advertisement
Fillimi | Maqedoni | Maqedoni, partitë shqiptare marrin pjesë në zgjedhjet lokale
  • email Email shokëve
  • print Printo
  • Plain text Vetem tekst

Maqedoni, partitë shqiptare marrin pjesë në zgjedhjet lokale

Maqedoni, partitë shqiptare marrin pjesë në zgjedhjet lokale

Partitë shqiptare në Maqedoni do të marrin pjesë në zgjedhjet lokale të 24 marsit, edhe përkundër bojkotit të opozitës maqedonase.

Partitë shqiptare theksojnë se kriza politike i takon kampit politik maqedonas, midis pozitës dhe opozitës dhe se ajo nuk ka të bëjë me shqiptarët dhe kërkesat e tyre.

Partia shqiptare në pushtet BDI ka theksuar se do të marrë pjesë në zgjedhje dhe se tanimë janë bërë të gjitha parapërgatitjet për fushatën zgjedhore.

Abdilaqim Ademi, sekretari i përgjithshëm i BDI-së dhe shef i shtabit zgjedhor ka theksuar se janë bërë të gjitha përgatitjet dhe shpallja e kandidaturave për garën zgjedhore të 24 marsit.

Sipas tij, vendi duhet të mbajë këto zgjedhje dhe të shmang zgjedhje të parakohshme parlamentare, për shkak se ato janë të panevojshme për vendin.

PDSH opozitare e udhëhequr nga Menduh Thaçi ka vendosur që të marrë pjesë në zgjedhjet lokale, edhe përskaj vendimit të opozitës maqedonase që të bojkotoj ato.

“Ne po përgatitemi seriozisht për zgjedhjet lokale dhe jam i bindur se PDSH do të fitojë, dhe do të ishte shumë e pritshme që të shpalosim kërkesa më të mëdha politike. Bashkësia ndërkombëtare ka kërkuar që PDSH të sillet me përgjegjësi në këto muaj të ndjeshëm për Maqedoninë. Unë kam dhënë sinjal të qartë me prishjen e marrëveshjes me LSDM, pasi që nuk vërejta se Cërvenkovski ofron ndonjë alternativë sa i përket çështjeve të shqiptarëve”, ka theksuar ndër të tjera Thaçi.

Për zgjedhjet e 24 marsit të gjitha përgatitjet ka bërë edhe RDK. Kryetari i kësaj partie Rufi Osmani ka theksuar se RDK është në fazën përfundimtare të përgatitjeve për garën zgjedhore të radhës dhe se kjo parti në zgjedhje do të shkojë si e vetme, ndërsa bashkëpunimi në raundin e dytë do të varet nga specifikat e komunave dhe oferta politike e partive tjera.

Edhe partitë e tjera minore shqiptare gjithashtu kanë bërë të ditur pjesëmarrjen në zgjedhje, por duke qenë pjesë të koalicionime formale me partitë më të mëdha politike si dhe përkrahjen e dhënë individuale. (INA)

Vlerëso tekstin
5.00

Subscribe to comments feed Komente (0 publikuar):

total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem shënoni kodin që shikoni në imazh:

Tjera nga Maqedoni
Previous
image
BE, refuzon projektet për bashkëpunim ndërkufitar Kosovë- Maqedoni
Brukseli zyrtarë ka refuzuar projektet në kuadët të fondeve IPA për bashkëpunim ndërkufitar Kosovë - Maqedoni. ...
image
Shkup, tetëmbëdhjetë vjetë burg për 6 protestues!
Gjykata Penale e Shkupit të martën në mesditë ka shqiptuar dënime me nga tre vjet burg për 6 nga 8 të akuzuarit për pjesëmarrje në ...
image
Vera kulturore shqiptare në Strugë
Gushti, muaji më i nxehtë i vitit do të jetë i nxehtë edhe me aktivitete të nduarduarta kulturore në Strugë, në kuadër të projektit të ideuar dhe realizuar nga komuna e Strugës me titull “Vera kulturore shqiptare”....
image
Shkupi e Prishtina, bashkëpunim në sferën e gjyqësisë
Ministri i Drejtësisë Dr.Adnan Jashari sot u takua me ambasadorin e Republikës së Kosovës, z. Ylber Hysa. ...
image
U propozua përbërja e re e Komisionit për lustrim
Komisioni kuvendor për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve propozoi përbëje të re të Komisionit për verifikim të fakteve....
image
Paradite me diell, pasdite të reshura të shiut dhe bubullima
Moti në Maqedoni paradite do të jetë me diell dhe i ngrohtë e me vranësira të vogla lokale deri në mesatare. ...
image
Kush po formon parti shqiptare në Maqedoni?
Ekziston disponimi, hapësira dhe dëshira për tu formuar një parti e re politike shqiptare në Maqedoni, por se deri më dani askush nuk pranon publikisht se punohet në këtë drejtim. ...
image
Katër të plagosur nga grabitja në Dibër, mbyllet vendkalimi kufitar në Bllatë
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në zonën e Dibrës nga ana maqedonase, kur gjatë një përpjekje për grabitje, është shtënë me armë zjarri, si ...
image
Të shurdhër për çështjen shqiptare
Përfaqësuesit më të lartë shtetëror të institucioneve vazhdojnë të heshtin përballë zërit të ashpër të popullit shqiptar në Maqedoni....
image
Së shpejti do të formohet parti e re e shqiptarëve
Së shpejti do të formohet parti e re apo lëvizje e shqiptarëve. Kjo deklaratë e cila shpesh herë po përmendet nga partitë politike, mënjanoi spekulimet ...
image
Strugë, festivali teatror “K’tu fest” starton më 4 gusht
Muaji gusht tradicionalisht në Strugë është muaj i manifestimeve të ndryshme kulturore, përfshirë këtu edhe festivalin “Këngë Jeho” dhe Mbrëmjet Strugane të Poezisë. Tani Struga ...
image
Sherifi: Jeta e shqiptarëve dita ditës po cenohet rëndë në Maqedoni
Kryetari i asociacionit të diasporës shqiptare të njohur si Lidhja e Diasporës Shqiptare për Maqedoni në një intervistë ekskluzive për INA ka folur për zhvillimet e fundit në Maqedoni, të drejtat dhe pozitën e shqiptarëve, protestat e fundit dhe alternativat politike për të rikthyer dinjitetin e shqiptarëve. ...
image
Donacion në pajisje për MBP dhe për Drejtorinë e doganave
Me donacion në pajisje nga Ambasada amerikane në Maqedoni sot do të furnzohet Policia kufitare pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Drejtoria e doganave....
image
Emri, pala maqedonase kërkon konstruktivitet
Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Popovski sot realizoi një takim me Ndërmjetësi i KB-së në bisedimet për emrin,Metju Nimic....
image
Maqedonia respekton të drejtat dhe liritë fetare
Kushtetuta dhe ligjet e Republikës së Maqedonisë garantojnë liri të fesë dhe Qeveria në përgjithësi respekton të drejtat dhe liritë fetare, shkruan në raportin e ...
Next