advertisement
Fillimi | Maqedoni | Cërnilishta, fshati që jeton nga kultivimi i duhanit !!!
  • email Email shokëve
  • print Printo
  • Plain text Vetem tekst

Cërnilishta, fshati që jeton nga kultivimi i duhanit !!!

Cërnilishta, fshati që jeton nga kultivimi i duhanit !!!

Nga Selajdin Shabani

Kaherë jo vetëm si  gazetar por edhe si student kisha idenë që të vizitoja fshatrat shqiptare të Prilepit të cilët ishin zhvatur nga trungu amë gjatë historisë. Një ide e tillë u realizua krejt papritmas gjatë tetorit të këtij viti. U nisa një dite vjeshte dhe rrugëtimi deri në Cërnilishtë (Prilep) rreth 200 km, na shoqëroi me shira të imta e të shpeshta, por fati e deshi që me te arritur jo vetëm që të ndalen shirat por edhe të marrë një mot i mire me diell pranvere. Kisha ëndërruar ndryshe këto vendbanime dhe për të cilat ëndërrime i kisha nga disa miq gjatë studimeve nga jeta e si gazetar. Por nuk doli ashtu!

Një shkollë e vogël me një emër të madh

Qëllimi i shkuarjes ishte  patronazhi i shkollës fillore të fshatit si dhe shënimi i 100 vjetorit të pavarësisë së shtetit shqiptar, ndërkaq shkolla fillore e fshatit Cërnilishtë tani më e gëzonte emrin e rikthyer të shkollës “Ismail Qemali”.
Si zakonisht rruga e bëri vonesën e saj, por drejtoria e shkollës na kishte pritur që më pastaj të fillojë edhe programi i paraparë për këto dy data të rëndësishme.
Me të arritur banorët, nxënësit dhe arsimtarët paksa mbetën të habitur me shkuarjen e ekipit gazetaresk, sepse ata si gjithmonë ishin lënë në margjina të jetës së përditshmërisë.
“Shkollës i është rikthyer emri i vjetër që e kishte në fillim të themelimit më vitin 1946”, thotë Muhamet Sulejmani, drejtor i shkollës.
Në objektin e shkollës valonte edhe flamuri shqiptar por edhe qëndronte portreti i Ismaili Qemalit. Programi i patronazhit ishte i mbushur plot e përplot me recitale e këngë nga historia e kulturës shqiptare.
Edhe kjo shkollë, si gjithkund shkollat shqipe, në kushte të mjerimit, që ta kujtonin kohën e Migjenit. Megjithatë në shkollë binte në sy një mbishkrimi një mësuesi që ishte shpërngulur nga ky fshat dhe ku arsimtarët e kishin mermerosur emrin e tij, “Adem Abdullahu”, (1918 2003), propozues i emrit të shkollës dhe mësues i parë i parë i saj i cili kishte thënë: “U shpërngula me trup në Turqi, por me shpirt gjithmonë mbeta në shkollën e Cërnilishtes time”.

Cërnilishta si legjendë

Të gjithë banorët e fshatit  Cërnilishtë (diçka e zezë, që mbjell zi) pothuajse ishin shqiptarë, pos me dy –tri familje sllave por emri i fshatit sipas legjendës që thoshin fshatarët kishte mbetur nga një legjendë që një gruaje kishte lindur shume fëmijë por që të gjithë i kishin vdekur njëri pas tjetrit, andaj edhe duke thënë cërno cërno(e zezë, fatzeza) edhe ka mbetur si i tillë. Dhe po të lidhej kjo fjale sllave me fjalën shqipe “lirishtë” do të del si një  :1 “Livadh i vogël në mes të pyllit, çeltirë”), 2 “Arë e mbjellë me li; tokë që ka qenë e mbjellë me li”, (FGJSSH).
“S’mbahet mend që kur jemi këtu. Moti kohë jemi edhe të nga Dibra e Shqipërisë” thotë një banorët e moshuar të fshatit.

Duhani si mbijetesë

Kureshtja e gazetarit nuk më la pa dalë edhe nëpër fshat dhe pa u takuar me ndonjë. E para gjë që të binte në sy ishte përpunimi dhe tharja e duhanit nëpër muret e larta të shtëpive. Vetë fshatarët thonë se duhani është mbijetesë në këto anë.
“Të gjithë banorët merren me duhan, sepse e kanë ekzistencë. Kultivimi i duhanit ka ndikuar që edhe banorët të mos shpërngulen ngase ofron një mirëqenie sociale. Ajo  punë është me plot mund e sakrifica. Megjithatë, vazhdojmë të mbijetojmë”, thotë Ridvan Aliu, arsimtar i grupit klasor në këtë fshat.
“Vet toka e bën duhanin kualitet duhanin. Të gjithë jemi të kalitur dhe i përkushtohemi kësaj kulture bujqësore me zell, me burra e gra me pleq e fëmijë”, thotë një nga banorët e fshatit

