advertisement
Fillimi | Maqedoni | Bejta lë ministrinë e Pushtetit Lokal për komunën e Gostivarit
  • email Email shokëve
  • print Printo
  • Plain text Vetem tekst

Bejta lë ministrinë e Pushtetit Lokal për komunën e Gostivarit

Bejta lë ministrinë e Pushtetit Lokal për komunën e Gostivarit

Ministri i Pushtetit Lokal, Nevzat Bejta sot dha dorëheqje nga posti i ministrit, për shkak të pjesëmarrjes së tij në garën e zgjedhjeve lokale për komunën e Gostivarit. 

“Gjithnjë kam qenë i përgatitur të respektoj vullnetin e shumicës së qytetarëve. Kam qenë i përgatitur ta respektoj demokracinë dhe njerëzinë, lirinë dhe barazinë si dhe drejtësinë. Në zgjedhjet Parlamentare që u mbajtën në 2011, BDI në Gostivar doli fitues dhe nga ajo fitore unë u bëra ministër i Vetëqeverisjes Lokale. Por në 2013 u ndryshua situata, shumica e qytetarëve të Gostivarit kërkuan që unë të jem kandidat për kryetar të komunës. Këtë kërkesë e përkrahën organet partiake dhe BDI më kandidoi për kryetar të komunës së Gostivarit. Duke mos dashur të keqpërdori pozitën e ministrit në zgjedhjet e 24 marsit, unë sot jap dorëheqje të pakthyeshme nga funksioni i ministrit”, theksoi ministri i dorëhequr Nevzat Bejta, duke shtuar se me këtë respekton vullnetin e shumicës së qytetarëve, të BDI dhe prej sot unë jam qytetar i lirë dhe i barabartë me të gjithë qytetarët. 

Ai shtoi se prej sot kthehet në mesin e qytetarëve të Gostivarit, duke punuar dhe kuvenduar së bashku për zgjedhjet lokale të 24 marsit. 

Bejta ka shprehur faleminderime për anëtarët e Qeverisë dhe administratën e ministrisë për bashkëpunimin e deritanishëm, komunat si dhe qytetarët, veçanërisht ata të Gostivarit, që sipas tij, gjithnjë kanë shprehur mbështetjen dhe besimin në politikë. (INA)


Vlerëso tekstin
3.00

Subscribe to comments feed Komente (10 publikuar):

