advertisement
Fillimi | Maqedoni | Kosovë, arrestohen dy të dyshuar për rastin "Monstra"
  • email Email shokëve
  • print Printo
  • Plain text Vetem tekst

Kosovë, arrestohen dy të dyshuar për rastin "Monstra"

Kosovë, arrestohen dy të dyshuar për rastin "Monstra"

Bëhet fjalë për Alil Demirin dhe Afrim Ismailoviq, së sipas aktakuzës së ngritur ata dyshohen si kryerësit e aktit të rastit "Monstra" lidhur me vrasjen e pesëfishtë në Smilkovc të Shkupit.

Në Kosovë sonte janë arrestuar dy të dyshuarit kryesor të akuzuar nga prokuroria e Maqedonisë për vrasjen e pesëfishtë në Smilkovc të Shkupit, të njohur si çështja "Monstra".  

Bëhet fjalë për Alil Demirin dhe Afrim Ismailoviq, së sipas aktakuzës së ngritur ata dyshohen si kryerësit e aktit të vrasjes së pesëfishtë në Smilkovc të Shkupit.

 

MPB e Maqedonisë përmes disa medieve proqeveritare në Shkup ka konfirmuar arrestimin dhe se siç mësohet ministrja e brendshme, Gordana Jankullovska ka kërkuar menjëherë nga autoritetet kosovare ekstradimin e tyre në Maqedoni.

Vrasja e pesëfishtë në Smilkovc ndodhi më 12 prill 2012 në liqenin pranë fshatit Smilkovc të Shkupit, ku u vranë katër të rinj maqedonas dhe një peshkatar. Pas kësaj vrasje, MPB më 1 maj ndërmori operacionin “Monstra”, ku arrestoi dhjetëra veta, të gjithë shqiptarë, përfshirë gra dhe të moshuara, duke i akuzuar për kryerjen e vrasjes dhe përfshirjen në të. 

Aktakuza e ngritur prej pesë faqeve ngarkon për vepër terrorizëm dhe vrasjen e kryer Alil Demirin, vëllezërit Afrim dhe Agim Ismailoviq, Fejzi Aziri, Rami Sejdini si dhe Haki Haziri për ndihmën e dhënë gjatë kryerjes së aktit të vrasjes. Dy të akuzuarit Alil Demiri dhe Afrim Ismailoviq janë në arrati. Avokatët mbrojtës të të dyshuarëve kanë hedhur poshtë si të pabaza akuzat e ngritura dhe dëshmitë e deritanishme të paraqitur nga hetuesia. (R.Kadriu/ INA)

 

 

Vlerëso tekstin
5.00

Subscribe to comments feed Komente (19 publikuar):

në 04/03/2013 00:39:07
avatar
Neper Serbei me vite shetitin te gjith Kriminelat te lire,a Kosova kona shpejtu sa ma shpejt me ua plotsue deshiren maqedoncve.edhe keta pa asnji fakt nga hetuesia .Jeni turp i botes
Thumbs Up Thumbs Down
14
Alban-Ilirida në 04/03/2013 04:05:24
avatar
Maqedonija para vdekjes, do te ben qmos e qmos sikur qe ka bo edhe vetem e vetem tju mbetet faji shqiptarve,
A esht Maqedonija aj shtet i cili esht para vdekjes e vdkjen nuk e ka larg as pak, po Vdekja e ketij shteti Maqedono Artificial esht para vdekjes minutat e fudit me qdo lloj me qdo send don ti shfrytzon ne qdo lloj menyre vetem se kunder shqiptarit me qdo lloj me qdo send me qdo menyr me lloj lloj planesh,

