
BDI nga Gostivari, Ahmeti: Patriotizmi me vepra
Bashkimi Demokratik për Integrim në Sallën e sportit “Rinia” në Gostivar, e mbajti Konventën promovuese të kandidatëve për kryetarë komunash dhe për këshilltarë komunal. BDI në këtë fushatë do të merr pjesë me moton “Bashkë ndërtojmë”.
Fillimisht konventën e hapi shefi i shtabit qendror të BDI-së, Abdilaqim Ademi, i cili tha se kandidatët e BDI-së, me punën e tyre do të realizojnë kushtet për një jetë më të mirë dhe më cilësore, që komunat të jenë në shërbim të qytetarëve.
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti tha se e jemi përpjekur për 12 vite me radhë të instalojmë tek shqiptarët urtësinë dhe gjakftohtësinë.
“Jemi përpjekur të instalojmë demokracinë e vërtetë, respektin e ndërsjellë, sepse në shpirt, në ndërgjegje, shqiptarët historikisht i kanë pasur këto vlera, i kanë pasur këto begati, por të tjerët ua kanë nëpërkëmbur, të tjerët nuk ua kanë përfillur. Por ama u desh që për ato vlera, kombëtare e shpirtërore, të sakrifikohet, të punohet, dhe në fund, këto vlera të institucionalizohen. Ne kemi punuar për ta instaluar, për të vendosur në mendje të çdo shqiptari se patriotizmi nuk bëhet me fjalë. Patriotizmi nuk bëhet me deklarata pompoze, patriotizëm është të zhvillosh dhe të punosh për arsimin. Patriotizëm është të instalosh vlera kombëtare dhe t’i nderosh ato. Patriotizëm është të legalizosh USHT-në dhe ta bësh godinën më të madhe në Maqedoni për atë universitet. Patriotizëm është të nderosh dhe respektosh veprën e Hasan Prishtinës. Nuk nderohet dhe nuk kënaqet Hasan Prishtina vetëm duke folur, por ai të vendoset ku e ka vendin, në kryeqytetin e lashtë të Dardanisë, në Shkup”, tha Ahmeti.

Besimi i qytetarëve të Komunës së Gostivarit dhe udhëheqësisë së Bashkimit Demokratikë për Integrim për tu kandiduar sërishtë për postin e kryetarit të Gostivarit, ishin inkurajimi im më i madh për të dhënë dorëheqjen nga posti i Ministrit të Vetëqeverisjes Lokale, tha kandidati i BDI-së, për kryetar të Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta. “Këtë e bëra për dy shkaqe, edhe pse ministri i pushtetit lokal ka ingerenca mbi të gjitha komunat në RM -zemra dhe mendja ime ishte dhe është këtu në Gostivar. Dhe e dyta, edhe pse unë në postin e ministrit të pushtetit lokal u mundova që të lë anësh të gjitha osmarrëveshjet personale dhe të bëj sa më shumë për komunën time , komunën e Gostivarit , nga kryetari aktual dhe kundërkandidati im hasa në asgjë tjetër përveç inate personale të tij”, tha Bejta duke vazhduar se kryetari aktual i komunës së Gostivarit, për katër vite në postin e kryetarit të kësaj komune, ai më shumë u morrë me mua se sa me komunën “Më shumë u morr me atë çka kam bërë ose nuk kam bërë unë se sa të realizojë projekte konkrete për mirëqenien e përgjithshme të banorëve të Komunës së Gostivarit , projekte të cilat i kishte premtuar katër vite më parë”, tha Bejta.
Në vazhdim kandidati i BDI-së, për kryetar të Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta tha se tha se njeriu i parë i kësaj komune por dhe i çdo komune , nuk duhet të merret më politik të lartë, por me problemet e bashkëqytetarëve të tij. “Nuk guxon të merret me veten dhe për veten, por për ju dhe për Gostivarin. Unë sot, nga ky vend kërkojë mandatin që të punoj me Ju dhe për ju, të ndërtojmë një Gostivar , ashtu si ju e kërkoni dhe si ju dhe ai e meriton”, tha më tej Bejta.