Avziu në 15/02/2013 16:16:34
avatar
Ku do qe shkon ti shkon per te vjedh,askund sta kemi pare hajrin dhe askund nuk do te shohim hajr prej teje.
Thumbs Up Thumbs Down
34
shoku tito në 15/02/2013 16:18:47
avatar
Kuren e kures mos u kthefshi
Thumbs Up Thumbs Down
16
bashkeatdhetari nga SHBA në 15/02/2013 16:58:58
avatar
Sukses ne zgjedhjet e ardhshme.Te shpresojme se fitorja do te jet e Juja pasi kete e dashkan qytetaret e Gostivarit.Ne turnin bete ndryshime te medha per Gostivarin te shpresojme se ne turnin e dyte do te beni edhe me teper.Do te kisha dashte qe fitorja te jet per ato qe te kerkuan te rizgjidhesh pra Gostivarasit,e jo vetem adhuruesve te BDI-se.Kryetari synimet i ka per te miren e qytetareve ne agjende te para e mandej interesi partiak.Partijte vijne e shkojne kurse Gostivari dhe gostivarasit do te jen pergjithmone.Si nji adhurues i Juaj e jo i BDI-se po i lutem Perendise dhe gostivarasve qe fitorja te jet e Juja.
Thumbs Up Thumbs Down
-47
ish bdi në 15/02/2013 17:34:26
avatar
kam qen votues i regullt i bdi fal ali ahmetit por fal nevzat bejtes kur ne jete nuk e votoj bdi ku e dime se ju jeni humbesi ma i madh ne zgjedhjet lokale ne gostivare,kur fol per zgjedhjet e 2011 ju nuk ishi ne liste ,nese duet te thiret per imunitet ne gostivare eshte nexhati jakupi bashk me komandantin skosko pivo dhe deputetja qe nuk me kujtoet emri ,ju nevzat dot mbete humbesi ma i madh i gostivarit ,ju mund te shpresoni ne votat e shqipfolesve qe skan azgje te perbashket me popullin shqiptare dhe serbofilave te lagjes tullana ,
Thumbs Up Thumbs Down
34
në 15/02/2013 18:03:19
avatar
o bashkatdhetare edhe ata punime qe i beri idoli jot nevzati neper gostivare ku e la komunen me 13 mijon borxhe ,pikerisht pr.rufi osmani i pagujti ,dhe lere qe komuna ska borxhe por jan siguruar disa mijona euro neper mes fondeve nderkombetare ,se me parat e taksapaguesve shqiptare bdi realizon projekte anti shqiptare si shkupi 2014,tani dot filojn me makedonija 2017 ku dot ndertoen me qindra permendore maqedonase dhe bullgare me parat e taksapaguesve shqiptare ,kete premtim grueski ua dha maqedonasve dit me pare
Thumbs Up Thumbs Down
23
shoku tito në 15/02/2013 18:39:03
avatar
.per amerikanin po partit shkojn dhe vin por pastrimi fizik qe uasht be. shqipetareve prej partis ne pushtet nuk kthehen burgjet perplot votimet e ligjevr diskriminuse per shqiptaret nuk kthehen oor amerikan ju mund ta keni simpatin e xatit por realizeti dhe zte zezat qr u jan be popullit nga ana e bdis ku eshte edhe nevzat bejta nuk esht ne regull.
Thumbs Up Thumbs Down
34
Fadili në 15/02/2013 18:58:36
avatar
PER BASHKEATDHETARIN NGA SHBA-ja:-I nderuari bashkeatdhetar nga SHBA-ja,shpesh naper komentet e tua na paraqitesh si patriot i madh per ceshtjen e shqipetareve e sidomos ne bashkimin e shqipetareve,po c,te shtiri tash ne keto komente te kerkosh te votoj populli nje parti qe esht ne pushtet dhe koketon qe 10 vjet me partit maqedonase si me at te LSDM-se ashtu tash se fundi edhe me ket te VMRO-se,koketon naper qeverit e tyre her ne preherin e njeres e her ne preherin e tjetres per interesat e tyre personale dhe per tu pasurua tej mase familjet e tyre e ne anen tjeter duke vrare e burgosur shqiptaret e shkret faj e pa faj gjat gjith mandateve te tyre sa jan ne pushtet por edhe para se te vin ne pushtet gjat luftes se 2001. E din ti bashkeatdhetar i SHBA-se se sa shqipeter kan humbur jeten deri sa keta kan qen ne pushtet edhe ate edhe shum ish komandanta dhe shok te tyre gjat luftes dhe asnjehere keta te mjere skan dhen asnje shpjegim asnjehere se pse nuk u zbuluan kush i vrau ata dhe kush ka pergjegjsi per keta vrasje?!E din ti bashkeatdhetar i nderuar se sa shqipetar u burgosen dhe vdiqen naper burgje gjat mandateve te tyre dhe asnjehere familjaret e tyre nuk moren asnje shpjegim se pse ata vdiqan ne ata burgje dhe pse dikush