O Pasha besen do ti vjen Fundi, prap se prap ne do te mbetemi ne kemb e kur jo per bes ata jo.
Thumbs Up Thumbs Down
6
SKENDER BEU në 04/03/2013 08:44:01
avatar
Ja pra si punohet per shkiet dhe maqedont ky kryministri i jon qe ka luftuar dhe kosova eshte ber si me kan shpia e vet jomore po ky kryminister eshte vetem njem vegel e shkive e tashe ja ka nis edhe i maqedonve se bashku me eliten e vet kriminale me kryepsikopatin regjepi mire jeni tu jav ba shqiptarve se doni me jav shtie dy kamt ne nje kpuc sa i perket shkive dhe maqedonve e kurse ata qe i vrani vet nate e i qani diten ata vraset ju i shperbleni allahu ju marroft o kriminela se me cofjen e thaqit e gjavit halitit e kadri veselit kosova dote paqllaiset edhe me shpertallimin e elites te krimit te hashes.
Thumbs Up Thumbs Down
8
tung në 04/03/2013 10:32:54
avatar
policia e kosoves eshte shum e aft, i zbulon vrasjet qe behen jasht shtetit te kosoves kurse vrasjet qe ndodhin ne kosove, si ne veri ashtu edhe ne gjithe kosoven kur nuk mundet ti zbuloj, bravo kosove je shume e afte!!!!!!!!!!!!!!
Thumbs Up Thumbs Down
8
tung në 04/03/2013 10:50:32
avatar
Hajnat e Kosoves po mundohen me hi ne hater me shovenistat maqedon, maqedonet jan sikur shkiet por e kan nje politik tjeter tu kesh e tu ngjesh, kur ju teket i rrahin dhe i vrasin shqiptaret e mandej terhjeken thuajse asgje ska ndodh, kurse hajnat e kosoves ne vend qete meren me punet e veta me i luftu kriminelet serb qe veprojn ne kosove por edhe kriminelet e koruptuar shqiptar ne mesin e mjekeve, policise si dhe ne instucione tjera ata meren me punet e shteteve tjera thuti punte e veta i kane mir, mare duhet me ju ardh.
Thumbs Up Thumbs Down
4
Azizi në 04/03/2013 11:05:00
avatar
Eh shtet me HARNA, nji copë prej këtu, një copë prej aty e u ba shtet me përkrahjen e titistëve , por që tash po mbështeten edhe nga politikat hajdutare të kojshive... e popullata e shkretë ha dajak... Duro zemër nëse mundesh...
Thumbs Up Thumbs Down
2
Niko në 04/03/2013 11:27:19
avatar
O HORRA OO PISA O TE PAFTYRET E KREJT BOTES PO QYSH MORE SPO JU VJEN MARRE PO GATI PO I RRINIME ARRESTUE SHIPARET PO AINI UN VETI BRE PO KQYRNI SERBET E MAQEDONT TU P EQ GJAK TE SHIPARVE PO KA PLOT KRIMINELA QI KAN VRA GJAT LUFTES NE KOSV HIPTARE E QDO DITE TU SHETIT E SKUXONI ME IPREK E KTA TE SHKRET MUS ME GUXUE SHIPTARET ME LIVRIT NGA SERBET E MAQEDONT ATA RREH NA RRI,O ME KAN NAJ MAQEDON ME IKRYE VEPAT NDAJ SHIPTARVE KURR STA KISHIN BURGOS MAQEDONT JA SERBT OR E KISHIN SHPERBLYE , O BESONI VEQ SPO DI KUSH ESHT PERGJEGJ ER QITO PUN AI REXHEPOVIQI JA THAQOVIQI BESOMNI PA UBA KURBAN I QYTYNE DYVE EDHE P JU QUE NE HANE SE KISHA LAN ME ROB E ME FAMILJE QKA KINI PO JU ISHIT MA TRADHTARE SE LAVET BRE JARABI ZOTI MART HAK UN ROB TJUVE; IPAFSHI ROBT E JUVE NE VEN QYTYNE DYVE DUKE UDENU:::ZOTI JU NDIHMOVT OTRIMA ISHALA ALAHU JU NDIHMON E PSHTONI PREJ KAURRAVE
Thumbs Up Thumbs Down
3
tung në 04/03/2013 11:31:48
avatar
Dallimi ne mes maqedonasve dhe shkjeve eshte sikur baglen e lopes me da ne mes!!
Thumbs Up Thumbs Down
5
fadil thaci.BERLIN në 04/03/2013 11:40:53
avatar
PO MOS I DERZONI TE SHKIJET SHQIPTART SE KTA JAN PA FAJ A SE DINI KUSH JAN SHKAVELLAT
Thumbs Up Thumbs Down
6
sulltan në 04/03/2013 11:51:03
avatar
Po bre a Po e shini pej burgut dubraves ju ikin te burgosnit per dit e kishe Po arrestojm na o more hashim shpejt e harrut luften a spo kini pun ma te meqme se mi arrestu herojt e kombit qe i vran 5 kriminela te Vogel Bravo ju LUMT dora mir jav kini bo kjo asht fillimi per maqedonin
Thumbs Up Thumbs Down
2
1 2 next total: 19 | Treguar: 1 - 10

