advertisement
Fillimi | Maqedoni | Labënishti: Sela shpif, më 2009 PDSH ndihmonte Canovskin
  • email Email shokëve
  • print Printo
  • Plain text Vetem tekst

Labënishti: Sela shpif, më 2009 PDSH ndihmonte Canovskin

Labënishti: Sela shpif, më 2009 PDSH ndihmonte Canovskin

Dr.Arben Labënishti i shoqëruar nga anëtarë të Shtabit Zgjedhor Komunal realizoi takime me qytetarët në fshatrat Bixhovë dhe Novo Selë dhe dy tubime në fshatrat Livadhi dhe Koroshishtë.

Shefi i Shtabit Zgjedhor Komunal Ramiz Merko ka diskutuar në këto takime duke potencuar se Struga është shqiptare dhe e tillë do të jetë në jetë të jetëve. Ai apeloi që në këtë situatë të krijuar shqiptarët duhet të bashkohen rreth BDI-së, partisë më të madhe shqiptare dhe më 24 mars të votojnë Labënishtin.

Kandidati Labënishti numëroi një sërë projektesh të sferave të ndryshme duke filluar me sanimin dhe asfaltimin e rrugëve, investime në rrjetin e ujësjellësit, sistemin e ujërave të zeza, politikat që kanë të bëjnë me mbështetjen e rinisë, arsimit dhe kulturës. Jam i interesuar tha ai që Struga të frymojë si një qytet i zhvilluar evropian. Në takimin e Livadhisë, Labënishti ju drejtua kandidatit të PDSH-së Ziadin Sela për të cilin tha se ai po shërbehet me mashtrime, shpifje dhe spekulime  në adresë të tij.

"Këto prononcime dhe ky koncept politik mua nuk më shqetësojnë ngase unë do të merrem me prioritet e qytetarëve dhe me realizimin e projekteve të programuara – tha Dr.Arbeni.

Ai tha se është transparent, nuk fyen,  dhe ka në dispozicion argumente për të vërtetën.

"Në portalet informative të Strugës dhe në një debat që pata sot me kundër kandidatin Sela, u tha se ne paskemi kopjuar programin e tij. Zotërinj, ky është program i BDI me 23 faqe i shtypur në shtypshkronjë ndërsa, kjo është një fletushkë e kundër kandidatit, vlerësoni ju vetë të nderuar. Unë, u përballa me  spekulime dhe të pavërteta  në lidhje me koalicionin me PAE. Më 2009 zoti Canoski, dhe partia e tij nuk ishte me ne, por koketonte me PDSH, por ne e luftuam politikisht dhe  e fituam me ndihmën tuaj, ndërsa sot kur Canoski ka gjetur rrugën e tij ka ardhur te partia më e madhe shqiptare BDI, bujrum mirëse ka ardhur bashkërishtë do fitojmë Strugën. Kundër kandidati im gjithashtu tha se zoti Canoski u kujdesuaka për torbeshizmin, por para pak muajsh kryetari i PDSH zoti Thaçi tha se llabunishtarët, oktisarët dhe podgorcarët janë torbesh ku është sinqeriteti këtu. Foli, edhe për disa çështje të tjera për pompa benzini të cilat nuk e di se nga i ka gjetur, por megjithatë këto janë shpifjet e tyre, ky është koncepti politik i tyre dhe unë nuk dua të merrem më shumë me ta, sepse dua të merrem me programin tonë. Dua të merrem me ju, sepse për këtë arsye e ka dorëzuar mandatin e deputetit që tu përkushtohem juve dhe Strugës tonë. Programi i BDI-së për periudhën 2013-2017 është një program i mirë studiuar", theksoi Labënishti. (INA)

Vlerëso tekstin
3.00

Subscribe to comments feed Komente (0 publikuar):

total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem shënoni kodin që shikoni në imazh:

Tjera nga Maqedoni
Previous
image
Kryetari Nevzat Bejta vizitoi shoqatën e Gostivarasve në Stamboll
Gjatë vizitës në Republikën e Turqisë, Kryetari i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta realizoi një takim me Shoqatën Gostivarase për Kulturë dhe Solidaritet në Alibejkoj, ...
image
Kroacia mbështet anëtarësimin e Maqedonisë në BE
Zëvendëskryeministri përgjegjës për çështjet evropiane Dr. Fatmir Besimi realizoi sot takim protokolar me Ambasadorin e Republikës së Kroacisë në Maqedoni, Zlatko Kramaric. ...
image
Plagosje me armë në Shkup
Një person është plagosur mbrëmë me armë zjarri në lagjen Butel të Shkupit. Incidenti ka ndodhur në afërsi të komunës së vjetër, kur shtetasi me ...
image
Bejta intensifikon bashkëpunimin me komunat turke
Në kuadër të takimeve të shumta që është duke i realizuar në Republikën e Turqisë, Kryetari i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta në patronazhin e ...
image
BE ‘nokauton’ Maqedoninë
Presidenca irlandeze me Bashkimin Evropian (BE), sot i theu të gjitha shpresat se Unioni do t’i kapërcejë të gjitha interesat e ngushta dhe pas pesë ...
image
Qeveria e Maqedonisë 20 milion euro në vit për fushata mediale
Qeveria e Maqedonisë për çdo vit harxhon më shumë se 20 milion euro për reklama dhe fushatat mediale. Kjo e dhënë është publikuar në raportin ...
image
Prishtina detyron Shkupin të heq taksën kufitare
Kosova dhe Maqedonia arritën marrëveshje për heqjen e taksës kufitare për eksportin dhe importin e mallrave midis dyja vendeve....
image
Rriten tensionet mes Athinës e Shkupit
Presidenti i grek, Karolos Papulas, ka përdorur një gjuhë të ashpër ndaj udhëheqjes maqedonase, për të cilën ka thënë se po insiston në ideologjinë e ...
image
Teuta Arifi priti zv/ministren e jashtme Edit Harxhi
Kryetarja e Tetovës, Teuta Arifi mbrëmë në Tetovë zhvilloi  takim me zëvendësministren  e punëve të jashtme të Shqipërisë, Edith Harxhi.Gjatë takimit u bisedua për perspektivat ...
image
Garip Kaba drejtor i NP “Komunallno” në Strugë
Garip Kaba, i njohur si ish-deputeti i PDSH-së është emëruar në postin e drejtorit të ndërmarrjes komunale “Komunallno” në Strugë. Kaba ka theksuar se në ...
image
Vendi sot në fazën alerte të të nxehtit
Maqedonia prej sot do të jetë me temperatura të larta dhe shkallën e lartë të Indeksit UV, që njihet si faza e verdhë. ...
image
Temperaturat e larta stërmbushin bregun e Liqenit të Ohrit
Rritja e temperaturave ka bërë që struganët por edhe shumë turistë nga qytetet tjera dhe vendet fqinje t’ia mësyejnë Liqenit të Ohrit....
image
Bexheti takoi raportuesin special të OKB-së
Ministri i Drejtësisë i Maqedonisë, Blerim Bexheti sot priti në një takim raportuesin special të OKB-së për lirinë e mendimit dhe shprehjes, Frank La Rue.  Ky ...
image
Rama: Berisha të pranojë se nuk ka më takat
Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka zhvilluar një “kënd fjale” në qytetin e Prrenjasit....
image
Dalder: Maqedonia vazhdon të mbetet jashtë dyerve të NATO-s
Ambasadori i SHBA-së në NATO, Ivo Dalder thotë se Aleanca akoma nuk ka pëlqim për pranimin e Republikës së Maqedonisë, por se po punohet në atë që 28-të vendet anëtare të dakordohen të arrihet sukses për këtë çështje....
Next