advertisement
Fillimi | Maqedoni | Thaçi: Votat pro BDI dhe Rufi Osmanit janë pro Gruevskit
  • email Email shokëve
  • print Printo
  • Plain text Vetem tekst

Thaçi: Votat pro BDI dhe Rufi Osmanit janë pro Gruevskit

Thaçi: Votat pro BDI dhe Rufi Osmanit janë pro Gruevskit

Partia Demokratike Shqiptare realizoi takime informative me qytetarët e rrethinës së Gostivarit dhe së fundmi mbajti tubim qendror përpara në Çegran. 

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare Menduh Thaçi theksoi se në këtë fushatë dhe në këto zgjedhje, PDSH po demostron se është ndryshe prej të tjerëve. 

"Ne jemi para një vendimi shumë të rëndësishëm historik, Vashingtoni dhe Brukseli  në mbrëmjen e 24 Marsit do ti numërojnë votat që janë kundër Qeverisë së Gruevskit, që duhet të jenë të PDSH-së dhe votat që janë pro Qeverisë së Gruevskit. Votat që janë pro Qeverisë së Gruevskit janë votat e BDI-së dhe Nevzat Bejtës që janë të lumtur me Gruevskin, por në këto zgjedhje na ndodhi edhe një fatkeqësi edhe votat që mund të jepen për Rufi Osmanin njësoj janë pro Gruevskit se është Qenan Hasipi partneri i koalicionit i cili e verifikon politikën e Gruevskit. Ju lus që ky ndëshkim të jetë edhe më i madh edhe për një arsye shumë të thjeshtë, gostivaras dhe tetovarë, ky zullum i madh që  po ndodh me shqiptarët e Shkupit është një film i vjetër i sllavëve, një film i vjetër i ish Jugosllavisë dhe Serbisë, të gjithë ne që jemi në moshë pak më të shtyrë  e dimë si punonte dhe e kemi ndjerë në shpinat tona si ka punu Jugosllavia dhe Serbia, çdo politikë antishqiptare si eksperiment fillimisht e bëjshin te shqiptarët e Maqedonisë duke i llogarit numër më të vogël dhe më të dobët, nëse ky eksperiment i politikës antishqiptare jepte rezultat menjëherë vazhdonte zbatimin edhe në Kosovë", theksoi Thaçi. 

Sipas tij, nëse eksperimenti antishqiptar i Qeverisë së Shkupit  që bëhet të shqiptarët e Shkupit, nuk ndalet me datën e 24, situata e njejtë do të vijë në Gostivar e Tetovë. 

Kandidati për kryetar Miat Sadiku theksoi se në këtë rajon gjithandej vërehet mungesë e infrastrukturës elementare, mjerimi që projekti i përjetshëm i kryetarëve të Komunës së Gostivarit e kanë mbjell për vite me radhë. 

"Paratë publike të buxhetit të komunës janë paratë tona dhe ne nuk e kemi luksin për një punë të paguajmë dy herë, një asfallt që është shtruar dje të e gropojmë nesër për të instaluar kanalizimin apo ujësjellësin. JEMI NE, është Partia Demokratike Shqiptare dhe platforma politike e saj që ofron zgjidhje për problemet e tona të shumta”, theksoi Sadiku. (INA)


Vlerëso tekstin
2.58

Subscribe to comments feed Komente (8 publikuar):

Blendi në 15/03/2013 16:51:31
avatar
mbaj mend qe prej fillimit te karieres tende nuk lat njeri pa e bere tradhetar dhe bashkepuntor te maqedoneve dhe te qeveris.E tash na doli edhe nje sihariqe qe edhe RDK qenka me Gruefskin ku asnje gje ska te perbashket.nese krahasoheni ju te PDSH-es dhe ata te RDK-es populli me siguri e din se kush eshte ma afer me Gruefskin ti apo Rufi Osmani.Po nuk ka disa muaj qe ti u takove me Gruefskin e bisedove e bisedove miqsisht me te dhe mos ta harojm edhe kualicionin qe ke pas para disa viteve me te njejtin.Po cka mendon more Menduhi i shkret a populli han bare dhe do ta genjejsh e do ta mashtosh me keta fjal te ulta qe ske lan njeri dhe parti deri tash duke e akuzuar per bashkpuntor me Gruefskin e me Cervenkofskin prej kur ke fillu te meresh me politik a ndersa ti je aj qe her takohesh me njerin e her me tjetrin.Por si duket edhe ata sta
Thumbs Up Thumbs Down
11
Remi në 16/03/2013 00:30:48
avatar
Po edhe ti je ne thes me ta,por pak me i dobet,mendon se tash njerzit me eufori si te 90-tat do votojne,tash kemi eksperienc sadopak,mendon se nuk dihet marveshtja ne Shkup midis Sadullait dhe Hasan Lumes,deri ne momentin e fundit ishte kandidat Hasan Luma,kur ti ofroi 100 mij EU Sadullau,per do ore ndryshove
prej te gjitdh te ndyturit do zgjedhim at qe eshte pak me i ndytur,per fat te keq,te miret nuk kandidojn dhe skan parti
Thumbs Up Thumbs Down
5
Tifozi Kuq e Zi në 16/03/2013 10:03:39
avatar
Mjerim eshte kur ne vend qe te prezantohen projekte per jete me te mire te banoreve te komunave perkatese, lideret e partive vecanaraisht ky Menduh Thaci qe te gjithe jan tradhtare per te, dhe Aliu i cili tashme Skenderbeun e harroj po e permend Hasan Prishtinen. Me teper flasin lideret sesa ata qe do te jene ne karrike per 4 vjet ardhshme ne komune, do te ishte etike, morale dhe njerzore qe njeher e pergjithmon te zgjohen ne mengjes kto injoratn dhe matrapaz dhe te shikohen ne pasqyre e ti thuan vetes "Kesaj rradhe nuk do te shaj, sdo te genjej, sdo te ofendoj, po vertet do tpunoj".
Athua eshte aq rende te mos genjesh, tmos ofendosh? a thua eshte aq rende te realizosh nje projekt per 4 vjet? Besoj qe JO.
Thumbs Up Thumbs Down
0
Ferati në 16/03/2013 11:39:33
avatar
Hahahaha ky Thaci pa ftyre edhe ka kurriz i shkoj e ju lepi edhe Canovskit, edhe Crvenkovskit edhe Gruevskit edhe tash pislliqet e veta po jau vesh njerezve te ndershem edhe te paster si Rufi Osmani.
Thumbs Up Thumbs Down
6
Luani në 16/03/2013 11:51:16
avatar
E more Menduh Thaci i mjer,por ti te ka kaluar afati ne politik dhe ende po mundohesh te shtish shpifje kunder Politikanit me te mire te Shqiptart ne Maqedoni zotri Dr.Prof Rufi Osmani.

