advertisement
Fillimi | Maqedoni | Natë e tensionuar dhe e frikshme në Shkup
  • email Email shokëve
  • print Printo
  • Plain text Vetem tekst

Natë e tensionuar dhe e frikshme në Shkup

Natë e tensionuar dhe e frikshme në Shkup

Në Shkup mbrëmë ka mbretëruar situatë e tensionuar dhe e frikshme, pas sulmeve brutale nga huliganë të organizuar maqedonas ndaj shqiptarëve.

Situata e tensionuar ka nisur menjëherë pas protestës së dhunshme para Qeverisë, kundër emërimit të ministrit të ri të mbrojtjes, Talat Xhaferi, për shkak të së kaluarës së tij si komandant i UÇK-së. 

Protestuesit pas përballjes dhe përleshjes me policinë para Qeverisë, ata pas shpërndarjes së tyre kanë nisur sulmin brutal ndaj qytetarëve shqiptarë në pjesën qendrore të Shkupit. Më pas sulmet kanë vijuar edhe në disa lagje tjera dhe se kryesisht caku i sulmeve kanë qenë gjithë ata qytetarë që janë identifikuar se janë të përkatësisë shqiptare. 

Dhjetëra dëshmitarë kanë rrëfyer tmerrin që kanë përjetuar dhe shpëtimin e kokës së tyre nga brutaliteti i huliganëve të maskuar maqedonas, që ushtronin dhunë edhe para syve të policisë. 

“Kanë rrahur fëmijë, gra shqiptare dhe pleqë në mënyrë barbare dhe të dhunshme. Kjo është e patolerueshme të rrihet një qytetar i lirë i këtij vendi. Ne si po na trajtojnë ata, a thua edhe ne t`ia kthejmë me të njejtën mënyrë. Apeloj që të ndërmerren masa, përndryshe do të mund të eskalojë situata”, theksoi Blerim.M, një student shqiptarë në Shkup, që ka përjetuar tmerrin e huliganëve maqedonas. 

Njësitet speciale kanë vazhduar të qëndrojnë në disa akse rrugore dhe në pjesën qendrore të Shkupit. Mirëpo, siç mësohet huliganët e organizuar maqedonas kanë qëndruar mbrëmë kryesisht në lagjet e pastra etnike të Shkupit, si Aerodrom, Gjorçe Petrov, Kisella Vodë, Draçevë, etj. 

Protesta ka qenë e organizuar dhe se grupe tifozësh maqedonas ultranacionalist kishin thirrur për organizim dhe rezistencë ne shenjë proteste kundër ministrit Xhaferi. (INA)

 

Vlerëso tekstin
5.00

Subscribe to comments feed Komente (10 publikuar):

