçi: Shqiptarët pas euforisë po përballen me mashtrimin e BDI-së (12)
- Menduh Thaçi ambasadorit Çejku: Ik, the qafën (Video) (10)
- Deputeti i Kosovës e quan Skënderbeun hero të katolikëve (10)
- Kosova anulon Samitin e Ohrit (8)
- BDI: Së bashku arritëm shumë (6)
Facebook
Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb
Xiki eshte me i arsyeshem,ai jep alternativ te sukseshme,deshtet apo jo,PDSH eshte partija me e madhe opozitare ajo e randon kantarin me shum se gjitha partit tjera opozitare.Qellimi eshte qe te fitoj opozita pastaj gjerat tjera rregulloen.Menyra se si qaseni ju po i ndihmojni perqarjes ne fakt i ndihmojni GRUEVSKIT dhe ALIUT.
-Kur Aliu her hinte ne qeveri me Brankon e her me Gruevski ju fare nuk e kontestojshi cka do te thot se ju nuk jeni korekt ose e bejni me qellim qe te i ndimojni Alis si qe i keni ndihmuar para se te del ne sken RDK-ja.TUNG
O Hisni Shaqiri a e ke diku qat pusht allahile krise se veq ti je për shqiptari. Kta tjert rufi e Mendu e Ali kret presin te dera e Cervenkovskit e Gruevskit cili ti shtin brenda ata hin.
O Hisni Shaqiri a e ke diku qat pusht allahile krise se veq ti je për shqiptari. Kta tjert rufi e Mendu e Ali kret presin te dera e Cervenkovskit e Gruevskit cili ti shtin brenda ata hin.
-Kur PDSH ne 2000-2oo1 ishte ne prag te zgjedhjes se problemit me Lupco Gorgievskin erdhi thika pas shpine dhe u be ajo qe u ba.BRANKO Crvenkovski ua ka nji borxh shhiptareve dhe ai me cdo kusht deshiron qe te ua cpaguaje borxh eshte i futur ne hipotek.Po shqiptaret le te bashkohen askush nuk i ndalen dhe une besoj me ne fund kjo do te ndodhe kesaj rradhe.Branko tash detyrimisht e ndron emrin dhe gjithcka shkon pastaj.
Publikoni komentin tuaj