Kandidatja për komunën e Tetovës Teuta Arifi tha se BDI, dhe ne sot jemi këtu për t’i dalë zot këtij populli e këtij vendi. “A nuk ishim ne ata që e bëmë të lirshëm flamurin dhe gjuhën tonë dhe ata që e bën bashkë shpirtin tonë kombëtar, duke e njohur Pavarësinë e Kosovës dhe duke e bërë qarkullimin me Shqipërinë vetëm me letërnjoftim? A nuk ishim ne ata që e bëmë bashkë Strugën, që e bëmë bashkë Kërçovën e bashkuar për të cilën do të votojmë sot, ata që i dhanë zemër Shkupit, që rreh në çdo festë kombëtare dhe në çdo Bajram kombëtar? A nuk ishim ne ata që bëmë legal USHT? A nuk jemi ne ata që tërë këto vite kemi jetuar me hallet e popullit tonë, kemi ndarë bashkë të mirën dhe të keqen, dhe kemi ndarë forcën dhe dijen, me këtë popull të dashur që na ka mbështetur?”, ka pyetur Arifi.
Kandidati i BDI-së, për kryetar të Komunës së Çairit, Izet Mexhiti tha se marsi erdhi sërish dhe ne përsëri jemi këtu. “Nëse ju kujtohet ka qenë marsi i vitit 2005, kur në zgjedhjet e para lokale, BDI e mori Gostivarin...dhe tash është marsi i vitit 2013, kur BDI po i kthehet përsëri Gostivarit, sepse marsi është muaji i fitoreve të UÇK-së dhe BDI-së. Këto ditë që ka filluar fushata, e kemi menduar dhe diskutuar, se cila është formula e fitoreve të BDI-së që nga zgjedhjet e para. Megjithëse ka një mal arsye, dhe secili prej jush mund të numëroj plot të tilla, unë jam përpjekur të gjej një përgjigje më kuptimplotë.”, tha nga ana tjetër, Izet Mexhiti, kandidat për Çairin.

Para të pranishmëve në Gostivar, folën edhe kandidatët për kryetar të komunës së Strugës, Arben Labënishti, kandidati për kryetar të Kërçovës, Fatmir Dehari, Ruzhdi Lata kandidat për kryetar të komunës së Dibrës dhe kandidati për kryetar të Komunës së Likovës, Sadulla Duraku. (INA)
Maqedonia në fund të rangimeve botërore për turizëm
Sipas një analize me të dhënat numerike dhe statistikore, rezulton se vendi më i vizituar në botë është Franca, vend të cilin gjatë vitit të ...- Thaçi: Tradhtarë janë tetovarët që votuan Ahmetin (15)
- Mashtrimi për Zonën e Lirë Ekonomike të Tetovës - Dr.Artan Dika (13)
- Izet Zeqiri jep dorëheqje nga funksioni i deputetit (8)
- SHSHM reagon për maltretimin e gazetarit të INA (7)
- Ahmeti takime në Shtëpinë e Bardhë në Uashington (7)
- 3 vjetori i vrasjes së Komandant Kushtrimit (6)
Facebook
Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb
BDI E KA PERKARAHJEN E POPULLIT E JO TE JUAJEN QE PER PAK PARA A PO PER NJI VEND PUNE USHTARET E UCK I QUANI TRADHTAR
Si mundet dikush te merrte pjes mbas te gjitha ktyne tkqijave qe jan duke na ber Dui.
Jam i mendimit se kta qe shkojn mbas nuk jan te pAster Shqiptar por te gjith ja Marmellad te perzier.
Z. Teuta Arifi festën e Bajramit e bënë festë kombëtare. A e din kjo zonjë e "rëndë" se Bajramin nuk e festojn edhe shqiptarër katolik, ortodoks dhe ateist? Këto e respektoj këtë festë ashtu si ato të fes islame që i respektojn festat katolike dhe ortodokse.
Marë në përgjithsi fjalime boshe populiste trilluese pa kurfarë baze logjike.Turp.
Publikoni komentin tuaj