
USHT organizon Seminarin e VI Ndërkombëtar të Albanologjisë
Universiteti Shtetëror i Tetovës informoi sot se këtë vit do të organizojë Seminarin e VI Ndërkombëtarë të Albanologjisë.
Kjo ngjarje shkencore përkon me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë së shtetit shqiptar. Seminari do të nis më 20 shtator në ambientet e rektoratit të USHT-së, kurse punimet e ditëve tjera do ti vijojë në hapësirat e USHT-së në Shkup.
“Seminari do t’i zhvillojë punimet në katër sesione shkencore, atë të gjuhësisë, letërsisë, historisë dhe etnokulturës. Ky aktivitet shkencor, për studiuesit shqiptarë dhe të huaj ka për synim studimin dhe promovimin e vlerave kombëtare, dhe në këtë mënyrë, Seminari Ndërkombëtar i Albanologjisë po shndërrohet në promotor të kërkimit shkencor dhe një model të bashkëpunimit të mirëfilltë mes misionarëve të historiografisë, krijimtarisë artistike, gjuhësisë, shkencës dhe kulturës sonë”, theksoi rektori i USHT-së, Vullnet Ahmeti. USHT vite me radhë është organizatore e këtij seminari ndërkombëtar të Albanologjisë ku janë të ftuar studiues shqiptarë nga trojet etnike dhe studiues të mirënjohur ndërkombëtar të gjuhës shqipe. (INA)
Facebook
Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb
Publikoni komentin tuaj