advertisement
Fillimi | Maqedoni | Riker vazhdon agjendën e takimeve
  • email Email shokëve
  • print Printo
  • Plain text Vetem tekst

Riker vazhdon agjendën e takimeve

Riker vazhdon agjendën e takimeve

Zëvendës-ndihmësi i sekretarit shtetëror të SHBA-ve, Filip Riker po vijon vizitën e tij në Maqedoni, në kuadër të një agjende disaditore.

Riker dje ka zhvilluar takime intensive me zyrtarë të lartë të Qeverisë dhe drejtuesit e dy partive më të mëdha, kryeministrin dhe liderin e VMRO-DPMNE, Nikolla Gruevski dhe kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti.

Në komunikatat zyrtare nga këto takime theksohet mbështetja amerikane për Maqedoninë në planin e integrimeve euroatlantike dhe realizimit të reformave, si dhe gatishmëria për thellimin e bashkëpunimit në lëmi të ndryshme.

Riker në fund të takimeve të djeshme ka takuar edhe zëvendëskryeministren për evrointegrime Teuta Arifi, me të cilën ka biseduar për proceset evrointegruese dhe përpjekjet që po bën ky dikaster në këtë drejtim.

Diplomati amerikan sot paradite ka rezervuar një takim me ministrin e mbrojtjes, Fatmir Besimi për të diskutuar për bashkëpunimin ushtarak, përpjekjet dhe reformat e ARM-së konform standardeve të NATO-s, pjesëmarrjen e ARM-së në misionet ushtarake si dhe shqyrtimi i zhvillimeve të fundit politike.

Ndërsa më pas pritet të vazhdojë agjendën me takime me krerë të partive politike, kryesisht të opozitës. Riker do të dëgjoj vlerësimet dhe shqetësimet e tyre lidhur me zhvillimet politike në Maqedoni.

Disa portale maqedonase dje kanë shkruar se Riker ka nisur një përpjekje për të ulur tensionet midis partive të koalicionit VMRO-DPMNE dhe BDI, pas mosmarrëveshjeve dhe zërave për braktisjen e koalicionit nga BDI. (INA)

Vlerëso tekstin
2.50

Subscribe to comments feed Komente (1 publikuar):

kercov në 22/08/2012 09:24:43
avatar
Pershendetje nji koment te shkurtë ne lidhe me viziten e luanit te madh kur Dy Qen vetem dhembet po i tregojn e popullinë e mashtrojn se ne dot te mbytimi edhe dikur ethirin ndemetsus luanin poplli mendon se metvertet ka me ubo dicka.por populli ismsoj kto intrikat ektyre se Luani ika msuar dhe ju thot se tash vjen Vjeshta ato Barit medhen si ishin neper Bjeshk ekan mledh Djathin dhe qitnje nker se un nuk muj e kti populli epju hiren e djathit se jan te qet. Se populli kur esheh se vjen dikush prej lark dhe dikush del thot mir ikemi punet se na erdhi Baba Amerik emo nuk kemi frig sikur meju shkrujt Hajmalia qetsohet populli.
Thumbs Up Thumbs Down
1
total: 1 | Treguar: 1 - 1

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem shënoni kodin që shikoni në imazh:

Tjera nga Maqedoni
Previous
image
Kroacia mbështet anëtarësimin e Maqedonisë në BE
Zëvendëskryeministri përgjegjës për çështjet evropiane Dr. Fatmir Besimi realizoi sot takim protokolar me Ambasadorin e Republikës së Kroacisë në Maqedoni, Zlatko Kramaric. ...
image
Plagosje me armë në Shkup
Një person është plagosur mbrëmë me armë zjarri në lagjen Butel të Shkupit. Incidenti ka ndodhur në afërsi të komunës së vjetër, kur shtetasi me ...
image
Qeveria e Maqedonisë 20 milion euro në vit për fushata mediale
Qeveria e Maqedonisë për çdo vit harxhon më shumë se 20 milion euro për reklama dhe fushatat mediale. Kjo e dhënë është publikuar në raportin ...
image
Prishtina detyron Shkupin të heq taksën kufitare
Kosova dhe Maqedonia arritën marrëveshje për heqjen e taksës kufitare për eksportin dhe importin e mallrave midis dyja vendeve....
image
Teuta Arifi priti zv/ministren e jashtme Edit Harxhi
Kryetarja e Tetovës, Teuta Arifi mbrëmë në Tetovë zhvilloi  takim me zëvendësministren  e punëve të jashtme të Shqipërisë, Edith Harxhi.Gjatë takimit u bisedua për perspektivat ...
image
Garip Kaba drejtor i NP “Komunallno” në Strugë
Garip Kaba, i njohur si ish-deputeti i PDSH-së është emëruar në postin e drejtorit të ndërmarrjes komunale “Komunallno” në Strugë. Kaba ka theksuar se në ...
image
Vendi sot në fazën alerte të të nxehtit
Maqedonia prej sot do të jetë me temperatura të larta dhe shkallën e lartë të Indeksit UV, që njihet si faza e verdhë. ...
image
Temperaturat e larta stërmbushin bregun e Liqenit të Ohrit
Rritja e temperaturave ka bërë që struganët por edhe shumë turistë nga qytetet tjera dhe vendet fqinje t’ia mësyejnë Liqenit të Ohrit....
image
Bexheti takoi raportuesin special të OKB-së
Ministri i Drejtësisë i Maqedonisë, Blerim Bexheti sot priti në një takim raportuesin special të OKB-së për lirinë e mendimit dhe shprehjes, Frank La Rue.  Ky ...
image
Rama: Berisha të pranojë se nuk ka më takat
Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka zhvilluar një “kënd fjale” në qytetin e Prrenjasit....
image
Dalder: Maqedonia vazhdon të mbetet jashtë dyerve të NATO-s
Ambasadori i SHBA-së në NATO, Ivo Dalder thotë se Aleanca akoma nuk ka pëlqim për pranimin e Republikës së Maqedonisë, por se po punohet në atë që 28-të vendet anëtare të dakordohen të arrihet sukses për këtë çështje....
image
Papulas kushtëzon Maqedoninë
Derisa Shkupi insiston në konstruksionin ideologjik të "maqedonizmit", deri atëherë derën e NATO-s do ta mbajë të mbyllur, ndërsa procesin e integrimit në BE të ngrirë, deklaroi presidenti grek Karolos Papulas. ...
image
Ministri Ademi në fillimin e rikonstruksionit të kanalit të ujërave të ndotura në Haraçinë
Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Abdilaqim Ademi sot mori pjesë në fillimin e punëve ndërtimore të Projektit për “Rikonstrukcionin e kanalit grumbullues ekzistues në vendbanimin Haraçinë, komuna e Haraçinës”. ...
image
Hoxhaj kërkoi hapjen e pikës kufitare Stançiq - Bellanoc
Prishtina kërkon hapjen e vendkalimit kufitar Bellanoc – Stançiq dhe se kjo kërkesë sot është bërë në Shkup nga ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj. ...
image
OSBE: Administrata publike duhet të jetë në shërbim të qytetarëve
"Një organizim i brendshëm i duhur në administratë është kusht i rëndësishëm për ofrimin e shërbimeve efikase dhe miqësore për qytetarët", tha Marcus Rolofs, Shef i Departamentit të Dimensionit Njerëzor pranë Misionit të OSBE-së në Shkup. ...
Next