advertisement
Fillimi | Maqedoni | Besimi: Nuk kërkova falje për homazhet në varrezat e dëshmorëve të UÇK-së
  • email Email shokëve
  • print Printo
  • Plain text Vetem tekst

Besimi: Nuk kërkova falje për homazhet në varrezat e dëshmorëve të UÇK-së

Besimi: Nuk kërkova falje për homazhet në varrezat e dëshmorëve të UÇK-së

(E Plotësuar) Ministria e Mbrojtjes e Republikës të Maqedonisë drejtoi sot demant të ashpër mediave të caktuara se në konferencën e sotme ministri i mbrojtjes Dr. Fatmir Besimi ka kërkuar falje për vendosjen e luleve në Sllupçan

“Ministri i Mbrojtjes i Republikës së Maqedonisë ka shprehur keqardhje për ndjenjat nëse dikush është ofenduar nga veprimi i tij, por në pres konferencë dhe tani thekson se edhe në të ardhmen është i gatshëm ta bëjë të njëjtën, gjithmonë kur bëhet fjalë për pajtim mes të gjithë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë dhe për ardhmërinë e tyre të ndritshme dhe për këtë nuk mendon të kërkojë falje. Deklarata e tij është nxjerrë tërësisht jashtë konteksti nga disa mediume të caktuara dhe për këtë jua dërgojmë deklaratën e tij të plotë”, theksohet në komunikatën e ministrisë së Mbrojtjes.

Ministria e Mbrojtjes bën thirrje që procesi i mëtejshëm i punës së Ministrisë së Mbrojtjes të mos ngarkohet me dezinformata të ashpra dhe shpekulime duke patur parasysh atë se për ngjarjen në Sllupçan është i njohur qëndrimi i Ministrisë së Mbrojtjes dhe i njëjti nuk ka ndryshuar. Para Ministrisë së Mbrojtjes qëndrojnë obligime serioze për vazhdimin e procesit të reformave dhe integrimeve euroatlantike. (INA)

13:23 - Ministri i Mbrojtjes i Maqedonisë, Fatmir Besimi sot ka shprehur keqardhje në rast është keqkuptuar lidhur me aktin e homazheve me pjesëtarët e ARM-së pranë varrezave të dëshmorëve të UÇK-së. 

Ai këtë e ka theksuar në një brifing pas takimit me zëvendës-ndihmës sekretarin amerikan Filip Riker, duke nënvizuar se nuk ndjehet pishman për këtë akt të bërë. 

"Qëllimi im gjithmonë ka qenë dhe mbetet që të përfaqësojë të barabartë të gjithë qytetarët e Maqedonisë dhe të bëj gjith[ka që është në kompetencë timen për të kontribuar drejt pajtimit të të gjitha bashkësive etnike. Pajtimi është një akt i rëndësishëm në Maqedoni, sidomos për të dyja palët e involvuara në konfliktin e vitit 2001. Besoj se ARM mundet më së miri të udhëheq këtë proces të shërimit të plagëve të së kaluarës dhe të kontribojë për ndërtimin e një Maqedonie të përbashkët", deklaroi ministri Besimi, duke shtuar se në këtë frymë ka qenë edhe vendosja e luleve në Sllupcan që u realizua javën e kaluar. 

Ndërkohë, edhe zëvendës-ndihmës sekretari amerikan për Evropë dhe Evroazi, Filip Riker përshëndeti deklaratën e ministrit Besimi. "Përshëndes fjalët e ministrit për pajtimin, për shkak se kjo gjithmonë nuk është e lehtë. Sipas përvojave të SHBA-ve, armata jonë ishte një themel që kontriboi për ndërtimin e shoqërisë sonë dhe aspiratës për ndërtimin e një shoqërie më të përkryer në të ardhmen. Ministria e Mbrojtjes dhe forcat e armatosura ishin në vijat e para të integrimit të vendit tonë dhe krijimit të mirëbesimit", deklaroi Riker, duke shtuar se mirëbesimi është në frymën e NATO-s. 

Ai përsëriti mbështetjen që SHBA i jep Maqedonisë për anëtarësim në Aleancë.  (INA)


 

Vlerëso tekstin
1.00

Subscribe to comments feed Komente (2 publikuar):

Gostivari në 22/08/2012 15:02:42
avatar
Sllavet duhet te kuptojne nje here e pergjithmone se vetem kur shqiptaret do te jene te barabarte dhe kete barazi ta ndjejne ne shpirtin e tyre, vetem atehere do te pranojne dhe do te pajtohen qe te jetojne ne Maedonine Multietnike, dhe le ta dine se as nje popull ne kete shtet kurre nuk mund te kete te drejtat ekskluzive qe te jete qytetar i klases se pare e te tjeret te jene qytetare te klases se dyte e asaj te trete. Vetetm atehere kur te sundoje barazia e plote qe do te njehet ne shpirte nga shtetasit e Maqedonise me origjine shqiptare, atehere keta do ta ndjejne se jetojne ne atdheun e tyre. Shqiptareve ne Madoni nuk u eshte lejuar qe te ndihen si ne atdheun e tyre, prandaj edhe disa here kane shprehur mllefin e tyre ndaj ketij organizimi shoqeror. Nese sllavet duan qe ky mllef te shuhet, atehere duhet tua japin shqiptareve ndjenjen se nuk eshte vetem i sllaveve ky shtet. Dhe kur te kalojne dhjete vite do ta shihni rezultatin dhe europianizimin e Maqedonise.
Thumbs Up Thumbs Down
4
Ardi në 22/08/2012 21:14:09
avatar
hahahahah O minister, kur nuk paske dasht te kerkojsh falje atehere pse thae "kerkoj falje nese kam ofenduar dike me veprimin tim".

