
“Karvani i bamirësisë” shtron iftar në Tetovë
Komuna e Tetovës në bashkëpunim me komunën e Bajram Pashës nga Turqia, të mërkurën kanë organizuar pritje të iftarit për qytetarët në sheshin “Iliria”.
Kryetari i komunës së Tetovës, Prof.Dr.Sadi Bexheti, ka falënderuar autoritet e komunë së Bajram Pashës, të cilët tetë vite me radhë organizojnë në Tetovë pritjen e përbashkët të iftarit nën moton “Karvani i bamirësisë”.
“Të nderuar besimtarë mysliman, të nderuar qytetarë, ju falënderoj për prezencën tuaj dhe edhe njëherë shfrytëzoj rastin që t’ua uroj të gjithëve muajin e bekuar të Ramazanit, këtë muaj të sakrificës njerëzore me dëshirën që në shtëpinë e secilit të lulëzojë paqja, hareja, mirëqenia dhe begatia”, tha Bexheti.
![]()
Nënkryetari i komunës së Bajram Pashës, Xhemil Jëlldëz, tha se ky karvan i pritjes së iftar përshkon të gjitha vendet e Ballkanit dhe reflekton frymën e miqësisë, solidaritetit në muajin e shenjtë të Ramazanit. Ai tha se edhe pse njëherë në vit organizohet ky karvan në Tetovë, ne jemi gjithnjë pranë jush. I jemi shumë falënderues komunë së Tetovës dhe kryetarit Bexheti që vite me radhë po jep ndihmën e pakursyer për organizimin e kësaj ngjarjeje.
Të pranishmit i ka përshëndetur edhe myftiu i Tetovës, Alifekri Esati. Kjo ngjarje është përcjellë me një program të pasur artistik. (INA)
Hoxhaj kërkoi hapjen e pikës kufitare Stançiq - Bellanoc
Prishtina kërkon hapjen e vendkalimit kufitar Bellanoc – Stançiq dhe se kjo kërkesë sot është bërë në Shkup nga ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj. ...- Daçiq – Gruevski: Modeli Skandinav dhe Baltik për Ballkanin (14)
- Thaçi: Shqiptarët pas euforisë po përballen me mashtrimin e BDI-së (12)
- Menduh Thaçi ambasadorit Çejku: Ik, the qafën (Video) (10)
- Deputeti i Kosovës e quan Skënderbeun hero të katolikëve (10)
- Kosova anulon Samitin e Ohrit (8)
- BDI: Së bashku arritëm shumë (6)
Facebook
Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb
Publikoni komentin tuaj