advertisement
Fillimi | Maqedoni | Ndalohet lundrimi i të gjithë skuterave në liqenin e Ohrit
  • email Email shokëve
  • print Printo
  • Plain text Vetem tekst

Ndalohet lundrimi i të gjithë skuterave në liqenin e Ohrit

Ndalohet lundrimi i të gjithë skuterave në liqenin e Ohrit

Kohë më parë, Qeveria e Maqedonisë, solli një vendim, lidhur me lundrimet e mjeteve lundruese nëpër ujërat e Liqenit të Ohrit dhe të Prespës, që nuk përmbushi rezultatet e pritura, ndaj ky vendim u plotësuar me një vendim tjetër për ndalesë të përgjithshme të lundrimit të skuterëve nëpër liqe.

Me vendimin e mëparshëm të Qeverisë së Maqedonisë, ndalohej lundrimi i skuterave me kapacitet mbi 45 KW deri më 20 gusht në periudhën prej orës 11.00 deri në ora 18.00. .

Sipas vendimit të sjellur nga Qeveria e RM-së, kjo ndalesë vlen gjatë ditës, nga ora 11:00-18:00, në tërë sipërfaqen e Liqenit të Ohrit, por edhe në liqejt e Prespës dhe Dojranit. Kjo masë ishte  ndërmarrë për të krijuar siguri të pushuesve dhe plazhistëve, për të evituar situata të padëshiruara që rrezikojnë edhe jetë njerzish në ujërat e liqejve, si dhe për shkaqe të ndotjes së ambijentit. Megjithate kjo masë nuk vlen për shërbimet policore, doganore dhe shërbimet e inspektoratit etj. 

Tani, ky kufizim, ose kjo ndalesë parashef ndalesë për të gjithë skuterët, pavarësisht nga kapaciteti i tyre, duke pasë parasysh se kufizimet e mëparshme nuk kanë dhënë rezultate të pritura, përkundër paralajmërimeve për gjoba të larta ndaj personave që shkelin këte vendim. 

Sipas vendimit të Qeverisë, për të gjithë ata që shkelin këtë vendim, ose nuk e respektojnë ndalimin e lundrimit të skuterëve, janë paraparë edhe masa ndëshkuese, gjoba  në të holla, që sillen nga 2-3.000 euro për persona juridik, dhe për individ  ose tregëtar prej 500-1.000 euro, ndërsa personat fizik do të dënohen me gjobë prej 300-500 euro,  në kundërvlerë me denar.

Edhe Ministria e Transportit dhe Lidhjeve, ka apeluar deri tek të gjithë qytetarët që të respektohet ky vendim i Qeverisë, që të mundësohet pushimi i lirshëm dhe komod në ujërat e liqejve.

Mirëpo, shkeljet e shumta që u bënë përkundër vendimit të sjellur të Qeverisë, masa e kufizimeve dhe ndalesës ka përfshirë të gjithë skuterët, sepse derisa ishte në fuqi vendimi i mëparshëm për shkak të shkeljeve janë ngritur edhe priocedura ndaj kundërvajtësve, nga ana e Kapitenerisë së Ohrit, inspektorateve dhe policisë, por epilogu nuk është bërë i ditur. (M.Latifi/INA)


Vlerëso tekstin
5.00

Subscribe to comments feed Komente (0 publikuar):

total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem shënoni kodin që shikoni në imazh:

Tjera nga Maqedoni
Previous
image
Kryetari Nevzat Bejta vizitoi shoqatën e Gostivarasve në Stamboll
Gjatë vizitës në Republikën e Turqisë, Kryetari i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta realizoi një takim me Shoqatën Gostivarase për Kulturë dhe Solidaritet në Alibejkoj, ...
image
Kroacia mbështet anëtarësimin e Maqedonisë në BE
Zëvendëskryeministri përgjegjës për çështjet evropiane Dr. Fatmir Besimi realizoi sot takim protokolar me Ambasadorin e Republikës së Kroacisë në Maqedoni, Zlatko Kramaric. ...
image
Plagosje me armë në Shkup
Një person është plagosur mbrëmë me armë zjarri në lagjen Butel të Shkupit. Incidenti ka ndodhur në afërsi të komunës së vjetër, kur shtetasi me ...
image
Bejta intensifikon bashkëpunimin me komunat turke
Në kuadër të takimeve të shumta që është duke i realizuar në Republikën e Turqisë, Kryetari i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta në patronazhin e ...
image
BE ‘nokauton’ Maqedoninë
Presidenca irlandeze me Bashkimin Evropian (BE), sot i theu të gjitha shpresat se Unioni do t’i kapërcejë të gjitha interesat e ngushta dhe pas pesë ...
image
Qeveria e Maqedonisë 20 milion euro në vit për fushata mediale
Qeveria e Maqedonisë për çdo vit harxhon më shumë se 20 milion euro për reklama dhe fushatat mediale. Kjo e dhënë është publikuar në raportin ...
image
Prishtina detyron Shkupin të heq taksën kufitare
Kosova dhe Maqedonia arritën marrëveshje për heqjen e taksës kufitare për eksportin dhe importin e mallrave midis dyja vendeve....
image
Rriten tensionet mes Athinës e Shkupit
Presidenti i grek, Karolos Papulas, ka përdorur një gjuhë të ashpër ndaj udhëheqjes maqedonase, për të cilën ka thënë se po insiston në ideologjinë e ...
image
Teuta Arifi priti zv/ministren e jashtme Edit Harxhi
Kryetarja e Tetovës, Teuta Arifi mbrëmë në Tetovë zhvilloi  takim me zëvendësministren  e punëve të jashtme të Shqipërisë, Edith Harxhi.Gjatë takimit u bisedua për perspektivat ...
image
Garip Kaba drejtor i NP “Komunallno” në Strugë
Garip Kaba, i njohur si ish-deputeti i PDSH-së është emëruar në postin e drejtorit të ndërmarrjes komunale “Komunallno” në Strugë. Kaba ka theksuar se në ...
image
Vendi sot në fazën alerte të të nxehtit
Maqedonia prej sot do të jetë me temperatura të larta dhe shkallën e lartë të Indeksit UV, që njihet si faza e verdhë. ...
image
Temperaturat e larta stërmbushin bregun e Liqenit të Ohrit
Rritja e temperaturave ka bërë që struganët por edhe shumë turistë nga qytetet tjera dhe vendet fqinje t’ia mësyejnë Liqenit të Ohrit....
image
Bexheti takoi raportuesin special të OKB-së
Ministri i Drejtësisë i Maqedonisë, Blerim Bexheti sot priti në një takim raportuesin special të OKB-së për lirinë e mendimit dhe shprehjes, Frank La Rue.  Ky ...
image
Rama: Berisha të pranojë se nuk ka më takat
Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka zhvilluar një “kënd fjale” në qytetin e Prrenjasit....
image
Dalder: Maqedonia vazhdon të mbetet jashtë dyerve të NATO-s
Ambasadori i SHBA-së në NATO, Ivo Dalder thotë se Aleanca akoma nuk ka pëlqim për pranimin e Republikës së Maqedonisë, por se po punohet në atë që 28-të vendet anëtare të dakordohen të arrihet sukses për këtë çështje....
Next