
"Vatra" hap fushatën për të mbështetur Ibrahim Kolarin
Anëtari i kryesisë së shoqatës Panshqiptare Vatra, i cili në zgjedhjet lokale të 24 marsit në Maqedoni do të garoj në qytetin e tij të lindjes Dibër e Madhe, Ibrahim Kolari, biznesmeni i cili ka jetuar dhe vepruar me sukses në SHBA dhe tashmë po vijon aktivitetet e biznesit në Maqedoni, merr përkrahjen e shokëve dhe miqve të tij në shoqatën Vatra.
Në shtëpinë e Vatrës në Bronx - New York, ditën e shtunë më 16 Mars në orën 2:00 mbasdite(pm) hapet fushata për mbledhje ndihmash - foundraising - ashtu si veprohet me kongresmen dhe senator amerikan.
Vatra është e lutur që të gjithëve atyre që dëshirojnë të mbështesin bashkëatdhetarin tonë të marrin pjesë në këtë fushatë për mbledhje ndihmash - foundraising -
Ibrahim Kolari, biznesmen i suksesshem, njekohesisht anëtar i Këshillit të Federatës PanShqiptare të Amerikës VATRA u ndera me Çmimin:” Filantrop Individual – humanisti me i dalluar” për vitin 2011 në Maqedoni. Ndërkohë, që në pesë vjetorin e pavarësisë së Kosovës në ceremonin festive organizuar nga Vatra, Ibrahim Kolari është nderuar me Proklamatën e Bashkisë së New Yorkut së bashku me pesë bashkëatdhetarë të tjerë. (INA)
Shkupi i shqetësuar nga vetoja greke dhe bullgare
Ministrat e jashtëm të BE-së në seancën e sotme pritet të kërkojnë caktimin e datës për fillimin e bisedimeve të ngecura me Maqedoninë. ...- Thaçi: Tradhtarë janë tetovarët që votuan Ahmetin (15)
- Mashtrimi për Zonën e Lirë Ekonomike të Tetovës - Dr.Artan Dika (13)
- Izet Zeqiri jep dorëheqje nga funksioni i deputetit (8)
- Ahmeti takime në Shtëpinë e Bardhë në Uashington (7)
- 3 vjetori i vrasjes së Komandant Kushtrimit (6)
- BDI nuk dorëzohet për Dollnenin, PDSH drejton akuza (5)
Facebook
Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb
Publikoni komentin tuaj