advertisement
Fillimi | Maqedoni | USHT e nderoi jetën dhe veprën e themeluesit dhe Rektorit të parë, Fadil Sulejmani
  • email Email shokëve
  • print Printo
  • Plain text Vetem tekst

USHT e nderoi jetën dhe veprën e themeluesit dhe Rektorit të parë, Fadil Sulejmani

USHT e nderoi jetën dhe veprën e themeluesit dhe Rektorit të parë, Fadil Sulejmani

Universiteti Shtetëror i Tetovës (USHT) sot mbajti mbledhjen komemorative në nderim të jetës dhe veprës së themeluesit dhe rektorit të parë të Universitetit të Tetovës, prof.dr. Fadil Sulejmani. Në këtë akademi përkujtimore morën pjesë familjarë, stafi udhëheqës i Universitetit, profesorë, studentë  dhe miq të themeluesit të Universitetit, nga të gjitha trevat shqiptare.
Rektori i USHT-së, Prof.dr.Vullnet Ameti, para pjesëmarrësve, në amfiteatrin e stërmbushur në objektin e ri të USHT-së, deklaroi se institucioni ynë, por edhe mbarë populli shqiptar ka humbur një profesor të devotshëm dhe pishtar të arsimit sipëror në gjuhën shqipe në Maqedoni.

“Lajmi i kobshëm për ndarjen e papritur nga jeta e profesorit tonë, themeluesit dhe Rektorit të parë të Universitetit tonë, Prof. dr. Fadil Sulejmanit na tronditi thellë të gjithëve. E kam shumë të vështirë të pajtohem me faktin se po mbaj fjalë mortore për një kolos të arsimit në gjuhën amtare, kolegun që deri dje ishte përkrah nesh, dhe e kam të pamundur ta bind veten dhe juve, se më nuk është në mesin tonë, njëri nga njerëzit më meritorë për Universitetin tonë dhe për arsimin sipëror në gjuhën shqipe në Republikën e Maqedonisë dhe më gjerë, profesor Fadil Sulejmani”, theksoi rektori Ahmeti.


Sipas rektorit Ahmeti, vepra e profesor Fadil Sulejmanit do të jetojë gjatë, ndërkaq puna dhe veprat e tij do të na shërbejnë si frymëzim në rrugëtimin tonë të ardhshëm, neve dhe gjeneratave që vinë pas nesh.

“Ti dhe shpirt me fjalën UNIVERSITET, prandaj unë sot nga foltorja e Universitetit tënd, që sot është krenaria e arsimit shqip, ta jap besën e shqiptarit, se lapsi dhe fletorja, që Ti i mbaje ditën e fillimit të ligjëratave të para përpara kordonit policor, do të mbesin të gravuara për jetë e mot në mendjet dhe zemrat tona. Ti vërtet ike papritur nga mesi ynë, Profesor, por prehu i qetë, se UNIVERSITETI kurrë nuk do të devijojë nga rruga që e trasove Ti me aq mundim. Ne denjësisht do ta çojmë në vend amanetin Tënd dhe do të flijohemi për të, ashtu siç u flijove dhe Ti”, theksoi rektori Vullnet Ahmeti.
 
Në emër të familjes së themeluesit të UT-së, Prof. dr. Fadil Sulejmanit, të pranishmëve iu drejtua e bija e tij, Ardiana Sulejmani.
Ajo me këtë rast pasi falënderoi të pranishmit në emër të familjes për nderin dhe respektin që tregojnë për prindin e tyre, tha se prindi i tyre, nuk kurseu as kohën e as shëndetin për ngritjen dhe zhvillimin e UT.-së. “Mbi të gjitha asnjëherë nuk u pajtua që ta sheh popullin e vet në gjendje të prapambetur, të nënshtruar dhe inferior. Në këtë frymë rilindëse e iluministe na edukoi edhe neve fëmijët të tij. Ai, për ne ishte dhe mbetet piedestal dhe model i  prindit, edukatorit dhe intelektualit. Profesor doktor Fadil Sulejmani është dhe do të mbetet në përjetësi Korifeu i  kombit shqiptar, njeri që q shumë sakrifikoi për diturinë e atdhetarëve, rilindësi modern i shqiptarëve të Maqedonisë, pishtar i pashuar shqiptar dhe hero i arsimit shqip”, tha në mes tjerash Ardiana Sulejmani e bija e themeluesit dhe Rektorit të parë të Universitetit të Tetovës, Prof. dr. Fadil Sulejmani.

