
Publikohen emrat e 11 ish-spiunëve në Maqedoni
Komisioni për Lustrimin në Maqedoni ka publikuar në faqen zyrtare emrat dhe dosjet e personave që kanë qenë bashkëpunëtorë të shërbimeve sekrete.
Në mbrëmje u publikuan emrat dhe dosjet e 11 personave që kanë qenë ish-spiunë dhe se në mesin e tyre janë edhe katër ish-funksionarë dhe personalitete publike shqiptare.
Personat e shpallur si bashkëpunëtor të shërbimeve sekrete në të kaluarën janë: Sllobodan Ugrinovski, Zoran Jovanovski (anëtar i këshillit komunal në Rosoman), Vlladimir Millçin (regjisor dhe kryetar i Institutit Shoqëri e Hapur – Soros), Faredin Miftari ( Drejtor i burgut), Sejfedin Haruni (ish-deputet dhe kryetar i PPD-së), Jordanço ]evrevski (dekan i Fakultetit të Arteve dramatike), Nikolçe Babovski (kandidat për deputet), Vangel Gagaçev (ish-gjykatës), Kosta Ballabanov, Shaban Shehu dhe Mahi Nesimi.
Në faqen e Komisionit të Lustrimit janë shpallur vendimet që konfirmojnë këto persona si bashkëpunëtor të shërbimeve sekrete në të kaluarën, kryesisht bashkëpunëtor të UDB-së jugosllave, por gjithashtu janë shpallur edhe dokumente dhe dosje plotësuese.
Komisioni për Lustrimin në të ardhmen në bazë të Ligjit të ri gradualisht do të publikojë emrat e bashkëpunëtorëve të shërbimeve sekrete në Maqedoni. (INA)

13:42 - Vizita e një delegacioni nga ambasada amerikane në Shkup ka shtyer sot publikimin e paralajmëruar të emrave të spiunëve në Maqedoni.
Komisioni për Lustrimin për sot kishte paralajmëruar publikimin e emrave dhe dosjeve të 11 personave që kanë qenë bashkëpunëtorëve të shërbimeve sekrete në të kaluarën, kryesisht bashkëpunëtor të ish-UDB-së.
Por, një delegacion i ambasadës amerikane sot ka qëndruar për vizitë të këtij komisioni, ku zyrtarisht u bë e ditur se delegacioni amerikan ka shprehur interes lidhur me procesin e lustrimit dhe Ligjin e ri, me të cilin publikohen emrat dhe dosjet e ish-spiunëve.
Kryetari i Komisionit të Lustrimit, Tome Axhiev hodhi poshtë sot pohimet se kjo vizitë ndikoi në shtyerjen e publikimit të emrave dhe dosjeve të 11 funksionarëve të kaluar, që kanë bashkëpunuar me shërbimet sekrete. (INA)
08:16 - Komisioni për lustrimin në Maqedoni sot pritet të shpallë publikisht dosjet e 11 personave që kanë qenë spiunë në të kaluarën. Komisioni në fillim të kësaj jave paralajmëroi se deri të premten do të shpallen emrat e bashkëpunëtorëve të shërbimeve të kaluara sekrete, kryesisht UDB-së, të cilët janë konfirmuar në bazë të dosjeve të gjetura dhe të verifikuara.
Shpallja publike e gjithë ish-spiunëve do të bëhet në bazë të ligjit për lustrimin, ndërsa brenda anëtarëve të Komisionit për lustrimin ka mospajtime lidhur me këtë masë. Një pjesë e anëtarëve të komisionit, por edhe sektori joqeveritar ka theksuar se me publikimin e emrave të spiunëve do të shkelen të drejtat e privatësisë të personave të tretë që nuk janë të përfshirë në këtë proces. Në mesin e personave të parë të shpallur si spiunë pritet të jenë edhe tre shqiptarë. (INA)
Vrasje në Saraj të Shkupit
Një person është vrarë mbrëmë në afërsi të Sarajit të Shkupit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20.30, me ç`rast vrasjes i ka paraprirë një zënkë ...- Thaçi: Tradhtarë janë tetovarët që votuan Ahmetin (15)
- Mashtrimi për Zonën e Lirë Ekonomike të Tetovës - Dr.Artan Dika (13)
- Menduh Thaçi ambasadorit Çejku: Ik, the qafën (Video) (10)
- Ahmeti takime në Shtëpinë e Bardhë në Uashington (7)
- Ministria e Shëndetësisë anashkalon specialistët shqiptarë (6)
- 3 vjetori i vrasjes së Komandant Kushtrimit (6)
Facebook
Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb
Jane nje numer i madh i atyre qe mbrohen nga shteti, ne baze te ligjit se kane qene persona qe kane mbrojtur interesat shteterore dhe jo spiune. Pra jane shume te atille qe mbrohen keshtu dhe kete e ka thene edhe ish-ministri i brendshem Pavle Trajanov, ku theksoi se disa persona nuk duhet te publikohen, pasi qe ata jane ne sherbim te Maqedonise dhe interesave te sherbimit dhe kane dhene kontribut te madh. Jane deputet, keshilltar komunal, zyrtare shteteror dhe biznesmen me kapital te dyshimte dhe te arritur me sherbimet sekrete qe mbrohen me status special
Publikoni komentin tuaj