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem shënoni kodin që shikoni në imazh:

Tjera nga Maqedoni
Previous
image
Temperaturat e larta stërmbushin bregun e Liqenit të Ohrit
Rritja e temperaturave ka bërë që struganët por edhe shumë turistë nga qytetet tjera dhe vendet fqinje t’ia mësyejnë Liqenit të Ohrit....
image
Bexheti takoi raportuesin special të OKB-së
Ministri i Drejtësisë i Maqedonisë, Blerim Bexheti sot priti në një takim raportuesin special të OKB-së për lirinë e mendimit dhe shprehjes, Frank La Rue.  Ky ...
image
Rama: Berisha të pranojë se nuk ka më takat
Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka zhvilluar një “kënd fjale” në qytetin e Prrenjasit....
image
Dalder: Maqedonia vazhdon të mbetet jashtë dyerve të NATO-s
Ambasadori i SHBA-së në NATO, Ivo Dalder thotë se Aleanca akoma nuk ka pëlqim për pranimin e Republikës së Maqedonisë, por se po punohet në atë që 28-të vendet anëtare të dakordohen të arrihet sukses për këtë çështje....
image
Papulas kushtëzon Maqedoninë
Derisa Shkupi insiston në konstruksionin ideologjik të "maqedonizmit", deri atëherë derën e NATO-s do ta mbajë të mbyllur, ndërsa procesin e integrimit në BE të ngrirë, deklaroi presidenti grek Karolos Papulas. ...
image
Ministri Ademi në fillimin e rikonstruksionit të kanalit të ujërave të ndotura në Haraçinë
Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Abdilaqim Ademi sot mori pjesë në fillimin e punëve ndërtimore të Projektit për “Rikonstrukcionin e kanalit grumbullues ekzistues në vendbanimin Haraçinë, komuna e Haraçinës”. ...
image
Hoxhaj kërkoi hapjen e pikës kufitare Stançiq - Bellanoc
Prishtina kërkon hapjen e vendkalimit kufitar Bellanoc – Stançiq dhe se kjo kërkesë sot është bërë në Shkup nga ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj. ...
image
OSBE: Administrata publike duhet të jetë në shërbim të qytetarëve
"Një organizim i brendshëm i duhur në administratë është kusht i rëndësishëm për ofrimin e shërbimeve efikase dhe miqësore për qytetarët", tha Marcus Rolofs, Shef i Departamentit të Dimensionit Njerëzor pranë Misionit të OSBE-së në Shkup. ...
image
Pesë kompani shqiptare në skandalin ndërkombëtar të evazionit fiskal
Pesë kompani shqiptare rezultojnë të jenë mes 100 mijë kompanive sekrete të krijuara të krijuara në parajsat fiskale nëpër botë, në atë që njihet si ...
image
Maqedonia nuk rrezikon BE me azilkërkues
Qytetarët e Maqedonisë nuk janë në listën e Bashkimit Evropian ku bëjnë pjesë vendet kërcënuese me fluks të madh të azilkërkuesve. ...
image
FD: Maqedonia pjesërisht demokratike
Freedom House në raportin vjetor “Vendet në tranzicion 2013” shprehë vlerësime kritike për Maqedoninë dhe vendet e rajonit të Ballkanit. ...
image
Maqedonia prej nesër në fazën e verdhë
Maqedonia prej nesër di të përfshihet me temperature të cilat definojnë fazën e verdhë, përkatësisht fazën alerte. ...
image
Raportuesi i OKB-së për lirinë e shprehjes vizitë në Shkup
Raportuesi special i OKB-së për përparimin dhe mbrojtjen e lirisë së mendimit dhe shprehjes, Frank La Rue prej sot deri më 21 qershor do të ...
image
Moti sot me diell deri 37 gradë Celsius
Moti sot në Maqedoni do të jetë me diell, ndërsa gjatë orëve të pasdites do të ketë vransira lokale, sidomos në pjesët malore. Temperatura e mëngjesit ...
image
Nis rregullimi i kanalit të ujrave të ndotura në Haraçinë
Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Abdilaqim Ademi sot do të shënojë fillimin e punimeve për projektin e rregullimit të kanalit të ujrave të ...
Next