ende po gjykohen dhe mbahen naper burgje pa fakte dhe koha kalon dhe ata dergjen naper ata burgje,cdoher duke i degjuar te BDI-se me shpjegimet se e drejta do dal ne gjyq e ne cilin gjyq pretendojn ata do del e drejta? gjyqit qe ata i besojn del e drejta pasi te bejn njerzit me dhjetra vite burg dhe pastaj kur tu duhet per te mar te BDI-se donje poen politik gjoja se i lirojn nga burgjet(por ket e bejn pas disa vjeteve te dergjen naper burgje te shkretit ose edhe te vdesin nato burgje me nje shpjegim se kan bere vetvrasje). A e din i nderuar bashkeatdhetar ("patriot") i SHBa-se se nen madatin e tyre per here te par nenat shqipetare jan krehur nga polic bura maqedon dhe keta polic jo qe su denuan per ket sjellje por keta te BDI-se dilnin mbronin jankullofsken e tyre?Vetem nje pyetje ta bej i nderuar a pati donjeher ndojne shpjegim nga ata te BDI-se ne cfar rethanesh u vra Harun Aliu,shoku i tyre i luftes? dhe kush u tregoj atyre policeve se pikerisht ne at koh dhe ne ate vend do vije i ndjeri aty, qe ti dalen ne prit policia(nese u vra vertet ashtu sic shpjegoj VMRO-ja dhe kur nuk shpjegoj ket BDI-ja)haj se nuk del koha me fillu kejt te zezat e ksaj BDI-je ti renditim nje nga nje.Dhe nje pyetje shum te thjesht do ua bej per kandidatin qe kjo parti e ben her minister e her kryetar komune e her ne nje post e her ne nje post tjeter pa pelqimin e popullit te Gostivarit qe e tha fjalen e ti ne zgjehdhjet e fundit komunale per ket person? a mendon zotri bashkeatdhetar,vertet mendon ti dhe disa te tjer qe mendojn si ti, athua vertet mendoni,perseri u pyes ama a vertet mendoni se ki kandidat i juaj esht ma i mir te zgjidhet per kryetar komune ne Gostivarin e Xhem Gostivarit se sa Rufi Osmani? Nese po, ateher me cfar more zotri e krahasoni at te jete ma i mire se Rufi Osmani? a esht ma i shkolluar ki se sa Rufi Osmani? A ka sakrifiku i njejti ma shum se Rufi Osmani per popullin shqipetar?a e njeh i njejti ekonomin ma shum se Rufi Osmani e do ta nxjer gostivarin nga kriza?a te duket ty dhe te tjereve si ti se ki esht ma i mencur se Rufi Osmani? a mendoni se ki njeri nuk vjedh komunen sic u pasurua gjat mandatit te ti dhe me par skishte asnje far pasurije e tash jo vetem shtepi po ka edhe vill luksoze e ndersa Rufi Osmani ngeli me at pasuri sic e ka patur me par edhe sot e ka te njejten? shum e shum pyetje te tjera ,me jepni pergjigje nga cili aspekt, qoft ajo ekonomik,arsimor,politik,njerzor e cfardo tjeter te jete ia kalon i njejti Doktor Profesor Rufi Osmanit atehere edhe une do u bashkangjitem juve dhe do votoj per te njejtin.Po ne cdo aspekt mednohem e mendohem askundi ama them edhe njehere askundi more nuk mundem ti jap keti njeriu ndonje poen ma shum se Rufi Osmanit dhe per cfar more e thirni populin te votojn kete njeri dhe kete parti?per cfar arsye e beni kete?!!! Cfar perparsie more shikoni te ki njeri!!. si mundet ket person ta rangoni me nje doktor Profesor univerzitar dhe doktor profesor ekonomist i shquar qe mori levdata edhe nderkombetare dhe me nje lider qe doli nga radhet tona sic esht Rufi Osmani.Por nuk ngopeni me kaq por te njejtin e ritni edhe me shum se Rufi Osmani dhe kerkoni ki ti pqerfaqson shqipetaret e Gostivarit.Por cfar patriotesh te rem jeni ju more te mjere qe doni te vazhdoni ti perfaqsoni shqiptaret me keta njeres qe perfaqsojne ket parti ket BDI.Zot na ruaj.Dhe ju pastaj more bashkeatdhetar i SHBA-se doni bashkimin e shqipeterve qe thireni rejshem neper komentet e juaja!!!
Thumbs Up Thumbs Down
53
bashkeatdhetari nga SHBA në 16/02/2013 18:04:12
avatar
