
Kryetari Osmani priti 30 kryetarë komunash nga Turqia
Komuna e Gostivarit ishte nikoqire e një delegacioni të përbërë nga rreth 30 kryetarë komunash të Turqisë, ambasadorëve të grupit të Vishegradit dhe shumë personaliteteve tjerë të lartë nga Turqia dhe Maqedonia.
Delegacionin e lartë e priti kryetari i komunës së Gostivarit, ndërsa qëllimi i vizitës vjen në kuadër të thellimit të bashkëpunimit të komunave të Turqisë me komunë të Maqedonisë në përgjithësi dhe komunës së Gostivarit në veçanti, që dëshmohet me disa investime dhe donacione, siç është rasti i fundit me dhurimin e një kamioni për mbartje të mbeturinave.
Në fjalën e tij përshëndetëse në takimin në sallën e komunës, kryetari Rufi Osmani iu uroi mirëseardhje të pranishmëve dhe i falënderoi për mbështetjen dhe bashkëpunimin e deritashëm të qeverisë dhe komunave turke.
“Në komunën e Gostivarit, bashkëjetesa me komunitetin turk dhe bashkëpunimi me Turqinë ka qenë gjithmonë i pranishëm, por është thelluar akoma më shumë këto katër vjet qeverisje. Këtë e dëshmon me së miri avancimi i përdorimit të gjuhës turke në administratën e komunës së Gostivarit si edhe koalicioni i tanishëm me Partinë Demokratike të Turqve për zgjedhjet e ardhshme lokale. Me kandidatin e përbashkët të RDK dhe PDT për komunën e Vrapçishtit, me siguri edhe në këtë komunë do të bëhen ndryshimet pozitive siç është rasti me komunë e Gostivarit ” theksoi Osmani. Ai vazhdoi më tej duke thënë se; “Respekti i dyanshëm shpirtëror mes unionit të komunave të Turqisë dhe komunës së Gostivarit sot u materializua nëpërmjet këtij donacioni të unionit të komunave të Turqisë. Unë besoj në thellimin e bashkëpunimit të mëtutjeshëm nga të dyja palët respektove.
Fjalë rasti, mbatji edhe sekretari i përgjithshëm i Unionit të komunave të Turqisë, Hayrettin Gjyngjor, i cili gjithashtu u shpreh optimist për thellim të bashkëpunimit ndërmjet unionit të cilin ai udhëheq dhe komunës së Gostivarit. “Nuk ka dhuratë të vogël ose të madhe. Ky donacion ndoshta është i vogël, por mesazhi qe japim me të, është shumë domethënës”, nënvizoi Gjyngjor.
Fjalë përshëndetëse në këtë solemnitet mbajti edhe kryetari i këshillit të Unionit, Hasan Ynver, si dhe kryetari i TDP-së, Kekan Hasip.
Në shenjë falënderimi kryetari Osmani sekretarit të përgjithshëm dhe kryetarit të këshillit të Unionit të komunave të Turqisë.
Delegacioni vizitoi mjediset e komunës dhe kabinetin e kryetarit, ndërsa me një solemnitet rasti, sekretari Gjyngjor kryetarit Osmani ia dorëzoi çelësat e kamionit – donacion nga Unioni i komunave të Turqisë, në vlerë prej 54.000 eurosh.
Në drekën solemne në restorantin Vita-Abi, mysafirët nga Truqia kryetarit Osmani i dhuruan disa produkte karakteristike për komunat e tyre, ndërsa qëndrimi i delegacionit përfundoi me vizitën e godinës shkollore në Banjicë të Epërme, që u ndërtiua me donacion nga agjencia qeveritare turke TIKA dhe me participim të Komunës së Gostivarit.
Të pranishëm ishin edhe ministri pa resor në qeverinë e RM, Hadi Nezir, ambasadorët e Sllovakisë, Çekisë dhe Polonisë, përfaqësues të Agjencisë TIKA, administratës komunale dhe ndërmarrjes publike “Komunale. (INA)
Ahmeti - Zhernovski: Prioritet intergimi evroatlanik, M.O dhe marrëdhëniet ndëretnike
Sot në selinë e Bashkimit Demokratik për Integrim, kryetari Ali Ahmeti, ka pritur kryetarin e Partisë Liberalo-Demokratike të Maqedonisë, Andrej Zhernovski.Ahmeti dhe Zhernovski konstatuan marrëdhëniet ...- Daçiq – Gruevski: Modeli Skandinav dhe Baltik për Ballkanin (14)
- Thaçi: Shqiptarët pas euforisë po përballen me mashtrimin e BDI-së (12)
- Menduh Thaçi ambasadorit Çejku: Ik, the qafën (Video) (10)
- Deputeti i Kosovës e quan Skënderbeun hero të katolikëve (10)
- Kosova anulon Samitin e Ohrit (8)
- BDI: Së bashku arritëm shumë (6)
Facebook
Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb
Publikoni komentin tuaj