advertisement
Fillimi | Maqedoni | Gruaja shqiptare ishte shtylla kyçe e të arriturave të shqiptarëve
  • email Email shokëve
  • print Printo
  • Plain text Vetem tekst

Gruaja shqiptare ishte shtylla kyçe e të arriturave të shqiptarëve

Gruaja shqiptare ishte shtylla kyçe e të arriturave të shqiptarëve

Në Shkup u mbajt konferencave e grave mbarëshqiptare “Roli dhe Kontributi i Gruas në 100 vite pavarësi” me rastin e festave të 100 vjetorit të pavarësisë.

Kjo ngjarje u organizua nga komuna e Çairit dhe Fondacioni Kulturor Mbarëkombëtar “Nermin Vlora Falaschi”, ndërsa ishin të pranishme gratë eminente shqiptare nga të gjitha trevat etnike.

“Asnjë periudhë e zhvillimit shoqëror, kulturor dhe politik të kombit shqiptar nuk ka kaluar pa kontributin e gruas shqiptare në politikë, vendimmarrje, krijimtari dhe emancipim shoqëror. Qysh nga kohët e lashta shqiptarët kishin për udhëheqëse mbretëreshën Teuta, Norën e Kelmendit, princeshën Helena Gjika e cila lobonte për çështjen shqiptare në rafshin ndërkombëtar, Marigonën që qëndisi flamurin që u ngrit për të shënuar pavarësinë e Shqipërisë,Shote Galicën, motrat Qiriazi që hapën shkollën e parë shqipe për vajza, Nënën Terezë simbolin botëror të humanizmit dhe fituesen e çmimit Nobël”, theksoi zëvendëskryeministrja për evrointegrime, Teuta Arifi në fjalimin e saj.

Drejtorja e Fondacionit “Nermin Vlora – Falaschi”, Zenepe Luka në fjalën e saj përcolli mesazhet e Nermin Vlora për emancipimin dhe zhvillimin e gruas shqiptare në çdo sferë. “Për të vlerësuar një komb se në cilin nivel është si tregues i qartë është pozicionimi i gruas”, theksoi Luka, duke shtuar se gruaja shqiptare akoma gjendet para  sfidave të tjera që synojnë një integrim të gjithëpërfshirës.

Në këtë takim fjalim përshëndetës pati edhe ambasadori i Shqipërisë në Shkup, Arben Çejku, i cili shtoi se roli i gruas shqiptare ka qenë vendimtar në analet e historisë së shqiptarëve dhe se ajo ishte një shtyllë kyçe në avancimin dhe ruajtjen e kultivimin e vlerave tona kombëtare. Konferencën e madhështoi një recital emocionues nga aktorja Roza Anagnosti, përmes disa vargjeve të historisë dhe sakrificave kombëtare.

Pas konferencës, gratë pjesëmarrëse ishin mysafire të zëvendëskryeministres Teuta Arifi, ndërsa më pas pasoi edhe një vizitë nëpër lokalitetet historike të Shkupit. Në mesin e mysafireve pjesëmarrëse ishin gra të shquara shqiptare nga të gjitha trevat etnike si Shqipëria, Kosova,Maqedonia, Lugina e Preshevës, Mali i Zi dhe diaspora (INA)
 

Vlerëso tekstin
2.50

Subscribe to comments feed Komente (0 publikuar):

total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem shënoni kodin që shikoni në imazh:

Tjera nga Maqedoni
Previous
image
15 mijë euro mashtrim, me premtime për blerjen e tokës shtetërore
Një 55 vjeçar nga Kumanova me inicialet S.S dhe 42 vjeçari me inicialet V.U nga Shkup përballen me akuzë penale për mashtrim, pasi që mashtruan ...
image
Ivanov - Nikoliq: Serbia dhe Maqedonia historikisht me marrëdhënie të shkëlqyera
Gjorge Ivanov dhe Tomisllav Nikoliq, konfirmuan edhe një herë marrëdhëniet historikisht të shkëlqyera mes dyja vendeve. Presidenti i Maqedonisë i cili po qëndron në Beograd ...
image
Unioni Ndërkombëtarë i Noterëve kundër ndryshimeve për noteri
Përmes një letre formale dërguar Kryeministrit Nikolla Gruevski  dhe Ministrit të Drejtësisë Adnan Jashari, Unioni Ndërkombëtar i Noterëve kundërshton ndryshimet në Ligjin për ...
image
Shkup, protestë e studentëve kundër testeve të paralajmëruara eksterne
Studentët e Universitetit të Shkupit “Shën Kirili dhe Metodi” sot protestuan para rektoratit të universitetit, duke kërkuar që profesorët dhe universiteti të deklarohet zyrtarisht lidhur ...
image
Ja lista e kandidatët që kalojnë fazën e testeve dhe provave për SIOFA
Agjencia e Administratës ka publikuar ranglistën me emrat e kandidatëve, që kanë aplikuar në konkursin e shpallur nga Sekretariati për Implementimin e Marrëveshjes ...
image
Asani: Maqedonia është udhëkryq i dy korridoreve panevropian 8 dhe 10
Drejtori i NP Publike Hekurudhat e Maqedonisë-Infrastruktura Irfan Asani merr pjesë në forumin ballkanik për transport dhe infrastrukturë në trafikun hekurudhor i cili mbahet në ...
image
Prishen ndërtime të paligjshme në Plazhin e Durrësit, një hapësirë turistike mesdhetare
Sezoni turistik i ardhshëm në qytetin e Durrësit do të jetë i çliruar nga të gjitha ndërtimet pa leje. Kështu ka deklaruar kryeministri Edi ...
image
Transport falas për qytetarët, në ditë kritike të ndotjes në Shkup
Qyteti i Shkupit ti subvencionojë qytetarët që këtë dimër do të ngrohen me burime të pastërta të energjisë dhe të vendosë vozitje falas ...
image
Hapet zyra e Qendrës së Bashkësisë së Komunës së Strugës
Në Strugë filloi me punë aktive zyra e Qendrës së Bashkësisë së Komunës së Strugës, që është bashkëpunim i Komunës së Strugës dhe Fondacionit Shoqëria ...
image
Sulmi ndaj Qeverisë me raketahedhës RPG ?
Në ndërtesën e Qeverisë së Maqedonisë mund të jetë shtënë me raketadhehës të tipit RPG. ...
image
Protestë dhe revoltë e qytetarëve sot në Shkup
Në Shkup sot pasdite pritet të zhvillohet një protestë e ashtuquajtur e qytetarëve të pakënaqur me moton “Goditje –  për Maqedoninë bëhet fjalë”. Nismëtarët e kësaj ...
image
Samet Jahiu zgjidhet kryetar i SHASH-it
Shoqata e Arsimtarëve Shqiptarë  “Naim Frashëri” Kumanovë – Likovë, të ejten ( 30.10.2014), në hapësirat e SHASH-it në Kumanovë, mbajti kuvendin e gjashtë zgjedhor, ku ...
image
Aliu: Shqiptarët jashtë loje në Qeveri, BDI-në se llogarisim
Në Parlamentin e Maqedonisë sot u zhvillua seanca deputetët pyesin ministrat e kabinetit qeveritar. Në këtë seancë ka dominua fjalimi i shefit të grupit parlamentar ...
image
BDI hap garën për zgjedhjet brendapartiake në Tetovë
Kryesia e degës së BDI-së në Tetovë solli vendim për fillimin e zgjedhjeve brenda partiake për degën e Tetovës në të gjitha nivelet. Në komunikatën partiake ...
image
Një i vdekur dhe katër të plagosur në aksidentin në aksin Kumanovë - Shkup
Një i vdekur dhe katër të plagosur është bilanci i një aksidenti fatal që ndodhi sot rreth mesdite në rrugën Kumanovë – Shkup. Në këtë ...
Next