Rufi Osmani ka nje te kaluar shum te paster,ndersa ju zoteri Thaci jeni e keqja e Shqiptaris
Thumbs Up Thumbs Down
6
Besim në 16/03/2013 11:52:32
avatar
, vetem nje rezyme I bejme vizites se Daciqit pas hekjes se lapidarit ne Preshev dhe takimi I pare pas ksaj ngjarje ke takimi me Gruevskin dhe pas te cilit takim pasoj takimi mes Vojvodes dhe Gruevskit...... Eeee qe me pas pasuan incidentet ne shkup !!!mendoni rreth ketyre treguesve te qart
Thumbs Up Thumbs Down
2
shkupi në 16/03/2013 14:57:03
avatar
incidente dhe dhun ndaj shqiptarve ka qe 10 vite e ma teper edhe para se te vjen daciqi u rrahen nxansa te ciflikit,stracinces,e shum te tjer jo pasi u takua"vojvoda"ket titull per te manipulue shqiptart e perdorin shqipfolsat qe po bashkpunojn me gruevskin dhe strukturen e tij udhheqse te shtetit me gruevskin,icudente dhun burgosje,vdekje misterioze naper burgje ka prej sopotit e deri kta te fundit dhe ju qe po kritikoni pdsh kritikoni ata qe po thiren se po perfaqsojn populin shqiptar te cilet me dhun dhe mbushje te kutive vinin ne pushtet dhe ky takim i menduhit ka qen qe mos te tolerohet ai lloj i votimit por tani do ta shifni ne kercov dhe strug a do tju lejohet te votohet ashtu siq asht votuar ma heret sepse tani kur po preket interesi sllaveve ata do tmundohen qe me gjdo kusht te mos fiton shqiptari,po eshifni edhe bashkimi "kundershtarve maqedonas mes lsdm dhe vmro bahet per ket arsye dhe prandaj kto zgjedhje nuk kan vetem peshen ne zgjedhjet likale por ne pyetje asht interesi kombtar,sado qe partiti shqiptare mund te dalin me oferta per zhvillim lokal dhe zhvillim te infrastruktures ne komuna asht qeveria ajo qe dikton zhvillimin e komunave,qeveria ju jep para komunave per zhvillim shifet qart kjo komunat maqedonase me te madhe zhvillohen,ndertohen,qeveria investon dhe po terhjek investitor nga jasht vetem ne komunat maqedonase dhe kjo tregon statusin e popullit shqiptar ne rm prandaj menduhi ka te drejt kur thot se me kto zgjedhje duhet te deligjetimohet kjo qeveri dhe politika esaj.Menduhi ka te drejt kurthot se kto zgjedhje kan edhe karakter kombtar se po shifet gruevski edhe ai po ju jep at konotacion,fjalimi i tij ne kercov po tregon se ai deshiron dhe asht duke i nenshtruar shqiptart dhe kuptohet ne ket aspekt po ndihmojn edhe shqiptart qe po bajn koalicion me ate por edhe koalicioni indirekt siq asht rufiut me qenan hasipin i cili edhe asht ne koalicion me gruevskin asht ne at drejtim dhe ndoshta nje lloj ndermjetsimi qe ne te ardhmen rufiu dhe gruevski te bashkpunojn.
Thumbs Up Thumbs Down
-1
Lan në 16/03/2013 15:20:55
avatar
I urrej ata njerez, te cilet shajne dhe fyejne. I urreje ata lider, qe nuk jan shembull te paster. Po me se shumti i urrej ata, pa marre parasysh a lider apo jo-lider, te cilet bejne relacione si pershembull ky Besimi. Se kush ke e takon ska rendesi. Cdo kush nga politikanet kan takuar Gruevskin. Puna e vetme, e cila duhet ti interesoje popullit eshte: Kush ben projekte, kush deshmohet me kohe, kush i realizon propozimet. Keshtu qe koha do te vertetoje se kush ec e kush mbetet. Por populli duhet ngadale ngadale te largohen nga "patriotizmi" me "monumente" dhe fjale "tradhtare", duhet te largohet nga fantazmat dhe rrenat "do e bejme Shqiperine", sepse do politikan kan patur shancin ta bejne ate ne 2001. Do te tjere as qe kan realizuar problemet si me uje apo kanalizacion. Popullli duhet te beje kerkesa ekonomike. Kush ofron me shume dhe me seriozisht sherbime ekonomike, subvencione etj
Thumbs Up Thumbs Down
1
total: 8 | Treguar: 1 - 8