emin arusha në 02/03/2013 09:46:28
avatar
Jo , athua , por cdo force ,ndalet me knderforce .Nese se ke ditur tani e din .
Pa mos I shtuar edhe nja 50% ma keq shkaut ,perhere do te jemi ne kesi gjendje .
Per fat te keq ,hekuri me hukur lakohet,
sy-per dy sy ,e shef pastaj rezulltatin .
S'ke ardhmeri dhe qetesi apo sic thua ti ,liri perderisa s'ja kthen me force mos haro plus 50%.Me informo pastaj e e shef cfar rezulltati do te kete ,po nese duash ,edhe liri .
Pasi ne keto treva vetem prej friges ,e kur friga e tyre tjekalon ,atehre ktheja sa ma shpejt e bisedojme pastaj .
besoj se tani ate fjale :
a thua , s'do e perdorish me .
Thumbs Up Thumbs Down
2
drejtesi në 02/03/2013 11:19:52
avatar
me vjen shume keq per ata te rrahure. durimi eshte kulmi i situates por edhe durimi duhet te kete kufi. me sa ngjarejet po ndodhin po me frigojne qe rezultati i fundit do te jete lufta meleset bullga-serb e greke. qenderoni burrerisht edhe pse druni per burra nuk eshte.
Thumbs Up Thumbs Down
1
albani në 02/03/2013 11:49:50
avatar
duhet robt me ja ci politikanve kukulla te dy partive qe nuk e ngrejn zerin per nje kryengrijtje kunder ktyre te poshtrive maqedon, u tregum njeher 2001 kur u urtun e tash ja kami leshu dyzgynat e prap e kan marr perpjeten sikur ne kohen e kumunizmit kur na rrahnin kur donin me mbeshtetje te policis, na i rrenonin muret e cka jo tjeter , por fajin e kan tanet te cilet ua kan kthue bith.. shkijeve per tendera dhe placke per xhepa te vet. te poshter kishin qene
Thumbs Up Thumbs Down
8
bruxeli në 02/03/2013 12:14:51
avatar
Po normal eshte kur votohen ligje dhe behen mareveshje me serbet e kriminalizuar te cilet qe 22vjet bredhin neper ballkan me arme ne dor pa u ndeshkuar nga askush,dhe tani me marveshjet ndershtetrore mes ministris se mbrendshme dhe te mbrojtjes nuk pritej dicka tjeter. Tani votoni ende dhe pastaj do na shperngulin nga trojet e tona. Ne kemi dashur te integrohemi aty ku jemi jo ti shperngulin shqipetaret neper europ dhe te integrohen.Tani jam i bindur se keta huligan nuk jan maqedon por mbeturinat e krimineleve serb qe shetiten lirshem neper maqedoni. nuk duhet shum per te menduar se kur kan filluar keto situata ,prej momentit qe jane ber marveshjet. Kush mund ti kontrolloj keta njerz se cka jan, jam i bindur se ketu ka Serb,Bullgar,Grek, E sllav te tjer. Vetem e vetem per ta destabilizuar maqedoni dhe mos te pranohet ne Nato europ qe mos me nderpre koridorin serbo grek dhe ndikimin Rus ne kete pjes te europes. A kan mund te nderpritete ky veprim i maqedoneve me siguri se po por tani pak eshte ma veshtir se ka mar nje hov te madh dhe duhet shume mund dhe sakrific. Per shkaqe tani te njohura sepse kishim nje konflikt ai konflikt u nderpre me nje marveshje dhe kjo marveshje asnjeher nuk u realizua bile edhe u degradua. Dhe ja keto jan pasojat e shitjes se votave dhe ju edhe tani shitni dhe le te haresin grupet kriminele si ata maqedone si dhe ata grupe mafioze shqiptare se armikut kjo politik i konvenon. Tani shqipetar ju vendosni se kah do te shkojm dhe ja tani shansi ti nderpritet hovi kesaj dukurie me nje laps ne dore gjate votimit.
Thumbs Up Thumbs Down
0
Bani Kodra në 02/03/2013 13:34:27
avatar
Ku na qenka gadiani i Shqiptarve te Maqedonisë, Hashim pronto, qe nuk ju paska mbrojt??? Aaaaaa me ra ndermënd, qenka i zanë po pergaditet me u taku me daçiçin per me bisedu per OJQ.
Thumbs Up Thumbs Down
-4
SADIKU në 02/03/2013 15:35:45
avatar
KËT SITUAT E KA SJELL ALI AHMETI DHE PARTJA E TIJ.
TASH KA MBET EDHE NËPËR SHTEPI ME JU HY E ME I TURTURU.
TË LUMT ALI AHMETI! QË E SOLLE KËT GJENDJE, SE SHUMICA E KAN MERITU -ÄTA QË JU PERKRAHIN JUVE.
Thumbs Up Thumbs Down
-1
Gazi Baba në 02/03/2013 16:23:42
avatar
Nje lutje mediave shqiptareve:

1.Mos shkruani "maqedon" po sllave ose shkije (ato neve na fyejn si "shiptari")

2.Keto subjekta sllave nuk jan "ultranacionlista" apo " tifoz huligena" por terorista!

Keto terma duhet perdorun nga gazetaret shqiptar kur flitet per sllavet/shkijet.
Ne ju japim sllaveve vullnet nese i titullojm "maqedonas".Kjo implementon se Maqedonia eshte e tyre dhe se ne shqiptaret jemi te huaj.
Ju lutem per vemendje se fjala ka ndikim ne psihen e njeriut!
Thumbs Up Thumbs Down
1
Gazi Baba në 02/03/2013 16:34:11
avatar
Nje lutje mediave shqiptare

1.Mos shkruani "maqedon" po sllave ose shkije (ato neve na fyejn si "shiptari")

2.Keto subjekta sllave nuk jan "ultranacionlista" apo " tifoz huligena" por terorista!

Keto terma duhet perdorun nga gazetaret shqiptar kur flitet per sllavet/shkijet.
Ne ju japim sllaveve vullnet nese i titullojm "maqedonas".Kjo implementon se Maqedonia eshte e tyre dhe se ne shqiptaret jemi te huaj.
Ju lutem per vemendje se fjala ka ndikim ne psihen e njeriut!
Thumbs Up Thumbs Down
-2
Hysenaj nga kosova në 02/03/2013 17:51:23
avatar
Maqedonija nuk egziston tok shqiptare osht se shpejti shqiprija e madhe do te bohet ata jan klush te shkinave do ti farojm krejt
Thumbs Up Thumbs Down
-2
avni arifi në 02/03/2013 18:16:51
avatar
PO KU NA KOKA BDIja E ALI AHMETI MOS KA SHTI KRYET NE THES E NUK PO SHEH QKA PO BAHET ME POPULLIN E VET APO KA HARRUAR SE KUR ISHTE NE ZVICER SA ATDHETAR ISHTE E TASH POGET JA KA QORRU SYT PASURIJA TURP LETI VJEN ATI E BDI PDSH PER KET TURP QE PO BAJN SE KUR PO DUHET TE MBROHEN NGA NJERA PERTI APO TJETRA PO VRASIN NJERI TJETRIN VEQ TE JEN TE GRUJEVSKAT E PIST TURP TURP LETU VJEN
Thumbs Up Thumbs Down
-1
total: 10 | Treguar: 1 - 10