Gjatë ditës së hënë (11.02.2013), me rastin e vdekjes së Prof. Dr. Fadil Sulejmanit, themelues dhe Rektor i parë i Universitetit tonë, në ambientet e Qendrës kulturore të Tetovës, u organizuan homazhe, në të cilën morën pjesë një numër i madh i dashamirëve dhe respektuesve të jetës dhe veprës së profesor Fadilit. Me këtë rast, Rektori i USHT-së, Prof. Dr. Vullnet Ameti, theksoi: “Sot Universiteti Shtetëror i Tetovës dhe të gjithë shqiptaria kanë ditë zie, USHT-ja dhe gjithë shqiptarët kanë humbur një personalitet të madh, kanë humbur promotorin, ideatorin dhe themeluesin e Universitetit të Tetovës”, tha rektori i USHT-së, Prof.dr. Vullnet Ahmeti.

Ndërkohë ish Rektori, Prof. dr. Nexhbedin Beadini, theksoi se USHT-ja dhe gjithë shqiptarët kanë rast pikëllimi për humbjen e themeluesit dhe ideatorit të Universitetit të Tetovës, profesor Fadil Sulejmanit. Fadil Sulejmani ka kontribuar në kauzën kombëtare në drejtim të arsimit të lartë shqiptar. Kauza që i priu profesor Sulejmani, do të respektohet gjithmonë. Edhe pse ne pra kemi humbur një ndër themeluesit e Universitetit të Tetovës, ai dhe figura e tij do të mbetet lartë gjatë gjithë kohës. Vepra dhe ideja e tij do të vazhdojë dhe ai do të mbetet i gjallë”, tha ish rektori Nexhbedin Beadini.
Biznesmeni dhe filantropi i mirënjohur shqiptar, Lazim Destani, njëherit edhe bashkëvendës i profesor Fadil Sulejmanit, u shpreh se sot kemi një ditë pikëllimi.

“Fizikisht u nda nga ne profesori Fadil Sulejmani. Ne nga Bozofca i kemi thënë La Fadil, jemi rritu dhe kemi jetuar bashkë edhe në kohën e fëmijërisë dhe e dimë gjithë se trimëria e tij që nisi rrugën i arriti qëllimet e veta. Na ka lënë shumë amanete, besojë se ne të tjerët do ta vazhdojmë rrugën e tij”, kështu është shprehur gjatë homazheve, biznesmeni Lazim Destani.
Varrimi i themeluesit dhe Rektorit të parë të UT-së, Prof. dr. Fadil Sulejmani, në praninë e një numri të madh të qytetarëve u bë në varrezat myslimane në Tetovë.

Me këtë rast, i fundit nga ish rektorit Fadil Sulejmani, u nda Shefi i Katedrës së Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe, Doc. dr. Fatmir Sulejmani. Ai me këtë rast u shpreh: “Lajmi për ikjen Tuaj në botën e amshueshme e goditi dhimbshëm popullin shqiptar - studentet, mësimdhënësit dhe stafin udhëheqës të Universitetit, sepse humbëm intelektualin e guximshëm, profesorin dhe studiuesin e shquar, pishtarin shembullor te arsimit – rilindësin e fundit, themeluesin dhe rektorin e parë te Universitetit Shqip të Tetovës.

Me rastin e vdekjes së prof. dr. Fadil Sulejmanit, USHT-së dhe familjes Sulejmani u kanë arritur telegrame ngushëllimi nga të gjitha trevat shqiptare, si nga Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, krerët e partive politike shqiptare në Maqedoni, si dhe institucione dhe personalitete të ndryshme.