I nderuar Fadil nuk mund te kuptoj se pse me paraqitni se e quaj vehten patriot ne komentet e mija.Nese komentet e mija lexuesi i paraqiten se kane permbajtje patriotike eshte tjeter gje por une vehten nuk e quaj patriot.Te jesh patriot ose tradhetar(dy terme qe ne vendlindje perdoren ore e cas jane veti e shqiptareve ne mbare teritorite e veta,qofte te shtetit ame apo viseve te robruara).Keto dy terme sipas meje e karakterizojne personin pasi e len kete bote,pra historija.Na jemi nji popull qe per se gjalli udheheqesve tane u kendojme kenge por kur ato nderojne jete ua prishim lapidaret,ua pershurim varin e nuk dij cka tjeter.Eshte e vertet qe un kam deshire bashkimin e shqiptareve ne maqedoni sepse vetem te bashkuar mund te ballafaqohemi me sllavomaqedonet.Nuk kerkoj qe ne shqiperi apo kosove te ndodhe kjo dukuri por ne maqedoni po pasi na te ndare e te armiqsuar si qe jemi ujin e cojme ne mullirin e sllavomaqedonasve.Nuk cka eshte e rejshme ketu ne te kunderten eshte deshire e paster e imja se keshtu mendoj.Nese une mendoj keshtu nuk eshte e detyrueshme qe dikush tjeter te mendoj si une.Mendimi demokratik e ka kete perparesi vetem se une nuk ofendoj askendi vec se shpreh mendimet e mija duke mos etiketu,duke mos e fy asnjerin por ne te kunderten kjo nuk ndodhe me ju bashkeatdhetar te dhashur qe as nuk me njihni qe me quani edhe tradhtar.Nuk eshte tradhteti te simpatizojshe njerin apo tjetrin kandidat politik,njeren apo tjetren parti-tradhti eshte te tradhtosh te afermin e familjes,shokun,kombin dhe atdheun.Kam thane disa here por do ta perserise edhe kesaj radhe pa mare parasysh se cila parti ka qene apo do te jet ne qeveri me sllavomaqedonin ne koalicion nuk ka fuqi te beje pune ma te medha nga arsyeja se ben koalicion me parti qe ka shumice deputetesh dhe eshte parti sllavomaqedone.Nga ky aspekt deshira ime eshte shqiptaret ne maqedoni te jen te bashkuar me nji qellim te vetem per te miren e shqiptareve ne maqedoni jo se une jam patriot apo tradhtar si me quani ju nga vendlindja.Komentet e mija jane te mijat me te vertet dhe nuk kane qellim te fyejne askendi e lere ma te ofendojne.Dy vite ne mergim neper shtete demokratike me kane mesuar qe mos ofendoj per shkaqe te mendimit te ndryshem nga e imja.Nuk dij a munda te sqaroj e te me kuptoni.Mendimet tuaja per Z.Rufiun pozitive e per Z.Nevzatin negative jane te tujat dhe e drejta e juaj te mendoni keshtu por mos ma mohoni te drejten e mendimit tim.Ne politike gjithmone ka fituse dhe humbes por kjo nuk do te thote se duhet te kete edhe armiqesi mes vedi.Kerkoni prej meje te bej krahasimin mes dy kandidateve kjo nuk me takon mua pasi mua me eshte mare e drejta e votes kurse ju qe do te votoni beni keta vleresime te kandidateve dhe sipas asaj votoni.Kjo eshte demokratike.Ne fund fituesit urojani fitoren kurse ai nuk duhet te kethehet e te hakmiret nese nuk keni qen perkrahes e tij.Ja z.Fadil me kete mendoj se u sqarova se nuk jam patriot e as tradhetar por nji bashkombas i juaj qe jeten e kalij ne mergim dhe beri aq sa kishte mundesi per ceshtjen kombetare ketu ku jam.Tung!
Thumbs Up Thumbs Down
-5
në 17/02/2013 13:56:06
avatar
ju bashkatdhetari i shba ju mund te jeni vetem nje bashkpuntor i sherbimeve sekrete slave ,qe ti trathtojsh shqiptaret e amereikes ashtu siq na trathton ne maqedoni nevzati idoli juaj
Thumbs Up Thumbs Down
3
bashkeatdhetari nga SHBA në 17/02/2013 23:18:00
avatar
Ti qe nuk ke guxim te perdorish as nofke e lere ter emrin me bejsh te vjell e te urej se pse kam lindur shqiptar.Po te isha bashkepuntor i sherbimeve sekrete sllave do te ishte mire se atehere do te sillesha si sllav e ti nuk do te kishe vend as ne biruce te miut te mshehesh.Njerez si ti pa qe jane pakurizor mund te ofendojne keshtu.Jeta ime kaloj ne mergim duke e luftuar sllavin per 40 vite e ti o i poshter me bejsh mua bashkepuntorin e tyre.Kisha deshire te behesh burre e te me replikosh me emrin tand te plote se kush je edhe pse jame ne moshe kisha me te kerku qe keto fjale me thua duke qene karshi meje e jo te meshehesh ne internet si nji pakurizor nese e dijshe kuptimin e fjales.
Thumbs Up Thumbs Down
-5
total: 10 | Treguar: 1 - 10

