advertisement
Fillimi | Maqedoni | PDSH: Buxheti 2013 diskriminues për shqiptarët
  • email Email shokëve
  • print Printo
  • Plain text Vetem tekst

PDSH: Buxheti 2013 diskriminues për shqiptarët

PDSH: Buxheti 2013 diskriminues për shqiptarët

Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) e ka quajtur edhe një buxhet diskriminues për shqiptarët buxhetin e vitit 2013 të Qeverisë së Maqedonisë.

“Sot ju prezantoj 15 mijë fletë të buxheteve prej kur është ky koalicion i VMRO-së me BDI-në në qeveri. Këtu para meje i kam buxhetet dhe rebalanset e buxheteve duke filluar prej vitit 2008,2009,2010,2011,2012 dhe propozimi i buxhetit për vitin2013. Miliarda euro para të shqiptarëve të harxhuara për projekte maqedonase. Në këto buxhete shohim mashtrimin që ju bëhet shqiptarëve, për 5 vite përsëriten të njëjtat propozim projekte që nuk po gjejnë dot realizimin e tyre. Si psh: Përmendet Korridori 8 a në anën tjetër për Korridorin 10 Gruevski promovoi projektin në vlerë prej 250 milion euro, kurse për korridorin 8 thuhet që ende kompletohen projektet dhe dokumentacionet ashtu siç po kompletohen projektet dhe dokumentacionet për Linjën hekurudhore Kërçovë-Strugë, a në anën tjetër në linjën hekurudhore Maqedoni-Bullgari investohen 100 milion euro! Zona e lire ekonomike në Tetovë edhe pas 5 viteve shqiptarët vazhdojnë të shohin vetëm therra e kaçuba, përderisa investimet e huaja të gjitha pa asnjë përjashtim i shohim nëpër vendbanimet maqedonase, edhe pse 9 vite  resorin përgjegjës për investimet, resorin e ekonomisë e udhëheq kuadër i BDI-së”, theksoi deputeti i PDSH-së, Bekim Fazliu.

Sipas tij, për projektin e vendkalimit kufitar Llojan-Miratoc, iku edhe viti 2012, çdo ti thoshte vallë tani plaku i Llojanit Ali Ahmetit!

“Çdo fletë në këto buxhete paraqet diskriminim të shqiptarëve. Këto fletë të buxhetit dhe këto para në këto buxhete janë mundi dhe djersa e shqiptarëve, është ndarja nga kafshata e gojës për ta mbushur këtë buxhet. BDI dhe Ali Ahmeti do të vazhdojnë të tallen me shqiptarët edhe në vitin 2013. Me Monstra e Branitella, me Buste kafshësh dhe heronj të kontestuar, me tekste shkollore ofenduese e me nxënës shqiptarë të përjashtuar nga procesi arsimor, aksione policore, vrasje e arrestime e krejt kjo është si pasojë e fenomenit të çmendurisë  Ali Ahmeti i cili i adresohet ajrit dhe as që e dëgjon piskamën e popullit te vet, varfërimin dhe shkatërrimin ekonomik të tyre”, theksoi deputeti Fazliu.(INA)

Vlerëso tekstin
5.00

Subscribe to comments feed Komente (1 publikuar):

Berati në 09/11/2012 21:41:03
avatar
Si Aliu si ju, kape njoni, mshoja tjetrit
Thumbs Up Thumbs Down
-4
total: 1 | Treguar: 1 - 1

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem shënoni kodin që shikoni në imazh:

Tjera nga Maqedoni
Previous
image
Thaçi - Volebek për zhvillimet në Maqedoni
Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi ka pritur sot në takim Komisarin e Lartë të OSBE-së për pakica, Knut Volebek. Në takim u bisedua ...
image
Zvicra dhe Maqedonia me Strategji për Bashkëpunim (2013 – 2016)
Ministri i Mjedisit jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Abdilaqim Ademi, mori pjesë në promovimin e Strategjisë për Bashkëpunim të Zvicrës me Maqedoninë periudha 2013-2016, që nën ...
image
Universitetet shqiptare organizuan projektin artistik ,,Ura me tri harqe”
Projekti artistik ,,Ura me tri harqe”, këtë vit u prezantua para publikut në kryeqytetin shqiptar, në Tiranë, dhe u organizua nga Universiteti Shtetëror i Tetovës, Universiteti i Prishtinës dhe Universiteti i Arteve nga Republika e Shqipërisë. ...
image
Franca mbështet Sekretariatin për çështje evropiane
Zëvendëskryeministri përgjegjës për çështjet evropiane dr. Fatmir Besimi dhe Ambasadori i Francës në Maqedoni SH.S. zonja Lorens Oer, sot nënshkruan marrëveshjen e bashkëpunimit për vitin 2013 - 2014. ...
image
Bejta: Komuna e Gostivarit nuk ka dhënë leje për ndërtimin e kryqit në fshatin Zdunjë
Kryeatri i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta ka bërë të ditur qëndrimin dhe vendimin për ndërprerjen e punimeve lidhur me ndërtimin e një kryqi në oborrin e kishës së fshatit Zdunjë. ...
image
Dënime me burg për 86 të akuzuarit për rastin “Kalldërma”
Gjykata Penale e Shkupit shqiptoi dënimet me burg për 86 të akuzuarit për rastin “Kalldërma”, të cilët janë punonjës të pikave të pagesave rrugore në ...
image
Arrestohen tetë persona për përfshirje në krim me kartela bankare
Ministria e Punëve të Brendshme informoi se mbrëmë në një operacion të organizuar ka arrestuar tetë persona në Shkup dhe Kumanovë, që ishin përfshirë në ...
image
Kacin i shqetësuar për zhvillimet në Maqedoni
Nënkryetari i delegacionit të Parlamentit Evropian për Evropën Juglindore, Jelko Kacin theksoi se është i shqetësuar për zhvillimet në Maqedoni. “Është koha e fundit që liderët ...
image
Plevneliev pro Cançev: Shumica e maqedonasve deklarohet si bullgare
Presidenti bullgar Rosen Plevneliev ka shprehur përkrahje për ambasadorin bullgar në Bashkimin Evropian, Dimitar Cançev, pas intervistës së tij në të cilën, siç thuhet, ka ...
image
Bejta: Do të vendojmë rend në sferën e arsimit
Takimin e radhës nëpër shkolla, kryetari i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta i shoqëruar nga shefi i Kabinetit Bashkim Hasani dhe përgjegjësin e arsimit Qeramedin ...
image
Resiverë digjital për familjet sociale
Shfrytëzuesve të asistencës sociale sot në Shtëpinë e organizatave humanitare "Dare Xhambaz" do t'u ndahen resiverë digjital me të cilat mund ta ndjekin ...
image
AI: Përkeqësohen marrëdhëniet mes shqiptarëve dhe maqedonasve
Organizata Amnesty International nxorri raportin vjetor për gjendjen e të drejtave të njeriut në botë që mbulon periudhën janar-dhjetor 2012. ...
image
Ivanov: Nacionalizmi po e helmon sportin në Maqedoni
Presidenti i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov i dënoi ngjarjet e mbrëmshme në stadiumin “Filipi i Dytë” në Shkup, të cilat kanë sjellë deri në ndërprerje të ndeshjes futbollistike mes Teteksit dhe Shkëndisë. ...
image
PE dilema për Rezolutën për Maqedoninë
Parlamenti Evropian sot pritet të votojë mbi Rezolutën e Komisionit Evropian dhe Këshillit Evropian për përparimin e Maqedonisë. ...
image
Vrasje në Saraj të Shkupit
Një person është vrarë mbrëmë në afërsi të Sarajit të Shkupit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20.30, me ç`rast vrasjes i ka paraprirë një zënkë ...
Next