advertisement
Fillimi | Maqedoni | Takimi Ahmeti – Gruevski për krizën qeveritare
  • email Email shokëve
  • print Printo
  • Plain text Vetem tekst

Takimi Ahmeti – Gruevski për krizën qeveritare

Takimi Ahmeti – Gruevski për krizën qeveritare

Kryeministri dhe lideri i VMRO-DPMNE, Nikolla Gruevski dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti pritet të takohen lidhur me krizën qeveritare dhe zërat për zgjedhje të parakohshme.

Një zyrtar i lartë i Qeverisë i tha sot agjencisë së lajmeve INA  se takimi Ahmeti dhe Gruevski do të zhvillohet sonte apo nesër, ku në agjendë do të jetë kriza qeveritare dhe tensionet midis dy partive që kulmuan me Projekt – Ligjin për përkujdesje institucionale për ish-pjesëtarët e forcave maqedonase të sigurisë të ashtuquajtur “branitellat” e 2001. 

“Sipas informacioneve që kemi me ndërhyrjen e ndërkombëtarëve do të realizohet takimi midis Ahmetit dhe Gruevskit dhe pritet definimi apo përkeqësimi i raporteve  të bashkëqeverisjes”, theksoi për agjencinë e lajmeve INA, një zyrtar i Qeverisë. 

Liderët e dy partive në pushtet janë takuar dy javë më parë kur shpërtheu kriza qeveritare, pas homazheve në varrezat e UÇK-së nga ministri i mbrojtjes, Fatmir Besimi dhe pjesëtarë të ARM-së, një akt që shkaktoi revoltën dhe reagimin e VMRO-DPMNE, e cila menjëherë reagoi me projekt –ligjin për “branitellat”, duke shmangur zgjidhjen e statusit për UÇK-në. (INA)

 

Vlerëso tekstin
5.00

Subscribe to comments feed Komente (1 publikuar):

Luani në 12/09/2012 13:22:10
avatar
TAKIMI per trikat e rradhes,e jo per krizen!?.....
Demagogjit nuk kan skaj,kjo nuk eshte hera e pare dhe populli kete e din.Neqoftese ende nuk e kan kuptuar, kur le mos e kuptojn!.Atehere ky popull e meriton roberin!.
Thumbs Up Thumbs Down
0
total: 1 | Treguar: 1 - 1

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem shënoni kodin që shikoni në imazh:

Tjera nga Maqedoni
Previous
image
Çitaku priti komisionin për çështje evropiane të Maqedonisë
Ministrja e Integrimit Evropian, Vlora Çitaku, priti në një takim pune Komisionin për Çështje Evropiane nga Parlamenti i Maqedonisë. Në këtë takim u ...
image
Ahmeti: Shtyerja e zgjidhjes së emrit rrezikon hapjen e çështjeve tjera
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka pritur sot në takime të ndara në selinë e partisë në Tetovë Knut Volebek, Komisar i ...
image
Thaçi - Volebek për zhvillimet në Maqedoni
Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi ka pritur sot në takim Komisarin e Lartë të OSBE-së për pakica, Knut Volebek. Në takim u bisedua ...
image
Dënime me burg për 86 të akuzuarit për rastin “Kalldërma”
Gjykata Penale e Shkupit shqiptoi dënimet me burg për 86 të akuzuarit për rastin “Kalldërma”, të cilët janë punonjës të pikave të pagesave rrugore në ...
image
AI: Përkeqësohen marrëdhëniet mes shqiptarëve dhe maqedonasve
Organizata Amnesty International nxorri raportin vjetor për gjendjen e të drejtave të njeriut në botë që mbulon periudhën janar-dhjetor 2012. ...
image
PE miratoi Rezolutën për përparimin e Maqedonisë
Parlamenti Evropian (PE) sot ka miratuar Rezolutën për përparimin e Maqedonisë gjatë vitit 2012, që është një hap para në procesin e integrimit evropian. Rezoluta ...
image
Ivanov: Nacionalizmi po e helmon sportin në Maqedoni
Presidenti i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov i dënoi ngjarjet e mbrëmshme në stadiumin “Filipi i Dytë” në Shkup, të cilat kanë sjellë deri në ndërprerje të ndeshjes futbollistike mes Teteksit dhe Shkëndisë. ...
image
Zvicra dhe Maqedonia me Strategji për Bashkëpunim (2013 – 2016)
Ministri i Mjedisit jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Abdilaqim Ademi, mori pjesë në promovimin e Strategjisë për Bashkëpunim të Zvicrës me Maqedoninë periudha 2013-2016, që nën ...
image
Universitetet shqiptare organizuan projektin artistik ,,Ura me tri harqe”
Projekti artistik ,,Ura me tri harqe”, këtë vit u prezantua para publikut në kryeqytetin shqiptar, në Tiranë, dhe u organizua nga Universiteti Shtetëror i Tetovës, Universiteti i Prishtinës dhe Universiteti i Arteve nga Republika e Shqipërisë. ...
image
Franca mbështet Sekretariatin për çështje evropiane
Zëvendëskryeministri përgjegjës për çështjet evropiane dr. Fatmir Besimi dhe Ambasadori i Francës në Maqedoni SH.S. zonja Lorens Oer, sot nënshkruan marrëveshjen e bashkëpunimit për vitin 2013 - 2014. ...
image
Arrestohen tetë persona për përfshirje në krim me kartela bankare
Ministria e Punëve të Brendshme informoi se mbrëmë në një operacion të organizuar ka arrestuar tetë persona në Shkup dhe Kumanovë, që ishin përfshirë në ...
image
Bejta: Komuna e Gostivarit nuk ka dhënë leje për ndërtimin e kryqit në fshatin Zdunjë
Kryeatri i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta ka bërë të ditur qëndrimin dhe vendimin për ndërprerjen e punimeve lidhur me ndërtimin e një kryqi në oborrin e kishës së fshatit Zdunjë. ...
image
Kacin i shqetësuar për zhvillimet në Maqedoni
Nënkryetari i delegacionit të Parlamentit Evropian për Evropën Juglindore, Jelko Kacin theksoi se është i shqetësuar për zhvillimet në Maqedoni. “Është koha e fundit që liderët ...
image
Plevneliev pro Cançev: Shumica e maqedonasve deklarohet si bullgare
Presidenti bullgar Rosen Plevneliev ka shprehur përkrahje për ambasadorin bullgar në Bashkimin Evropian, Dimitar Cançev, pas intervistës së tij në të cilën, siç thuhet, ka ...
image
Bejta: Do të vendojmë rend në sferën e arsimit
Takimin e radhës nëpër shkolla, kryetari i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta i shoqëruar nga shefi i Kabinetit Bashkim Hasani dhe përgjegjësin e arsimit Qeramedin ...
Next