 
Jetëshkrimi i rektorit Fadil Sulejmani

Fadil Sulejmani u lind më 5.12.1940 në katundin Bozovcë të Malësisë së Sharrit të Tetovës. Arsimin fillor e kreu në vendlindje dhe në qytetin e Tetovës, kurse Shkollën e Lartë Pedagogjike në Prizren dhe Fakultetin Filozofik, dega gjuhë-letërsi shqipe e kreu në Prishtinë. Studimet pasdiplomike për magjistraturë i kreu në Beograd dhe doktori në Prishtinë për shkencat filologjike.
Ka punuar fillimisht si arsimtar i gjuhës dhe letërsisë shqipe në katundin Obiliq afër Prishtinës dhe 2 vjet si profesor i gjuhës latine në Gjimnazin e Mitrovicës. Në vitin 1971 filloi si pedagog i rregullt në degën Gjuhë dhe Letërsi Shqipe të Fakultetit Filozofik të Universitetit të  Prishtinës, ku punoi deri në vitin 1994. Në vitin 1994-95 u avancua në cilësinë e profesorit ordinar për shkenca filologjike po në këtë universitet. Formimi i tij akademik do të vijojë me 2 vjet specializim në Gjermani, si bursist i Fondacionit ,,Aleksandër Humbold”, në Bon dhe 1 vit në Itali, gjë që i ka mundësuar edhe njohjen e gjuhëve përkatëse, të cilat do t’i shfrytëzojë edhe më vonë në hulumtimet e tij.
Në vitin 1990, me fillimin e proceseve demokratike, u kthye nga Prishtina në Tetovë, në vendin e tij të lindjes, dhe u angazhua në aksionin e madh popullor për Pajtimin e gjaqeve.
Në vitin 1990 emërohet Kryetar i Bashkësisë Kulturore Shqiptare në Maqedoni, me seli në Tetovë, e cila ka luajtur një rol të rëndësishëm për hulumtimin dhe kultivimin e kulturës shqiptare në Maqedoni.
Në vitin 1991, bashkë me studiues të tjerë dhe me përkrahjen e disa asociacioneve shqiptare në Republikën e Maqedonisë, organizoi simpoziumin shkencor me karakter kombëtar ,,Shqiptarët e Maqedonisë”, kushtuar çështjes së shqiptarëve në Maqedoni.
Në 1994, bashkë me intelektualë të tjerë, e themeloi Universitetin e Tetovës dhe e drejton atë deri në vitin 2003, periudhë kur fillon edhe zyrtarizimi i tij.
Profesor Fadil Sulejmani është nderuar me disa çmime nga Universiteti Shtetëror i Tetovës, me të cilat ky institucion e ka ngritur në panteon themeluesin e vet: krahas titullit “Rektor Nderi i Universitetit të Tetovës”, akorduar nga Senati i këtij Universiteti, më 25 nëntor 2002, që u pasua edhe me çmimin “Nderi i Universitetit të Tetovës”, më 17 dhjetor 2002. Në 18 vjetorin e themelimit, më 17 dhjetor 2012, Universiteti Shtetëror i Tetovës, themeluesit dhe Rektorit të Parë, Prof. dr. Fadil Sulejmanit i ndau titullin: Doktor nderi i shkencave (Doctor Honoris Causa) i Universitetit Shtetëror të Tetovës.
Profesor Fadil Sulejmani është autor i mbi 10 librave dhe mbi 200 artikujve të publikuar në revista shkencore e periodikë. Ndër librat mund të citojmë, si: ,,E mbsuame e krishterë e Lekë Matrëngës”,  një monografi për jetën dhe veprën e këtij autori arbëresh, 1979; ,,Praktikumi i Gjuhës së Sotme Shqipe”, më 1981, 1984; ,,Lindja, martesa dhe vdekja në Malësitë e Tetovës”, monografi për ritet familjare në këtë trevë; ,,Njohuri për Gjermaninë dhe popullin e saj”, 1995; ,,Fonetika e gjuhës gjermane”, 1995; ,,Morfologjia e gjuhës gjermane”, 1995; ,,Hapi historik i universitetit tonë”, 1994. Profesor Fadili ishte i palodhur, për të nuk kishte moshë as lodhje. Ai ka lënë gati për shtyp disa libra, si: ,,E Folmja e Malësisë së Sharrit”; ,,Toponimia e tri malësive të Tetovës”; ,,Lojërat popullore në Malësitë e Tetovës”; ,,Sintaksa e gjuhës gjermane” etj.
Profesor Fadil Sulejmani ka dhënë kontribut të rëndësishëm në fushën e fonetikës dhe të drejtshkrimit, në fushën e gramatikës dhe të leksikologjisë, në fushën e dialektologjisë dhe të etnologjisë. Janë me qindra artikuj të publikuar ku trajtoi të tilla çështje, që mund të lexohen në biografinë e tij të gjerë.
Në fushën e dialektologjisë dhe të leksikologjisë mund të përmendim artikuj si: dukuritë fonetike në të folmen e Malësisë së Sharrit; Terminologjia bimore e shtazore në të folmen e Malësisë së Sharrit të Tetovës; Leksiku blegtoral nga e folmja e Malësisë së Sharrit të Tetovës; Diftongjet dhe togjet zanore në Malësinë e Sharrit të Tetovës; Vokalizmi në të folmen e Malësisë së Sharrit të Tetovës; Fjalë të bukura nga Malësia e Sharrit të Tetovës; Fjalë popullore nga Malësia e Sharrit të Tetovës, etj.
Në fushën e etnografisë ka botuar shkrime me interes të madh, si: Disa të dhëna rreth lindjes në Malësinë e Sharrit të Tetovës; Besëtytnitë për vdekjen në Malësinë e Tetovës; Veçoritë fizike-gjeografike e sociale të Malësisë së Sharrit të Tetovës; Lojërat popullore të dasmave në anën e Tetovës, etj. (INA)

