
Mexhiti: Kemi përkrahur dhe do përkrahim sektorin qytetar
Në komunën e Çairit, sot u promovuan zyrat të cilat do të adaptohen për sektorin civil në këtë komunë .
Projekti OJQ Qendra i Komunës së Çairit është projekt që Komuna ka zhvilluar në partneritet me Fondacionin Ndërkombëtar për Art dhe Muzikë. Qëllimi i këtij projekti është përforcimi, mbështetja dhe përkrahja e sektorit joqeveritar në Komunën e Çairit.
Në përurimin e zyrave sot morën pjesë kryetari i Komunës së Çairit Izet Mexhiti, Ermira Mehmeti, Artan Grubi , përfaqësues të organizatave joqeveritare , qytetarë etj.
Në fjalën e tij Mexhiti ju drejtua të pranishmive dhe përfaqësuesve të organizatave joqeveritare duke potencuar se :
"Me kënaqësi të veçantë e hap këtë ngjarje e cila paraqet një hap drejt përforcimit të bashkëpunimit të Komunës së Çairit me sektorin civil. Kontributi i sektorit civil në promovimin dhe ndërtimin e kulturës demokratike dhe kohezionit social në të gjitha nivelet shoqërore e nxit nevojën për bashkëpunim në mes saj dhe komunës, por edhe bashkëpunim me institucionet shtetërore", theksoi Mexhiti.
Sipas tij, ky projekt pritet të risë edhe më tutje bashkëpunimin mes administratës komunale dhe sektorit civil, sidomos në gjetjen, identifikimin dhe zgjidhjen e problemeve dhe projekteve të ndryshme që do të lindin në periudhën e ardhshme.
Komuna Çair ka vendosur që një pjesë të konsiderueshme të ndërtesës komunale, ta adaptojë për nevojat e sektorit civil. Një hapësirë prej 300 m2, nga të cilat janë krijuar zyra për shoqata të ndryshme. (INA)
Çakalli: Dua të heq brengën, ja si vramë e dogjëm në Kosovë
Ushtaraku serb që u bë dëshmitari kryesor i Prokurorisë së Serbisë në gjykimin e ish-shokëve të tij për krime lufte në Kosovë, thotë se i ...- Thaçi: Tradhtarë janë tetovarët që votuan Ahmetin (14)
- Mashtrimi për Zonën e Lirë Ekonomike të Tetovës - Dr.Artan Dika (13)
- Izet Zeqiri jep dorëheqje nga funksioni i deputetit (8)
- SHSHM reagon për maltretimin e gazetarit të INA (7)
- Ahmeti takime në Shtëpinë e Bardhë në Uashington (7)
- Reagimi i pamatur i Kadaresë – Nexhmedin Spahiu (6)
Facebook
Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb
Publikoni komentin tuaj