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem shënoni kodin që shikoni në imazh:

Tjera nga Maqedoni
Previous
image
Kryetari Nevzat Bejta vizitoi shoqatën e Gostivarasve në Stamboll
Gjatë vizitës në Republikën e Turqisë, Kryetari i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta realizoi një takim me Shoqatën Gostivarase për Kulturë dhe Solidaritet në Alibejkoj, ...
image
Kroacia mbështet anëtarësimin e Maqedonisë në BE
Zëvendëskryeministri përgjegjës për çështjet evropiane Dr. Fatmir Besimi realizoi sot takim protokolar me Ambasadorin e Republikës së Kroacisë në Maqedoni, Zlatko Kramaric. ...
image
Plagosje me armë në Shkup
Një person është plagosur mbrëmë me armë zjarri në lagjen Butel të Shkupit. Incidenti ka ndodhur në afërsi të komunës së vjetër, kur shtetasi me ...
image
Bejta intensifikon bashkëpunimin me komunat turke
Në kuadër të takimeve të shumta që është duke i realizuar në Republikën e Turqisë, Kryetari i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta në patronazhin e ...
image
BE ‘nokauton’ Maqedoninë
Presidenca irlandeze me Bashkimin Evropian (BE), sot i theu të gjitha shpresat se Unioni do t’i kapërcejë të gjitha interesat e ngushta dhe pas pesë ...
image
Qeveria e Maqedonisë 20 milion euro në vit për fushata mediale
Qeveria e Maqedonisë për çdo vit harxhon më shumë se 20 milion euro për reklama dhe fushatat mediale. Kjo e dhënë është publikuar në raportin ...
image
Prishtina detyron Shkupin të heq taksën kufitare
Kosova dhe Maqedonia arritën marrëveshje për heqjen e taksës kufitare për eksportin dhe importin e mallrave midis dyja vendeve....
image
Rriten tensionet mes Athinës e Shkupit
Presidenti i grek, Karolos Papulas, ka përdorur një gjuhë të ashpër ndaj udhëheqjes maqedonase, për të cilën ka thënë se po insiston në ideologjinë e ...
image
Teuta Arifi priti zv/ministren e jashtme Edit Harxhi
Kryetarja e Tetovës, Teuta Arifi mbrëmë në Tetovë zhvilloi  takim me zëvendësministren  e punëve të jashtme të Shqipërisë, Edith Harxhi.Gjatë takimit u bisedua për perspektivat ...
image
Garip Kaba drejtor i NP “Komunallno” në Strugë
Garip Kaba, i njohur si ish-deputeti i PDSH-së është emëruar në postin e drejtorit të ndërmarrjes komunale “Komunallno” në Strugë. Kaba ka theksuar se në ...
image
Vendi sot në fazën alerte të të nxehtit
Maqedonia prej sot do të jetë me temperatura të larta dhe shkallën e lartë të Indeksit UV, që njihet si faza e verdhë. ...
image
Temperaturat e larta stërmbushin bregun e Liqenit të Ohrit
Rritja e temperaturave ka bërë që struganët por edhe shumë turistë nga qytetet tjera dhe vendet fqinje t’ia mësyejnë Liqenit të Ohrit....
image
Bexheti takoi raportuesin special të OKB-së
Ministri i Drejtësisë i Maqedonisë, Blerim Bexheti sot priti në një takim raportuesin special të OKB-së për lirinë e mendimit dhe shprehjes, Frank La Rue.  Ky ...
image
Rama: Berisha të pranojë se nuk ka më takat
Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka zhvilluar një “kënd fjale” në qytetin e Prrenjasit....
image
Dalder: Maqedonia vazhdon të mbetet jashtë dyerve të NATO-s
Ambasadori i SHBA-së në NATO, Ivo Dalder thotë se Aleanca akoma nuk ka pëlqim për pranimin e Republikës së Maqedonisë, por se po punohet në atë që 28-të vendet anëtare të dakordohen të arrihet sukses për këtë çështje....
Next