A mos po fon me na mashtrua ashiqare?
Thumbs Up Thumbs Down
0
total: 2 | Treguar: 1 - 2

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem shënoni kodin që shikoni në imazh:

Tjera nga Maqedoni
Previous
image
Temperaturat e larta stërmbushin bregun e Liqenit të Ohrit
Rritja e temperaturave ka bërë që struganët por edhe shumë turistë nga qytetet tjera dhe vendet fqinje t’ia mësyejnë Liqenit të Ohrit....
image
Bexheti takoi raportuesin special të OKB-së
Ministri i Drejtësisë i Maqedonisë, Blerim Bexheti sot priti në një takim raportuesin special të OKB-së për lirinë e mendimit dhe shprehjes, Frank La Rue.  Ky ...
image
Rama: Berisha të pranojë se nuk ka më takat
Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka zhvilluar një “kënd fjale” në qytetin e Prrenjasit....
image
Dalder: Maqedonia vazhdon të mbetet jashtë dyerve të NATO-s
Ambasadori i SHBA-së në NATO, Ivo Dalder thotë se Aleanca akoma nuk ka pëlqim për pranimin e Republikës së Maqedonisë, por se po punohet në atë që 28-të vendet anëtare të dakordohen të arrihet sukses për këtë çështje....
image
Papulas kushtëzon Maqedoninë
Derisa Shkupi insiston në konstruksionin ideologjik të "maqedonizmit", deri atëherë derën e NATO-s do ta mbajë të mbyllur, ndërsa procesin e integrimit në BE të ngrirë, deklaroi presidenti grek Karolos Papulas. ...
image
Ministri Ademi në fillimin e rikonstruksionit të kanalit të ujërave të ndotura në Haraçinë
Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Abdilaqim Ademi sot mori pjesë në fillimin e punëve ndërtimore të Projektit për “Rikonstrukcionin e kanalit grumbullues ekzistues në vendbanimin Haraçinë, komuna e Haraçinës”. ...
image
Hoxhaj kërkoi hapjen e pikës kufitare Stançiq - Bellanoc
Prishtina kërkon hapjen e vendkalimit kufitar Bellanoc – Stançiq dhe se kjo kërkesë sot është bërë në Shkup nga ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj. ...
image
OSBE: Administrata publike duhet të jetë në shërbim të qytetarëve
"Një organizim i brendshëm i duhur në administratë është kusht i rëndësishëm për ofrimin e shërbimeve efikase dhe miqësore për qytetarët", tha Marcus Rolofs, Shef i Departamentit të Dimensionit Njerëzor pranë Misionit të OSBE-së në Shkup. ...
image
Pesë kompani shqiptare në skandalin ndërkombëtar të evazionit fiskal
Pesë kompani shqiptare rezultojnë të jenë mes 100 mijë kompanive sekrete të krijuara të krijuara në parajsat fiskale nëpër botë, në atë që njihet si ...
image
Maqedonia nuk rrezikon BE me azilkërkues
Qytetarët e Maqedonisë nuk janë në listën e Bashkimit Evropian ku bëjnë pjesë vendet kërcënuese me fluks të madh të azilkërkuesve. ...
image
FD: Maqedonia pjesërisht demokratike
Freedom House në raportin vjetor “Vendet në tranzicion 2013” shprehë vlerësime kritike për Maqedoninë dhe vendet e rajonit të Ballkanit. ...
image
Maqedonia prej nesër në fazën e verdhë
Maqedonia prej nesër di të përfshihet me temperature të cilat definojnë fazën e verdhë, përkatësisht fazën alerte. ...
image
Raportuesi i OKB-së për lirinë e shprehjes vizitë në Shkup
Raportuesi special i OKB-së për përparimin dhe mbrojtjen e lirisë së mendimit dhe shprehjes, Frank La Rue prej sot deri më 21 qershor do të ...
image
Moti sot me diell deri 37 gradë Celsius
Moti sot në Maqedoni do të jetë me diell, ndërsa gjatë orëve të pasdites do të ketë vransira lokale, sidomos në pjesët malore. Temperatura e mëngjesit ...
image
Nis rregullimi i kanalit të ujrave të ndotura në Haraçinë
Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Abdilaqim Ademi sot do të shënojë fillimin e punimeve për projektin e rregullimit të kanalit të ujrave të ...
Next