Rrugët si në mesjetë

Edhe rrugët janë po ato që kanë ekzistuar gjithmonë, pothuajse vet të hapura, madje edhe rruga nga Prilepi deri në Cërnilishtë ishte më se e mundimshme, si një rrugë që i duhet një regjisori. Banorët ankohen, por ankesat e tyre nuk i dëgjon askush, edhe pse në patronazh kryetari i komunës shprehu keqardhje për shkeljen e këtyre rrugëve duke premtuar se do të shtrojë me asfalt.
“I pa rrugët si janë”? më pyeti mua.
“Sa herë ka zgjedhje ka edhe rrugë që ndreqen (ndërtohen) e kur nuk fillojnë. Ne jemi si në mes të një shkretëtire që të gjithë kalojnë dhe sa herë që kalojnë na përshëndesin si kalimtarë të rastit dhe ikin duke na harruar përgjithmonë”, thotë bashkëbiseduesi ynë. Këto rrugë janë nga viti 1973. Me statistikë shqiptarët janë 26, 65 % shqiptarë në komunën e Dollnenit.

 

Fshat ku fare pak di për kurbetin dhe fshat ku nuk shitet alkooli

Banorët e fshatit thonë se në fshat nuk mund të gjesh as edhe një shitore ku do të mund të shitej ndonjë lloj i alkoolit dhe se vet banorët përkundër që ekzistencën e kanë nga duhani pak e konsumojnë atë në përditshmëri.
Kurbeti një plagë e pashërueshme shqiptare në këtë anë nuk është aktualizuar asnjëherë në masë të madhe.
“Edhe pse jemi në kushte të vështira dhe të izoluar, kemi pak kurbetçar dhe të cilët mund të numërohen në gishta”, thotë një nga arsimtarët e shkollës së fshatit Cërnilishtë. Sipas tij mund të sigurohet një ekzistencë nga përpunimi duhanit, andaj edhe të rinjtë nuk e dinë se çka është kurbeti. Ai më tej shton se dukuri e këtij fshati është nataliteti i madh i familjeve shqiptare.
“Eh more gazetar”, shprehet duke ofsharë një nga banorët e fshatit Cërnilishtë, “ju nuk e dini, një Cërnilishtë e kemi këtu, e një tjetër Cërnilishtë në Turqi që është shpërngulur gjatë viteve gjashtëdhjetë”, thotë një nga banorët e moshuar të fshatit. Ai shton se edhe sot ku jetojnë janë të lënë anash.


Mikpritja si tradita shqiptare

Mikpritja e këtyre banorëve është tipike shqiptare. Ata edhe pse janë të izoluar gjithçka kanë të përbashkët alla shqiptarçe. Aty mund të gjesh lloje të brumërave të ndryshme. Siç  thotë Sevgeni Osmani, arsimtar i muzikës këtu kemi specialitet të ndryshme të brumërave.
“Jemi të njohur dhe tradicionalisht me specialitete të veçanta që rrallë mund t’i gjesh në trevat shqiptare. Kemi “Kapama” “Rëdhani”, “Petanik”, “Dardhanik”, “Tharturë”, “Koshmipide”, “Groshallnik”, “Flija”, (fërlia), “Krelanë”(kryelanë) e të tjera thotë Sevgeni Osmani, gjatë bisedës me ne në një nga restorantet e Debreshtit, derisa po pushonim. Disa prej këtyre lloje të brumërave për mua ishin të panjohura megjithatë më bëri përshtypje se si i shpjegonte sajimet e tyre në mënyrë origjinale.
Me ne ishin edhe përfaqësuesit e komunës dhe të shkollës, të cilët na thanë se jo vetëm në Cërnilishtë por edhe në fshatrat tjerë përkundër mbështetjes është ruajtur dhe po vazhdon të ruhet tradita gjuha dhe kultura shqiptare.
“Këtu është më vështirë që të jesh shqiptar dhe të ruash vlerat e traditës se të jesh shqiptar në Tetovë, Shkup apo Strugë”, thotë një nga përfaqësuesit shqiptarë të komunës, “por ne po vazhdojmë të trasojmë traditën” shton ai.
Rruga na hodhi edhe në Gostirazh ku vizituam drupunuesin dhe zdrukthëtarin Sulejman Jashari, punimet e të cilit ishin vetëm me dru. Aq bukur i shpjegonte punimet e tij aq sa çdo skulptor do t’ia kishte zili për shpjegimet dhe punimet e tij. Ai kishte mbetur në skaje të një bote provinciale që nuk dëgjohej zëri i tij më shumë se sa deri te ne.
Në fshatin Cërnilishtë funksionon edhe radio “Besa” ku sado pak banorët dëgjojnë tinguj të muzikë shqipe.
Banorët thonë se janë edhe besimtarë të devotshëm. Kanë dy xhami në fshat një e re, ndërkaq e vjetra është duke u rinovuar. Interesant se këtë vit nga ky fshat kishin shkuar për në haxh 26 veta, gjë që nuk kishte ndodhur ndonjë herë më parë me një numër kaq të madh të shkojnë përnjëherë, thonë banorë të fshatit.
Piktorja Flutura Maci që ishte në shoqëri me ne i nderoi një pjesë të mysafirëve gjatë darkës në Debresht duke u bërë nga një pikturë aty për aty e cila edhe mua më mbeti kujtim i rastit bashkë me çiftelinë stërvjetëruar të Sulejmanit(skulptorit).
Në momentin që kisha marrë rrugë për tu rikthyer përsëri filloi një shi, por tani edhe më i rrëmbyeshëm. Rrugëtimi ishte edhe më i vështirë dhe rrugën e gjatë 200 km në një drejtim, me lodhi duke u vonuar për më shumë kohë, por edhe më solli një moment të bukur nga kjo anë e cila edhe pse e planifikuar për ta përcjellë ndeshjen Shqipëri-Slloveni, pjesa e parë e ndeshjes na iku në rrugë. (INA)