Vlerëso tekstin
3.00

Subscribe to comments feed Komente (2 publikuar):

profi i deshpruar në 12/02/2013 23:50:23
avatar
patriot eshte ky qe e hapi usht,por si funksionon shume ma patriot do te jete ai qe do ta mbyll kete vater matrapazash
Thumbs Up Thumbs Down
-1
Adem në 28/02/2013 09:41:41
avatar
cfare kuptoni ju me fjalen "patriotizem" qe po e perdorni kete term me "patriot eshte ky qe e hapi usht, ..."?
Ne usht-en jane te domosdishme ndryshimet qe duhet te behen, keshtu qe te studiohet dhe studimi ti sherbeje ngritjes ne shkollime por ama jo te mbyllet usht-ja. Me vazhdimin e fjalise tuaj :
"shume ma patriot do te jete ai qe do ta mbyll kete vater matrapazash ".
Ndoshta mund te keni te drejte, nese mendoni se duhet te permiresohen rrethanat per studim, keshtu qe secili absolvent te marre ate titull qe e meriton me pune. Por jo te mbyllet usht-ja." Mbyllja" eshte injorance ndaj shkollimit. Nje gje e till esht nje varferi e madhe edhe per ju, "prof i deshperuar", Nese ju qenkeni i deshperuar, duhet te shprehni konkretisht pakenaqesine tuaj dhe te shtroni argumentete per permiresim por jo per fshirje. A keni dal ndoj here jashte Tetoves, mendoj ne univerzitete tjere ne bote?
Edhe nje here, cfare kuptoni ju me termin patriotizem, zoti Prof i deshperuar?
Thumbs Up Thumbs Down
4
total: 2 | Treguar: 1 - 2

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem shënoni kodin që shikoni në imazh:

Tjera nga Maqedoni
Previous
image
Si ndodhi aksidenti i familjes së Labinot Malokut nga Ferizaj në Maqedoni
Shtetasi i Kоsovës Labinot Maloku (34) nga Ferizaj nga raporti i policisë së Maqedonisë thuhet se ka shkaktuar aksidentin e rëndë në komunikacion para dy ...
image
VMRO- Popullore: VMRO-DPMNE dhe BDI po e kthejnë Maqedoninë në përqafimet e Serbisë
VMRO- Popullore reagoi sot kundër marrëveshjes për ambasada të përbashkëta midis Shkupit dhe Beogradit, duke shtuar se me këtë marrëveshje koalicioni qeveritar i partive VMRO-DPMNE ...
image
“Pyjet e Maqedonisë”, afro 50 të pranuar nga Tetova ende pa një vend pune
Që nga lotaria spektakolare për punësimin e rasteve sociale, shumë nga të pranuarit mbesin ende vetëm me dokumentin për vendimin e nënshkruar. Një vendim pune që ...
image
Tre të mitur zhduken në Shkup
Tre fëmijë të mitur prej sot janë zhdukur nga qendra për përkujdesjen e fëmijëve me probleme edukativo – sociale. Tre fëmijët janë zhdukur para katër ditëve ...
image
29 mijë qytetarë janë paraqitur për shlyerje të borxheve
Mbi 29.000 qytetarë janë paraqitur për shlyerje të borxheve. Zëvendëskryeministri dhe ministër i Financave Zoran Stavreski vlerëson se projekti po zhvillohet shkëlqyeshëm. "Shkëlqyeshëm po ecë projekti. ...
image
Nesër shpallet Republika e Iliridës
Të enjten prej orës 13:30 në sheshin Skënderbeu në Shkup do të bëhet shpallja solemne e Republikës së Iliridës....
image
Grubi takon ambasadorin italian
Artan Grubi, Deputeti nga rradhet e partisë Bashkimi Demokratik për Integrim, ka vijuar takimet me përfaqësuesit e komunitetit ndërkombëtar në vend duke pritur sot në zyret e Kuvendit të Maqedonisë Ambasadorin e Italisë në Shkup, Ernesto Beleli....
image
Rrahje e përgjakshme midis dy familjeve të biznesmenëve në Shkup
Një rrahje e përgjakshme ka ndodhur të martën pasdite në gjykatën themelore Shkupi 2, midis dy familjeve të bizneseve të mëdha në Maqedoni. Incidenti ka shpërthyer ...
image
Kallëzim penal drejtorit të Spitalit të Kërçovës, për manipulime me punësime
Policia e Ohrit ka ngritur kallëzim penal ndaj ushtruesit të detyrës së drejtorit të Spitalit të Kërçovës, me inicialet L.R, 58 vjeç. Ndaj tij u ...
image
Përmendore edhe për likuidues dhe vrasës serik në Shkup
Profesori eminent maqedonas Vlado Popovski ka deklaruar se përmendorja e Andon Lazov Janev nuk e ka vendin në Shkup, pasi që bëhet fjalë për një ...
image
PDSH reagon për marrëveshjen Beograd – Shkup për përfaqësim të përbashkët diplomatik
Përfaqësuesja e lartë e PDSH-së,  Sadije Iljazi sot ka drejtuar kritika lidhur me nënshkrimin e marrëveshjes për përfaqësim të përbashkët diplomatiko – konsular midis Shkupit ...
image
Grubi edhe me Auer thekson nevojën e zgjidhjes së emrit
Deputeti i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Artan Grubi po i prinë takimeve me diplomatë evroperëndimore brenda kësaj partie. Ai sot ka vazhduar serinë e ...
image
Shpallje për 180 punësime të reja sipas Marrëveshjes së Ohrit
Sekretariati për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit ka shpallur konkursin për punësimin e 180 nëpunësve shtetëror. Kjo është vazhdimësi e punësimit të administratorëve shqiptarë dhe të ...
image
Struga përsëri anashkalohet injorohet dhe nuk ftohet në Pogradec
Në Pogradec zhvillon punimet punëtoria për implementimin e Projektit për menaxhimin integral me trashëgiminë kulturore dhe natyrore të regjionit të Liqenit të Ohrit, të financuar ...
image
Diplomacia, Shqipëri – Kosovë vs Serbi – Maqedoni
Projekti për ambasada dhe përfaqësi të përbashkëta diplomatike ka ndarë dhe pozicionuar vendet e Ballkanit, edhe në planin diplomatik. ...
Next