
Maqedoni, në pranga mashtruesi për punësimet në polici
Premtuesi i punësimeve në policinë e Maqedonisë ka rënë në pranga, pasi që ndaj tij rëndojnë akuza për mashtrim. SPB në Kumanovë informoi se bëhet fjalë për 27 vjeçarin me inicialet B.M nga Haraçina e Shkupit, i cili dyshohet për kryerjen e gjashtë veprave penale për mashtrim.
Shuma e kërkuar për punësime ka qenë rreth 5 mijë euro për person, ndërsa në këtë mënyrë ka arritur që të mashtrojë disa persona. Ai duke u paraqitur si funksionarë i lartë i MPB-së, përmes premtimeve kishte arritur që të mashtrojë disa qytetarë edhe me premtimet se do ti siguronte diplomat e shkollimit të mesëm. Një pjesë të parave ai i kishte përfituar menjëherë përmes mashtrimit, ndërsa një pjesë e siguronte me këste. Ai u denoncua nga dy qytetarë, njëri nga fshati Tabanoc dhe tjetri nga Kumanova, të cilët kishin konkurruar në konkursin e fundit për policë. (INA)
Facebook
Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb
Publikoni komentin tuaj