Vlerëso tekstin
5.00

Subscribe to comments feed Komente (0 publikuar):

total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem shënoni kodin që shikoni në imazh:

Tjera nga Maqedoni
Previous
image
Bora ka mbuluar viset malore në Maqedoni
Viset malore në Maqedoni janë mbuluar nga bora dhe se gjatë orëve të ardhshme pritet intensifikimi i reshjeve. Meteorologët parashikojnë mot me reshje bore edhe gjatë ...
image
Zaev akuzon se pushteti po kopjon aktivitetet e opozitës
Lideri i partisë opozitare maqedonase LSDM, Zoran Zaev theksoi se pushteti actual po kopjon veprat dhe aktivitetet e opozitës.  “Ne besojmë në strategjinë tonë që bazohet ...
image
Struga dhe Sinxhani po thellojnë bashkëpunimin
Një delegacion i Komunës Sinxhan të Ankarasë në Turqi, kryesuar nga kryetari i kësaj Komune, Mustafa Tuna, pon qëndron për vizitë këthyese në Strugë, pas ...
image
Piktori Muhamet Idrizi hapi ekspozitën e parë personale në Kumanovë
Në Galerinë e Artit në Kumanovë të premten u hap ekspozita e piktorit kumanovar Muhamet Idrizi e titulluar "Universi i Vendlindjes". Hapjen e kësaj ekspozite të ...
image
Versionet e ndryshme për incidentin në Kondovë të Sarajit
Ministria e Brendshme ka dalur me versionin e saj lidhur me incidentin e ndodhur mbrëmë në Kondovë të komunës së Sarajit, por duke mos dhënë ...
image
Pesë të plagosur në Saraj, përplasje mes aktivistëve rivalë të BDI
Pesë veta, aktivistë të BDI janë plagosur në një incident që ka shpërthyer mbrëmë midis dy taboreve kundërshtare të kësaj partie në Saraj të Shkupit. MPB ...
image
Rast pedofilie në Dibër
Në Dibër u regjistrua një rast pedofilie, kur një vajzë 14 vjeçare ka qenë pre e abuzimit nga një i moshuar. Rasti në polici është paraqitur ...
image
Sot moti i ftohtë me reshje shiu, në viset malore me reshje bore
Në Maqedoni sot do të mbaj mot i ftohtë me reshje të shiut dhe të borës në pjesët e larta malore. Në pjesët lindore dhe juglindore ...
image
Në Gostivar grabiten stoli ari me vlerë prej rreth 70 mijë eurove
Stoli ari me vlerë prej rreth 70 mijë eurove janë grabitur nga një shtëpi në fshatin Banjicë e Poshtme të Gostivarit. Sipas deklaratës së të dëmtuarit, ...
image
Hiqet ndalesa, normalizohet lëvizja në aksin Gostivar - Strazhë - Mavrovë
Ndërmarrja e rrugëve të Maqedonisë ka pezulluar ndalesën që ishte vendosur rreth orës 12 për kalimin e mjeteve të rënda transportuese në aksin rrugor Gostivar ...
image
Nga viti i ardhshëm nuk do të nevojiten librezat e shëndetësisë
Librezat e shëndetësisë nga viti i ardhshëm do të hiqen nga përdorimi dhe se pacientët nuk janë të obliguar që ti kenë me vete gjatë ...
image
PPD kritika për gjendjen e rëndë në arsimin shqip
Partia për Prosperitet Demokratik sot përmes një konference ka shprehur kritika ndaj Ministrisë së arsimit. "PPD pasi analizoi, problemet e shumta të shkaktuara nga vetë Ministria ...
image
Euobserver: Brukseli paralajmëron Shkupin për gazsjellësin rus
Maqedonia është vendi i fundit që Brukseli i ka drejtuar paralajmërim se përfshirja e saj në projektin e gazit rus do të ketë pasoja në planin e integrimit në BE. ...
image
Gruevski në raport tek Fyle dhe Danielson
Kryeministri Nikola Gruevskit sot në Bruksel u takua me evrokomisionerin për zgjerim Stefal Fyle dhe drejtorin e drejtorisë së përgjithshme për zgjerim, Kristian Danielson. Pas përfundimit ...
image
Demolohet një lokal në Çarshinë e Shkupit, prishet festa e LGBT-së
Edhe një lokal mbrëmë në Çarshinë e Shkupit është demoluar, ndërsa si shkas ka qenë një festë e Komitetit të Helsinkit me rastin e njëvjetorit ...
Next