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem shënoni kodin që shikoni në imazh:

Tjera nga Maqedoni
Previous
image
Bejta në “Lutjet e Mëngjesit” në Prishtinë
Kryetari i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta merr pjesë në “Lutjet e Mëngjesit” ose “Java e Tolerancës”, që mbahet në Prishtinë nga data 24 e ...
image
Grupi “Fresk fare” nga Shqipëria sot në Strugë
Grupi artistik i quajtur “Fresk Fare” nga Shqipëria, pas një turneu të suksesshme nëpër shumë qytete të Shqipërisë, sot po qëndron në Strugë, për të ...
image
Tirana dhe Prishtina nuk reagojnë për aktin vandal në Manastir
Tirana dhe Prishtina zyrtare nuk kanë reaguar lidhur me aktin vandal të dhunimit të Shtëpisë së Kongresit të Alfabetit në Manastir. Deri sot asnjë reagim ...
image
Maqedonasit e duan Serbinë, urrejnë Shqipërinë
Sipas anketës, 66 për qind e maqedonasve vlerësojnë se Shqipëria është një vend me qasje armiqësore ndaj Maqedonisë. ...
image
Tre fëmijë të zhdukur akoma pa asnjë gjurmë
Ministria e Punëve të Brendshme ka rikujtuar se gjatë tre viteve të fundit është në kërkim të tre fëmijëve të zhdukur, për të cilët deri ...
image
Incident në Shkup, një i plagosur
Një person u plagos mbrëmë si pasojë e një sulmi nga një grup të rinjsh në afërsi të Bibliotekës Universitare në Shkup. Siç mësohet 21 ...
image
“Shën Kirili dhe Metodi”, festë në Shkup dhe Sofje
Në Maqedoni sot është ditë feste shtetërore me ç`rast shënohet 24 maji – Dita e shenjtëtorëve dhe mësuesve mbarësllavë dhe të ashtuquajtur maqedonas “Vëllezërit Kirili ...
image
Çitaku priti komisionin për çështje evropiane të Maqedonisë
Ministrja e Integrimit Evropian, Vlora Çitaku, priti në një takim pune Komisionin për Çështje Evropiane nga Parlamenti i Maqedonisë. Në këtë takim u ...
image
Demolohet Shtëpia e Kongresit të Alfabetit në Manastir
Sulmi ka ndodhur rreth orës katër të mëngjesit, ku janë shkaktuar dëme të mëdha materiale. ...
image
Hapja e dosjeve në Beograd për lustrimin në Maqedoni
Parlamenti Evropian mbështet procesin e lustrimit në Maqedoni, por kërkon edhe hapjan e arkivave dhe dosjeve të shërbimeve sekrete që gjendjen në Beograd. ...
image
Ahmeti: Shtyerja e zgjidhjes së emrit rrezikon hapjen e çështjeve tjera
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka pritur sot në takime të ndara në selinë e partisë në Tetovë Knut Volebek, Komisar i ...
image
Thaçi - Volebek për zhvillimet në Maqedoni
Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi ka pritur sot në takim Komisarin e Lartë të OSBE-së për pakica, Knut Volebek. Në takim u bisedua ...
image
Dënime me burg për 86 të akuzuarit për rastin “Kalldërma”
Gjykata Penale e Shkupit shqiptoi dënimet me burg për 86 të akuzuarit për rastin “Kalldërma”, të cilët janë punonjës të pikave të pagesave rrugore në ...
image
AI: Përkeqësohen marrëdhëniet mes shqiptarëve dhe maqedonasve
Organizata Amnesty International nxorri raportin vjetor për gjendjen e të drejtave të njeriut në botë që mbulon periudhën janar-dhjetor 2012. ...
image
PE miratoi Rezolutën për përparimin e Maqedonisë
Parlamenti Evropian (PE) sot ka miratuar Rezolutën për përparimin e Maqedonisë gjatë vitit 2012, që është një hap para në procesin e integrimit evropian. Rezoluta ...
Next