advertisement
Fillimi | Maqedoni | Fillon ndërtimi i stacionit filtrues për ujësjellësin në Vrapçishtë
  • email Email shokëve
  • print Printo
  • Plain text Vetem tekst

Fillon ndërtimi i stacionit filtrues për ujësjellësin në Vrapçishtë

Fillon ndërtimi i stacionit filtrues për ujësjellësin në Vrapçishtë

Në komunën e Vrapçishtit të Gostivarit sot në mënyrë solemne u shënua fillimi i ndërtimit të stacionit filtrues për sistemin e ujësjellësit në këtë komunë.

Në këtë ngjarje kanë marrë pjesë ministri i mjedisit dhe planifikimit hapësinor, Abdilaqim Ademi, zëvendës-kryeministri Musa Xhaferi dhe kryetari i komunës së Vrapçishtit, Bajram Kadrija.

Ministri Ademi theksoi se ky projekt do të përkrahet nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Qeveria e Maqedonisë me gjysmën e mjeteve financiare, me ç`rast vetëm dikasteri i tij ka ndarë 6 milion denarë.

“Në këtë mënyrë, mendoj se përveç se do të sigurojmë ujë të pijshëm cilësor dhe të pastër, do të ndikojmë edhe në mbrojtjen e shëndetit të banorëve të fshatrave Zubovcë, Galatë dhe Vrapçisht të cilët do të ndjejnë dobitë e këtij projekti”, theksoi ministri Ademi.

Ndërtimi i stacionit filtrues do të kushtojë rreth 17 milionë denarë. Në të do të instalohen filtra automatik të dyfishtë dhe kapaciteti do të jetë 30 litra në sekondë. Në këtë investim do të kontribuojë edhe komuna e Vrapçishtit, dhe sipas deklaratës së kryetarit të komunës Kadriu, realizimi i projektit duhet të përfundojë në vitin 2013. Nga ujësjellësi i Vrapçishtit me ujë furnizohen rreth shtatë mijë banorë. (INA)

Vlerëso tekstin
4.00

Subscribe to comments feed Komente (0 publikuar):

total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem shënoni kodin që shikoni në imazh:

Tjera nga Maqedoni
Previous
image
Bejta në “Lutjet e Mëngjesit” në Prishtinë
Kryetari i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta merr pjesë në “Lutjet e Mëngjesit” ose “Java e Tolerancës”, që mbahet në Prishtinë nga data 24 e ...
image
Grupi “Fresk fare” nga Shqipëria sot në Strugë
Grupi artistik i quajtur “Fresk Fare” nga Shqipëria, pas një turneu të suksesshme nëpër shumë qytete të Shqipërisë, sot po qëndron në Strugë, për të ...
image
Tirana dhe Prishtina nuk reagojnë për aktin vandal në Manastir
Tirana dhe Prishtina zyrtare nuk kanë reaguar lidhur me aktin vandal të dhunimit të Shtëpisë së Kongresit të Alfabetit në Manastir. Deri sot asnjë reagim ...
image
Maqedonasit e duan Serbinë, urrejnë Shqipërinë
Sipas anketës, 66 për qind e maqedonasve vlerësojnë se Shqipëria është një vend me qasje armiqësore ndaj Maqedonisë. ...
image
Tre fëmijë të zhdukur akoma pa asnjë gjurmë
Ministria e Punëve të Brendshme ka rikujtuar se gjatë tre viteve të fundit është në kërkim të tre fëmijëve të zhdukur, për të cilët deri ...
image
Incident në Shkup, një i plagosur
Një person u plagos mbrëmë si pasojë e një sulmi nga një grup të rinjsh në afërsi të Bibliotekës Universitare në Shkup. Siç mësohet 21 ...
image
“Shën Kirili dhe Metodi”, festë në Shkup dhe Sofje
Në Maqedoni sot është ditë feste shtetërore me ç`rast shënohet 24 maji – Dita e shenjtëtorëve dhe mësuesve mbarësllavë dhe të ashtuquajtur maqedonas “Vëllezërit Kirili ...
image
Çitaku priti komisionin për çështje evropiane të Maqedonisë
Ministrja e Integrimit Evropian, Vlora Çitaku, priti në një takim pune Komisionin për Çështje Evropiane nga Parlamenti i Maqedonisë. Në këtë takim u ...
image
Demolohet Shtëpia e Kongresit të Alfabetit në Manastir
Sulmi ka ndodhur rreth orës katër të mëngjesit, ku janë shkaktuar dëme të mëdha materiale. ...
image
Hapja e dosjeve në Beograd për lustrimin në Maqedoni
Parlamenti Evropian mbështet procesin e lustrimit në Maqedoni, por kërkon edhe hapjan e arkivave dhe dosjeve të shërbimeve sekrete që gjendjen në Beograd. ...
image
Ahmeti: Shtyerja e zgjidhjes së emrit rrezikon hapjen e çështjeve tjera
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka pritur sot në takime të ndara në selinë e partisë në Tetovë Knut Volebek, Komisar i ...
image
Thaçi - Volebek për zhvillimet në Maqedoni
Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi ka pritur sot në takim Komisarin e Lartë të OSBE-së për pakica, Knut Volebek. Në takim u bisedua ...
image
Dënime me burg për 86 të akuzuarit për rastin “Kalldërma”
Gjykata Penale e Shkupit shqiptoi dënimet me burg për 86 të akuzuarit për rastin “Kalldërma”, të cilët janë punonjës të pikave të pagesave rrugore në ...
image
AI: Përkeqësohen marrëdhëniet mes shqiptarëve dhe maqedonasve
Organizata Amnesty International nxorri raportin vjetor për gjendjen e të drejtave të njeriut në botë që mbulon periudhën janar-dhjetor 2012. ...
image
PE miratoi Rezolutën për përparimin e Maqedonisë
Parlamenti Evropian (PE) sot ka miratuar Rezolutën për përparimin e Maqedonisë gjatë vitit 2012, që është një hap para në procesin e integrimit evropian. Rezoluta ...
Next