
Zjarre në periferi të Shkupit, Tetovës dhe Kumanovës
Në Maqedoni vazhdojnë zjarret aktive në rajonin e Shkupit, Kumanovës dhe Tetovës.
Një zjarr i furishëm ka shpërthyer mbrëmë në komunën Gjorçe Petrov në Shkup, duke përfshirë edhe fshatin Nigishtan si dhe fshatrat e rrethinës së komunës së Sarajit si Kopanicë dhe Bojanë.
Zjarret aktive janë edhe në fshatin Radushë, Rashçe dhe Lubin të komunës së Sarajit, ku po digjet një pjesë e malit.
Zjarret aktive janë gjithashtu edhe në rajonin e Tetovës në fshatrat Gurgurnicë, Kopancë, etj. Deri tani janë lokalizuar zjarret në fshatrat Cellopek dhe Sedllarevë në komunën e Bërvenicës së Pollogut.
Në komunën e Likovës janë regjistruar zjarre në lokacionin Presnicë në afërsi të fshatit Gllazhnje. Kjo zonë është përfshirë nga flakët dhe është vështirësuar intervenimi në terren. Deri tani bëhet e ditur për djegien e 4 hektarëve mal.
Zjarri është vënë nën kontroll dhe është lokalizuar edhe në fshatin Tanushë, ku ishin përfshirë mali dhe bari i thatë, duke shkaktuar djegien e një sipërfaqe të madhe. (INA)
Shkupi i shqetësuar nga vetoja greke dhe bullgare
Ministrat e jashtëm të BE-së në seancën e sotme pritet të kërkojnë caktimin e datës për fillimin e bisedimeve të ngecura me Maqedoninë. ...- Thaçi: Tradhtarë janë tetovarët që votuan Ahmetin (15)
- Mashtrimi për Zonën e Lirë Ekonomike të Tetovës - Dr.Artan Dika (13)
- Izet Zeqiri jep dorëheqje nga funksioni i deputetit (8)
- Ahmeti takime në Shtëpinë e Bardhë në Uashington (7)
- 3 vjetori i vrasjes së Komandant Kushtrimit (6)
- BDI nuk dorëzohet për Dollnenin, PDSH drejton akuza (5)
Facebook
Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb
Publikoni komentin tuaj