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem shënoni kodin që shikoni në imazh:

Tjera nga Maqedoni
Previous
image
Thaçi - Volebek për zhvillimet në Maqedoni
Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi ka pritur sot në takim Komisarin e Lartë të OSBE-së për pakica, Knut Volebek. Në takim u bisedua ...
image
Zvicra dhe Maqedonia me Strategji për Bashkëpunim (2013 – 2016)
Ministri i Mjedisit jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Abdilaqim Ademi, mori pjesë në promovimin e Strategjisë për Bashkëpunim të Zvicrës me Maqedoninë periudha 2013-2016, që nën ...
image
Universitetet shqiptare organizuan projektin artistik ,,Ura me tri harqe”
Projekti artistik ,,Ura me tri harqe”, këtë vit u prezantua para publikut në kryeqytetin shqiptar, në Tiranë, dhe u organizua nga Universiteti Shtetëror i Tetovës, Universiteti i Prishtinës dhe Universiteti i Arteve nga Republika e Shqipërisë. ...
image
Franca mbështet Sekretariatin për çështje evropiane
Zëvendëskryeministri përgjegjës për çështjet evropiane dr. Fatmir Besimi dhe Ambasadori i Francës në Maqedoni SH.S. zonja Lorens Oer, sot nënshkruan marrëveshjen e bashkëpunimit për vitin 2013 - 2014. ...
image
Bejta: Komuna e Gostivarit nuk ka dhënë leje për ndërtimin e kryqit në fshatin Zdunjë
Kryeatri i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta ka bërë të ditur qëndrimin dhe vendimin për ndërprerjen e punimeve lidhur me ndërtimin e një kryqi në oborrin e kishës së fshatit Zdunjë. ...
image
Dënime me burg për 86 të akuzuarit për rastin “Kalldërma”
Gjykata Penale e Shkupit shqiptoi dënimet me burg për 86 të akuzuarit për rastin “Kalldërma”, të cilët janë punonjës të pikave të pagesave rrugore në ...
image
Arrestohen tetë persona për përfshirje në krim me kartela bankare
Ministria e Punëve të Brendshme informoi se mbrëmë në një operacion të organizuar ka arrestuar tetë persona në Shkup dhe Kumanovë, që ishin përfshirë në ...
image
Kacin i shqetësuar për zhvillimet në Maqedoni
Nënkryetari i delegacionit të Parlamentit Evropian për Evropën Juglindore, Jelko Kacin theksoi se është i shqetësuar për zhvillimet në Maqedoni. “Është koha e fundit që liderët ...
image
Plevneliev pro Cançev: Shumica e maqedonasve deklarohet si bullgare
Presidenti bullgar Rosen Plevneliev ka shprehur përkrahje për ambasadorin bullgar në Bashkimin Evropian, Dimitar Cançev, pas intervistës së tij në të cilën, siç thuhet, ka ...
image
Bejta: Do të vendojmë rend në sferën e arsimit
Takimin e radhës nëpër shkolla, kryetari i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta i shoqëruar nga shefi i Kabinetit Bashkim Hasani dhe përgjegjësin e arsimit Qeramedin ...
image
Resiverë digjital për familjet sociale
Shfrytëzuesve të asistencës sociale sot në Shtëpinë e organizatave humanitare "Dare Xhambaz" do t'u ndahen resiverë digjital me të cilat mund ta ndjekin ...
image
AI: Përkeqësohen marrëdhëniet mes shqiptarëve dhe maqedonasve
Organizata Amnesty International nxorri raportin vjetor për gjendjen e të drejtave të njeriut në botë që mbulon periudhën janar-dhjetor 2012. ...
image
Ivanov: Nacionalizmi po e helmon sportin në Maqedoni
Presidenti i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov i dënoi ngjarjet e mbrëmshme në stadiumin “Filipi i Dytë” në Shkup, të cilat kanë sjellë deri në ndërprerje të ndeshjes futbollistike mes Teteksit dhe Shkëndisë. ...
image
PE dilema për Rezolutën për Maqedoninë
Parlamenti Evropian sot pritet të votojë mbi Rezolutën e Komisionit Evropian dhe Këshillit Evropian për përparimin e Maqedonisë. ...
image
Vrasje në Saraj të Shkupit
Një person është vrarë mbrëmë në afërsi të Sarajit të Shkupit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20.30, me ç`rast vrasjes i ka paraprirë një zënkë ...
Next